Life Coach ka qenë një nga eksperiencat më domethënëse, që kam përjetuar ndonjëherë. Marrja e informacionit për shumë gjëra, që më përpara nuk mund t’i kuptoja, por vetëm t’i shihja të ndodhnin ka qenë shumë e vlefshme për mua dhe më ka ndihmuar, që të lë shumë përshtypje në çdo lloj ambjenti dhe bisede. Kjo përvojë, më ka ndihmuar në plotësimin tim jo vetëm profesional, por dhe në atë personal duke më dhënë mjetet për të arritur potencialin tim të plotë.