QENDËR PSIKOLOGJIKE DHE ZHVILLIMI PERSONAL NË TIRANË

Inner Life Albania

PSIKOLOGE KLINIKE, DREJTUESE E INNER LIFE ALBANIA

PSIKOLOGE KLINIKE, DREJTUESE E INNER LIFE ALBANIA

Dr. Fleura Shkëmbi

Yellow Brush

Me mbi dy dekada përvojë, Prof. Assoc. Dr. Fleura Shkëmbi është psikologe klinike, psikoterapiste, hipnoterapiste, Life Coach dhe drejtuese e Inner Life Albania. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi profesional, fokusi i saj ka qenë njëkohësisht i thjeshtë dhe i thellë: të kuptojë çfarë ndodh brenda nesh dhe si mund të krijojmë ndryshime që na afrojnë me një jetë më të mirë.

Puna e saj ndërthur psikoterapinë me NLP, Mindfulness dhe Hipnozën Eriksoniane, duke sjellë së bashku përvojën klinike dhe qasje të ndryshme për të punuar me mendimet, emocionet dhe sjelljen.

Inner Life Albania lindi nga kjo bindje: se secili prej nesh ka nevojë për një hapësirë ku mund të kuptojë veten pa gjykim. Një hapësirë për të gjetur më shumë qartësi, siguri dhe liri në mënyrën se si zgjedhim të jetojmë.

Shërbimet

Asset 2

rrugëtimi më i bukur dhe më me vlerë, është ai drejt vetes!

Armanda Gjeta
Armanda Gjeta Testimony
Ky trajnim i hapi rrugën një drejtimi të ri profesional dhe shpirtëror në jetën time, atë të qenit një Trajnere Meditimi Mindfulness. Përdorimi në praktikë i skripteve dhe teknikave të mësuara, ka dhënë rezultate të mrekullueshme tek klientët e mi.
Armanda Gjeta, Trajnere Meditimi Mindfulness
Liljana Mamadhaj
Liljana Mamadhaj Testimony
Unë sot padiskutim jam versioni më i mirë i vetes dhe jam e orientuar të këshilloj klientët e mi drejt suksesit në arritjen e qëllimeve të tyre. Është një nga eksperiencat më të bukura të rrugëtimit tim. Faleminderit nga zemra Dr. Fleurës dhe stafit Inner life për përkushtimin, mënyrën e organizimit dhe prezantimit të teknikave të trajnimit Life Coach.
Liljana Mamadhaj, Life Coach
arber kodra
Arbër Kodra Testimony
Hipnoterapia është një metodë e sigurtë dhe shpërblyese në tejkalimin e problemeve që një individ mund të ketë. Seancat e ndjekura me Fleurën dhanë rezultate mbresëlënëse. Hipnoterapinë do t’ja rekomandoja të gjithëve. Është më e lehtë nga sa mund ta imagjinoni dhe përfitimet e saj i përqafoni për gjithë jetën.
Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv, Hipnoterapi
Armando, CEO
Armando Testimony
Coaching me Fleurën u bë i vlefshëm për mua në shumë dimensione. Ajo më ndihmoi t’i jepja përparësi asaj çfarë është e rëndësishme në jetën time personale dhe profesionale. Fleura është një dëgjuese jashtëzakonisht e shkëlqyeshme dhe aftësia e saj për të bërë jo vetëm pyetje, por për të bërë pyetjet e duhura më ndihmoi të njoh pikat e mia të forta dhe si të trajtoj dobësitë e mia. Mund të them me sinqeritet se Fleura është një person unik, e cila di si të nxjerrë në pah gjithçka të mirë që je në gjendje të bësh.
Armando, CEO
man
K.S Testimony
Eksperienca ime me Fleurën ka qenë shumë frytdhënëse. Fleura i trajton sesionet tona me respekt, kujdes dhe vlerë. Ajo krijon një mjedis jo-gjykues dhe ndihmon që t’i jepet kuptim asaj që mund të duket e rrëmujshme apo kaotike. Në këtë sens puna me Fleurën ka qenë shumë çliruese. Qasja e saj ndaj meje ka qenë e përshtatur me nevojat dhe ndjeshmëritë e mia duke më drejtuar dhe lejuar rritje emocionale, shpirtërore, psikologjike dhe shëndet. Pas çdo seance mund të ndieja rezultatet dhe mezi e prisja takimin e rradhës, bonus gjithashtu është sensi i saj i humorit.
K.S, Këshillim

LIBRI MË I RI

Asset 2
Gjurmët E Padukshme Të Frikës – Rruga Për Të Fituar Mbi Ankthin

“Gjurmët e padukshme të frikës – rruga për të fituar mbi ankthin” është një përmbledhje e njohurive dhe teknikave praktike që i nevojiten kujtdo që e ka ndjerë peshën e ankthit, stresit apo panikut.

Një libër me teknika dhe strategji që sfidat e jetës të na gjejnë të përgatitur.

download tempulli i sherimit

Free Audio

Asset 2
Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0