TRAJNIME
Life Coach
Do të të ndihmoj të gjesh shtegun tënd në jetë!
Dëshiron të bëhesh një Life Coach i Çertifikuar?
Po eksploron Life Coaching për herë të parë?
Je i interesuar të përmirësosh aftësitë e tua trajnuese dhe të zbulosh një qasje të re trajnimi të bazuar në psikologji? Në çdo rast, ky kurs kualifikimi do të të paraqesë një proces të plotë të aplikueshëm të Life Coach.
Nga ky program do të përfitoni të gjithë ju që dëshironi të ndryshoni karrierën dhe të filloni një praktikë si Life Coach (me kohë të plotë ose të pjesshme).
KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL [email protected]

Me “Life Coach Training”, ti:
- Pajisesh me një certifikatë profesionale.
- Fiton sigurinë që të duhet për të punuar me klientë, të cilët do të paguajnë për shërbimin tënd profesional.
- Mëson aftësi & teknika që mund t’i përdorësh në çdo fushë të jetës profesionale dhe personale.
- Kombinon profesionin tënd aktual me biznesin mjaft fitimprurës të Coaching.
- Investon në suksesin tënd.
- Bëhesh pjesë e tregut ndërkombëtar.
Testimonial
Çfarë e bën këtë trajnim të veçantë?

Programi i këtij trajnimi është hartuar posaçërisht për të të pajisur me aftësi trajnuese, mjete dhe perspektiva që do të të ndihmojnë t’i zbatosh çdo ditë në punën me klientë. Ky program përmban modele që NUK janë të disponueshme në asnjë produkt tjetër në shqip, të hartuara me kujdes për një kohë të gjatë nga Dr. Fleura Shkëmbi.
Nëpërmjet këtij trajnimi ti:
Mëson sekretet profesionale që do të bëjnë diferencimin tënd nga trajnerët e tjerë.
Përfiton një Certifikatë zyrtare të vlefshme të Life Coach, të certifikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL [email protected]

Si punon një life coach?
Një Life Coach ndihmon klientët të njohin dhe vlerësojnë vlerat, pasionet dhe pikat e tyre të forta nëpërmjet skanimit me anë të instrumentave psikometrike.
Një Life Coach përqendrohet në të tashmen dhe në të ardhmen e klientit të tij. Ai zbulon pengesat dhe motivuesit e klientit duke e asistuar atë më pas në vendosjen e qëllimeve.
Një Life Coach udhëzon klientët e tij të arrijnë qëllimet e vendosura në fusha të ndryshme duke përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe cilësinë e jetës, duke ofruar drejtim, strategji veprimi dhe një plan për arritjen e objektivave të tyre.
Një Life Coach ofron mbështetje dhe inkurajon klientin në rrugëtimin e tij.
Unë jam FLEURA SHKËMBI
Formimi im akademik përfshin një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim nga Universiteti i Tiranës. Po ashtu kam ndjekur studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis në Mbretërinë e Bashkuar. Për të zgjeruar më tej fushën e veprimtarisë time u certifikova në Life Coaching në Holandë.
Kam kënaqësinë të të prezantoj me një punë disavjeçare të përmbledhur brenda trajnimit Life Coach. Një trajnim transformues që do të të udhëheqë në zbulimin dhe fuqizimin e vetes së pari dhe më pas në trajnimin e të tjerëve.


Vendi ku zhvillohet
Life Coach është ideuar si një trajnim i cili mund të zhvillohet fizikisht ose online, duke u ofruar mundësinë e trajnimit të gjithë shqipfolësve anembanë globit.
Ti do të mund të prekësh, virtualisht ose nga afër, ambjentin mikpritës të qendrës Inner Life, ku është konceptuar me kujdes çdo detaj i përvojës suaj.

Mënyra e mësimdhënies
Trajnimi është ndërtuar në mënyrë të atillë që nëpërmjet punës me ty si individ, ti përvetëson paralelisht aftësitë që i duhen një Life Coach-i profesionist.
Pas çdo seance të trajnimit, ti pajisesh me materialet e temës së zhvilluar dhe detyrat përkatëse për kryerjen e punës vetjake.
Materialet shoqëruese përfshijnë:
- E-book
- Mjete psikometrike

Angazhimi në grup
Përgjatë trajnimit ke mundësinë të njohësh dhe të praktikohesh me pjesëmarrësit e tjerë. Në këtë mënyrë ti fiton siguri dhe krijon strategjinë tënde origjinale të punës.

Personal Coaching me Fleurën
Përtej ndarjes së eksperiencës së saj shumëvjeçare në fushën e zhvillimit personal, profesional dhe emocional përgjatë trajnimit, Fleura u jep mundësinë të gjithë pjesëmarrësve të kenë një seancë personale coaching me të, pa pagesë shtesë. Në këtë seancë veçohen pikat e tua të forta, duke të të orientuar drejt tregut të punësimit, si një profesionist i ri.
programi i trajnimit
Pse duhet të bëhesh pjesë e Life Coach?
- Nëse ndjen se në jetën tënde ke ngelur në një udhëkryq, Life Coach do të të ndihmojë ty të parin të gjesh shtegun tënd dhe në përfundim të trajnimit do të kesh aftësinë të ndihmosh edhe të tjerë që kanë nevojë për ty.
- Nëse ndjen se ke ngecur për shumë vite në të njëjtin pozicion pune dhe mendon se shumë nga kapacitetet e tua nuk i ke jetuar plotësisht.
- Nëse zhvillimi dhe rritja personale është një pasion i yti.
- Nëse je një trajner i ri dhe do të fuqizosh teknikat e tua duke mësuar sekretet më efektive të trajnerëve dhe terapistëve.
- Nëse dëshiron ta ngresh karrierën tënde në një tjetër nivel.
- Nëse je një individ të cilit të tjerët i drejtohen gjithë kohën për këshilla, është koha ta kthesh aftësinë tënde në profesion.
Life Coach mund të bëhet kushdo, pavarësisht moshës, profesionit apo përvojës. Përfitimet nga ky profesion përfshijnë të gjitha dimensionet jetësore.
PLOTËSO FORMULARIN ME TË DHËNAT E TUA.
Ne do të të kontaktojmë menjëherë me të gjitha informacionet e mëtejshme dhe procedurën për regjistrimin.
Training
Useful
Email: [email protected]
Phone: 355692199836
© Copyright 2026
All rights reserved. Made by Andi Allushi






