Shërbime
Psikoterapi dhe seanca psikologjike
PSIKOLOGE, TIRANË
Dr. Fleura Shkembi
Nga jashtë, ti dukesh mirë. Shkon në punë, takohesh me njerëz, u përgjigjesh mesazheve dhe bën gjithçka që bota pret prej teje.
Atëherë… pse ndihesh kaq bosh përbrenda? Kaq i lodhur?
Pse nuk je i lumtur?
Ti je personi që nuk dëshiron të bëhet barrë për askënd. Në heshtje, ti vazhdimisht dyshon nëse vlen mjaftueshëm. Jeton me frikën e vazhdueshme se po t’i njohin njerëzit pasiguritë apo gabimet e tua, ata thjesht do të largohen.
Nuk e fik dot trurin. Rianalizon çdo mesazh të dërguar, çdo bisedë të shkurtër dhe çdo shikim, duke bluajtur në kokë nëse ke thënë diçka të gabuar apo nëse dikush është mërzitur me ty.
Jeton me një ndjesi të vazhdueshme pritjeje, sikur diçka e keqe do të ndodhë nga momenti në moment, edhe kur çdo gjë rreth teje është e qetë.
Kur ke nevojë të pushosh, ndihesh në faj. Por nëse ndalon së bëri kaq shumë, tmerrohesh nga ajo që mund të ndjesh kur mbetesh në heshtje me veten.
Ke kaluar kaq shumë kohë duke u përpjekur të jesh “i padukshëm” ose “i përsosur” për të tjerët, por kjo të ka lënë të vetmuar në botën tënde të brendshme.
Nëse kjo të duket sikur po përshkruan jetën tënde, je në vendin e duhur.
Në takimet tona do të gjesh një hapësirë ku nuk ke nevojë të performosh, të justifikohesh apo të mbash gjithçka vetëm. Një vend ku mund të kuptosh më qartë çfarë ndodh brenda teje dhe të rikthehesh, gradualisht, në një marrëdhënie më të qetë me veten dhe me jetën.

Çfarë mund të arrish përmes psikoterapisë?
- Fillon ta shijosh jetën, jo thjesht të kalosh ditë pas dite.
- Ndihesh më e sigurt në vete dhe vendos kufij në përditshmëri.
- Ndalon së qeni kaq e ashpër me veten.
- E di çfarë do vërtet (dhe nuk ndihesh në faj që e dëshiron).
- Marrëdhëniet e tua ndihen më të sigurta dhe më të vërteta.
- Mund të ndjesh çdo emocion pa ngecur në përjetimin tënd.
- Përmirëson marrëdhëniet familjare, në çift dhe në çdo sferë të jetës.
- Më në fund do ta pranosh veten ashtu siç je.
TERAPI INDIVIDUALE
QASJA IME NË PSIKOTERAPI
Le të jemi të sinqertë, nëse teknikat e frymëmarrjes apo këshillat e instagramit do të mjaftonin, ti nuk do ishe duke lexuar këtë faqe tani. Çdo person është unik dhe për këtë arsye nuk ekziston një metodë e vetme që funksionon për të gjithë.
Për disa njerëz, është mirë që procesi i terapisë të mbështetet më shumë te psikoterapia klasike dhe reflektimi i thellë emocional. Për të tjerë, mund të jenë më të dobishme teknikat e NLP-së për të ndryshuar modele të vjetra; mindfulness-i për të krijuar më shumë qetësi dhe fokus në të tashmen ose hipnoza eriksoniane për të shfrytëzuar edhe potencialin e pavetëdijshëm të mendjes.
Vendimi për mënyrën se si do të punojmë ndërtohet së bashku që nga seanca e parë. Gjatë viteve, kam pasur privilegjin të jem dëshmitare e shumë historive njerëzore: pacientë që kanë ardhur të lodhur, të pasigurt ose pa besim se gjërat mund të ndryshojnë. Sot, shumë prej këtyre rrugëtimeve i shoh me krenari si histori suksesi.
Seancat zhvillohen në qendrën time në Tiranë ose online, përmes platformave të sigurta. Punoj në gjuhën shqipe me klientë në Shqipëri dhe diasporë, si edhe në gjuhën angleze me klientë ndërkombëtarë.
Seanca Fizikisht & Online
Jam e specializuar në:

Ankth
ankthi i përgjithshëm
sulmet e panikut
ankthi social
ankthi për shëndetin
mendimet e padëshiruara
shqetësimi për të ardhmen
stresi kronik & burnout-i
lodhjen mendore & emocionale
perfeksionizmi
somatizimi & pagjumësia
frikërat & fobitë
bllokimet emocionale

VETËVLERËSIM
mungesa e vetëbesimit
vetëvlerësimi i ulët
frika nga gjykimi
frika nga dështimi
vetëkritika e tepërt
krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët
marrëdhënia me imazhin trupor
ndjesia e fajit & turpit
vështirësia për të marrë vendime
bllokimet personale dhe profesionale
besimet kufizuese

MarrËdhËnie
vështirësitë në marrëdhënie
marrëdhëniet toksike
varësia emocionale
vështirësia për të vendosur kufij
frika nga refuzimi
frika nga braktisja
nevoja për aprovim
konfliktet e përsëritura
xhelozia dhe pasiguria në marrëdhënie
vështirësinë për t’u shprehur
frika nga vetmia
ndjesia se humb veten në marrëdhënie
FORMIMI PROFESIONAL
Formimi akademik
profesor i asociuar
Titulli Profesor i Asociuar është rezultat i një rrugëtimi të gjatë akademik, profesional dhe njerëzor. Për mua, mësimdhënia nuk është vetëm transmetim dijesh, por një mënyrë për të frymëzuar breza të rinj profesionistësh që ta shohin psikologjinë jo vetëm si shkencë, por edhe si shërbim ndaj njeriut.
doktoraturë
Në ndjekje të pasionit për të pavetëdijshmen, mbrojta doktoraturën (PhD) me një studim të thelluar shkencor mbi teknikat e hipnozës eriksoniane për menaxhimin e ankthit. Ky kërkim më ka ndihmuar të ndërtoj një qasje ku dija shkencore lidhet me praktika konkrete, të cilat ndihmojnë njeriun të kuptojë më mirë frikën, trupin, emocionet dhe reagimet e tij të brendshme.
Diplomë në Psikologji klinike
Psikologjia Klinike është themeli mbi të cilin mbështetet çdo aspekt i punës sime profesionale. Ky formim më ka dhënë mundësinë të kuptoj më thellë botën e brendshme të njeriut: ankthin, emocionet, mendimet, marrëdhëniet, plagët e pashëruara dhe mënyrën si përvojat personale ndikojnë në jetën e përditshme.
Specializime & Trajnime
hipnoterapi
Jam specializuar në Hipnoterapi Klinike, në një nga kolegjet më prestigjioze në Londër me fokus në hipnoterapinë eriksoniane. Përmes saj, ndihmoj klientët të punojnë më thellë me mendjen, emocionet dhe modelet e pavetëdijshme që shpesh ndikojnë në ankth, frikë, stres dhe vetëbesim.
Mindfulness & meditim
Formimi im në Mindfulness dhe Meditim në Tajlandë, pranë murgjve të traditës konservatore budiste Theravada, ka sjellë në punën time një dimension të thellë pranie, qetësie dhe vetëdijeje. Kërkimi im shkencor për titullin Prof. Asoc. është fokusuar po ashtu në Mindfulness, i materializuar në librin “Mindfulness: An Alternative Perspective for the Management of Anxiety Symptoms”.
NLP Practitioner
Certifikimi si NLP Practitioner në Amsterdam më ka pajisur me mjete praktike për të punuar me mënyrën si mendimi, gjuha dhe sjellja ndikojnë njëra-tjetrën. NLP ndihmon në identifikimin e modeleve të vjetra, ndryshimin e bindjeve kufizuese dhe ndërtimin e një komunikimi më të qartë me veten dhe me të tjerët.

FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Sa zgjat një seancë psikologjike?
Një seancë zakonisht zgjat rreth 45-50 minuta.
A mund të zhvillohen seancat online?
Po. Seancat online janë po aq konfidenciale dhe efektive sa seancat në studio.
Sa seanca do të më duhen?
Numri i seancave ndryshon nga personi në person dhe varet nga objektivat, historia personale dhe shqetësimet që po trajtohen.
A është psikoterapia vetëm për njerëzit që kanë një diagnozë?
Jo. Shumë njerëz zgjedhin psikoterapinë për të njohur më mirë veten, për të përmirësuar marrëdhëniet, për të menaxhuar stresin ose për të investuar në mirëqenien e tyre emocionale.
Si mund të rezervoj një seancë?
Mund të rezervoni një seancë duke na kontaktuar në numrin e telefonit +355 69 2199 836.
