QENDËR PSIKOLOGJIKE DHE ZHVILLIMI PERSONAL NË TIRANË
Inner Life Albania

PSIKOLOGE KLINIKE, DREJTUESE E INNER LIFE ALBANIA
Dr. Fleura Shkëmbi
Me mbi dy dekada përvojë, Prof. Assoc. Dr. Fleura Shkëmbi është psikologe klinike, psikoterapiste, hipnoterapiste, Life Coach dhe drejtuese e Inner Life Albania. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi profesional, fokusi i saj ka qenë njëkohësisht i thjeshtë dhe i thellë: të kuptojë çfarë ndodh brenda nesh dhe si mund të krijojmë ndryshime që na afrojnë me një jetë më të mirë.
Puna e saj ndërthur psikoterapinë me NLP, Mindfulness dhe Hipnozën Eriksoniane, duke sjellë së bashku përvojën klinike dhe qasje të ndryshme për të punuar me mendimet, emocionet dhe sjelljen.
Inner Life Albania lindi nga kjo bindje: se secili prej nesh ka nevojë për një hapësirë ku mund të kuptojë veten pa gjykim. Një hapësirë për të gjetur më shumë qartësi, siguri dhe liri në mënyrën se si zgjedhim të jetojmë.

Life Coach
A je i apasionuar të ndihmosh, të fuqizosh dhe të krijosh një ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve?
Të ftojmë të na bashkohesh në programin e trajnimit Life Coach, i dizenjuar të të drejtojë në rrugën e një profesioni që të aftëson për të ndryshuar jetë!

Trajner Mindfulness
Ke dëshirë të bësh një ndryshim në botë dhe të ndihmosh njerëz të tjerë të përmirësojnë cilësinë e jetesës?
Na u bashko në programin që të përgatit të jesh trajneri i ardhshëm i meditimit Mindfulness.
Një eksperiencë në të cilën ti nuk mëson thjesht teknikat, por i përjeton ato.

RETREATS
Qendra jonë zhvillon retreat-e të ndryshme që prej 7 vitesh.
Qofshin ato për krijimin e një mjedisi bashkëpunues për stafin e bizneseve, forcimin e skuadrës apo për individë që kërkojnë rritjen dhe zhvillimin shpirtëror, emocional dhe mendor.
Aktivitetet përfshijnë udhëtime në natyrë, meditime, trajnime mbi tematika të ndryshme, lojëra në grup, etj.
Shërbimet
rrugëtimi më i bukur dhe më me vlerë, është ai drejt vetes!

hipnoterapi


këshillim
coaching

LIBRI MË I RI

“Gjurmët e padukshme të frikës – rruga për të fituar mbi ankthin” është një përmbledhje e njohurive dhe teknikave praktike që i nevojiten kujtdo që e ka ndjerë peshën e ankthit, stresit apo panikut.
Një libër me teknika dhe strategji që sfidat e jetës të na gjejnë të përgatitur.














