ShËrbime

life coaching

Çfarë është Life Coaching?

Life coaching është një partneritet transformues që fuqizon maksimizimin e potencialit tënd dhe arritjen e qëllimeve të tua personale dhe profesionale.
Nëpërmjet Life Coaching ti lëviz përmes hapave dhe teknikave shumë të kujdesshme, nga A (gjendja jote aktuale) drejt B (synimeve të tua).

Life Coaching nuk është terapi apo këshillim; Coaching fokusohet në të tashmen dhe në të ardhmen, duke të ndihmuar të ecësh përpara dhe të realizosh objektivat e tua. Është një rrugëtim bashkëpunimi, ku ti je pjesëmarrës aktiv në zhvillimin tënd personal.

Coaching individual

Jetëso potencialin tënd!
individual coaching

Rrugëtimi drejt rritjes personale dhe përmbushjes së qëllimeve, mund të jetë sfidues.

Unë jam këtu për ty! Do të të ndihmoj të gjesh shtegun tënd drejt suksesit!

Coaching për grupe & biznese

Drejt majave të suksesit!
company coaching from sherbime

Ke një objektiv?
Do një rrugë të shkurtër, por me rezultat afatgjatë?

Hidhi një sy programeve tona të Coaching, për ty dhe skuadrën tënde.

paperclip

Duke bashkëpunuar me një Life Coach, ti arrin:

  1. Qartësi mbi synimet
  2. Rritje personale
  3. Aftësi më të mira vendimmarrjeje
  4. Rritje të vetëbesimit
  5. Avancim në karrierë
  6. Perspektiva të reja
  7. Kthim të ideve në veprime
  8. Kuptim të thellë të vetes
  9. Vetë-përmbushje

Si funksionon?

text-decoration-brown
coaching

1. OBJEKTIVAT: Fillimisht, ne përcaktojmë së bashku çfarë konkretisht ti do të arrish.

2. SKANIMI: Më pas, ti ke akses në një sërë testesh psikometrike që mund t’i përdorim për të kuptuar më shumë se si ti mendon, ndihesh apo vepron; cili është tipi yt i personalitetit, pikat e tua të forta e të dobëta, vlerat, etj.

3. THELLIMI: Ne thellohemi për të kuptuar se çfarë po të pengon ty sot për të arritur qëllimet e tua. Disa shkaqe të mundshme mund të jenë zakonet e këqija, besimet limituese, bisedë negative me veten, etj. Sigurohemi që këto pengesa t’i kuptojmë, e si rrjedhojë t’i largojmë.

4. VEPRIMI: Çdo gjë që kemi kuptuar përgjatë procesit e shndërrojmë në dije praktike, strategji dhe plane veprimi që do të të çojnë ty drejt objektivit tënd final.

5. PROGRESI DHE MBËSHTETJA: Për çdo hap të progresit tënd, unë qëndroj pranë teje duke u siguruar që rrugëtimi jot drejt zhvillimit personal/ profesional të jetë efikas në maksimum.

Unë jam FLEURA SHKËMBI

text decoration brown
Formimi im akademik fillon me një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim. Më vonë ndoqa studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis. Si Life Coach jam certifikuar në Hollandë, ku ndoqa një program të thelluar me në fokus NLP.

Gjatë gjithë karrierës sime, jam përkushtuar për të ndihmuar një numër të madh individësh të shpalosin potencialin e tyre të plotë, duke i udhëhequr drejt rritjes personale dhe profesionale.

Siç mund ta kesh vënë re, zbulimi i potencialeve është kryefjalë e punës sime si Coach. Kjo sepse potencialet më lejojnë të shoh sa perfekte është destinuar të jetë qenia njerëzore.

Unë jam gati që së bashku të nisim një rrugëtim transformimi! Po ti?!

Testimonial

Armando, CEO

Armando Testimony

Coaching me Fleurën u bë i vlefshëm për mua në shumë dimensione. Ajo më ndihmoi t’i jepja përparësi asaj çfarë është e rëndësishme në jetën time personale dhe profesionale. Fleura është një dëgjuese jashtëzakonisht e shkëlqyeshme dhe aftësia e saj për të bërë jo vetëm pyetje, por për të bërë pyetjet e duhura më ndihmoi të njoh pikat e mia të forta dhe si të trajtoj dobësitë e mia. Mund të them me sinqeritet se Fleura është një person unik, e cila di si të nxjerrë në pah gjithçka të mirë që je në gjendje të bësh.

Armando, CEO
Rudina Testimonial

Rudina Testimony

Fleura Shkëmbi është Life Coach-i më kompetent dhe më efektiv në Shqipëri. Që në seancën e parë pati një ndikim të thellë tek unë. Ajo më frymëzoi dhe më inkurajoi për të marr hapat e duhur në zhvillimin e biznesit tim dhe nxorri në pah tek unë ato cilësi që nuk e dija se i kisha. Në vetëm një javë arrita më shumë se sa kisha arritur në 2 vite. Mos hezito të investosh në Coaching me Fleurën – çdo fjalë që ajo thotë ka kuptim dhe të ngre në një nivel tjetër.

Rudina, CEO
Vilsabeg

Vilsabeg Testimony

Çfarë më bëri më shumë përshtypje në qasjen e Fleurës ndaj coaching-ut për jetën, është dhembshuria, përkushtimi dhe empatia e saj. Fleura më ndihmoi të zbuloja disa nga besimet kufizuese, që më pengonin të realizoja synimet e mia prej vitesh. Po ashtu, gjetja e strategjive për të zëvendësuar këto besime kufizuese ishte efikase – kam pasur rezultate të dukshme. Ajo jo vetëm është një trajnere fantastike, por edhe një njeri i ndershëm dhe e rekomandoj me kënaqësi.

Vilsabeg, Menaxher
Manu

Manu Testimony

Me anë të teknikave të fuqishme të NLP-së, Fleura më drejtoi në një mindset të ri. Riprogramimi i mënyrës se si i shoh gjërat, më udhëhoqi drejt realizimit tim në shumë fusha të jetës. Shumë mirënjohëse që u njoha me Fleurën.

Manu, Inxhiniere Ushqimore
Edi, Ekonomist

Edi Testimony

Coaching me Fleurën është një nga ato eksperienca që të ndryshojnë perspektivën për jetën. Seancat me të më ndihmuan të kem një vizion më të qartë për veten, qëllimet dhe mënyrës së realizimit të tyre. Jam shumë falenderues pasi kam ndjerë se si po eci para, në një mënyrë shumë praktike që çon në përshpejtimin e procesit të realizimit të objektivave të mia.

Edi, Ekonomist
woman

Jereda Testimony

Fleura është një trajnere e vërtetë, si pakkush tjetër. Ajo të ndihmon të takosh potecialin tënd të plotë në një mënyrë natyrale dhe të mençur. Do ta rekomandoja Felurën si Life Coach gjithmonë, me të do të arrish maja që nuk i pret se mund të shkosh!

Jereda, PR
Ajet, CEO

Ajet Testimony

Fleura bën pyetjet e duhura për të më drejtuar, drejt vendimeve të qarta. Ajo më ka ndihmuar të fokusohem dhe të vendos prioritete. Kam fituar aftësinë e të parit të problemeve në mënyra të ndryshme, duke gjetur kështu zgjidhje kuptimplota. Jam një lider më i mirë sot, prej trajnimit të marrë nga Fleura.

Ajet, CEO

Seancat e Coaching konceptualizohen në mënyrë të atillë që të jenë në përputhje me nevojat dhe qëllimet e tua unike. Rrugëtimi drejt rritjes dhe suksesit është një përvojë plotësisht e veçantë për çdo individ. Si rrjedhojë, ne ofrojmë mundësinë për të krijuar paketa posaçërisht për ty ose biznesin tënd, në mënyrë që edhe ti të përfitosh nga ofertat.

Kontakto në format tona të kontaktit për më shumë informacion rreth programeve të personalizuara.

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0