
48 orët e çmuara të së tashmes!
Nëse ndihesh i lodhur, nëse përditshmëria jote humbet në rutinë, nëse po kërkon një shkëputje nga e cila do kthehesh me energji e fuqi të reja, je në vendin e duhur.
Miq, sa herë keni vënë re momente nga jeta juaj që ikin pa u kuptuar? Sa kohë të ditës shpenzoni duke u hedhur nga e shkuara në të ardhmen, e nga e ardhmja në të shkuarën, në shqetësim e agoni, duke harruar që jeta jetohet vetëm në të tashmen?
Unë jam Dr. Fleura Shkëmbi; psikologe klinike, hipnoterapiste, life coach dhe trajnere meditimi. Me vetëdijen që Mindfulness është një nevojë e jetës moderne, qëllimi im është që këto “48 orë të çmuara të së tashmes” që do të kalojmë bashkë, të shërbejnë si një katalizator, si një energjizues, si një detoks, përfitimet e të cilit nuk zgjasin vetëm 48 orë.
Në rastin më të keq, nga ky retreat ju do të merrni me vete një qetësi e qartësi të mendjes dhe të shpirtit.
Në rastin më të mirë, ky retreat mund të jetë një përvojë transformuese për ju.
Në retreat-in 48 orë me ne, ju do të keni mundësi:
1
Të mësoni dhe përjetoni meditimin Mindfulness nga trajnerë të certifikuar.
2
T’i dhuroni vetes relaksin që meritoni.
3
Të njihni njerëz të rinj dhe të kaloni kohë cilësore së bashku.
4
Të shijoni mrekullinë e të medituarit në natyrë në ajër të pastër larg zhurmave të qytetit.
5
Të argëtoheni nëpërmjet lojërave të ndryshme fizike dhe kreative.
Aktivitetet e planifikuara/Çfarë do të përjetoni:

Mindfulness Meditation

Mindful Eating

Mindful Hugging

Mindful Sitting

Mindful Walking

Mindful Laughing

Mindful Stretching

Silent Mindfulness Meditation
Si të shërben?
- Së bashku do të përjetojmë vlerat e pakrahasueshme të meditimit Mindfulness.
- Ti do të brendësosh teknikat e Mindfulness për një gjendje qetësie të mendjes, shpirtit dhe trupit.
- Mendimet negative, frikën, vetëdyshimin dhe pasiguritë do t’i zëvendësojmë me një mentalitet të ri fuqizues dhe vetëmbështetës.
- Ti do të mësosh se si të marrësh më të mirën e jetës tënde duke u fokusuar plotësisht në të tashmen… këtu dhe tani.
Retreat-i “48 orët e çmuara të së tashmes” është dhuratë për veten dhe të dashurit e tu sepse:
- Mësimi do të arrihet nëpërmjet përjetimit optimal të së përditshmes gjatë këtyre 48 orëve.
- Ti do të jetosh 48 orë në një mjedis ku komoditeti dhe mirëqenia jote janë prioritet.
- Nëpërmjet Mindfulness, ne shpërndajmë dozën e nevojshme të pozitivitetit, në një grup pranues, dashamirës dhe jo gjykues.
- Të dish të jetosh në të tashmen, është mënyra e vetme e të jetuarit një jetë të plotë.
Vendndodhja
Ky retreat do të zhvillohet në “Dajti Park Resort”, Tiranë; një vendndodhje që ofron të gjitha komoditetet e nevojshme për një përvojë Mindful, të qetë e të paharrueshme.
Nisja: 11 Nëntor
Kthimi: 13 Nëntor
Bashkohu me ne! Çmo të tashmen tënde!
Për ty që tashmë mediton, përvoja dhe praktika jote e meditimit do të ngrihet në një tjetër nivel.
Për ty që je i ri në botën e meditimit, ti do kesh mundësinë më të mirë për të mësuar bazat e meditimit dhe shumë më shumë, në mjedisin perfekt- nën udhëheqjen e një trajneri ekspert.