teste

big five personality test

zbulo ngjyrat e personalitetit tënd

title brush

Testi i personalitetit Big Five është një nga instrumentet psikometrike më të përdorura në botë, si metoda më e studiuar dhe më e vlefshme në matjen e personalitetit.

Big Five mat 5 dimensionet e personalitetit:

    1. Hapja ndaj përvojave: Sa i hapur dhe kurioz je për përvojat dhe idetë e reja?
    2. Ndërgjegjshmëria: Sa i besueshëm dhe i organizuar je për shoqërinë?
    3. Ekstraversioni: Sa komod dhe spontan je në situata sociale? Nga e merr energjinë?
    4. Pajtueshmëria: Si i krijon marrëdhëniet me të tjerët?
    5. Neuroticizmi: Sa i qëndrueshëm emocionalisht je në situata të ndryshme?
big5 test

Nëpërmjet Big five:

  • Ti njeh veten në të gjitha dimensionet.
  • Kupton pikat e tua të forta dhe si mund t’i shfrytëzosh ato.
  • Identifikon zonat ku mund të përmirësohesh për rritje personale.
  • Kupton çfarë të bën ty të veçantë në punë dhe në jetë.
  • Planifikon më mirë drejtimin tënd profesional.
  • Përmirëson marrëdhëniet duke njohur më mirë veten dhe të tjerët.
  • Përmirëson cilësinë e jetës dhe mirëqenien duke jetuar në përputhje me personalitetin tënd.

PSe Big five?

fleura big 5

Fleura Shkëmbi

nazmi xhomara big 5 test

Nazmi Xhomara

Testi i personalitetit Big five është i standartizuar për popullatën shqiptare nga Prof. Asoc. Nazmi Xhomara dhe Dr. Fleura Shkëmbi. Në këtë mënyrë, ti merr informacione të rëndësishme dhe të vlefshme testuar për kulturën dhe kontekstin tonë.
Big Five është plotësisht i bazuar në kërkime shkencore, merr vetëm disa minuta kohë për t’u plotësuar dhe në këmbim ti merr një raport të detajuar për të gjitha veçoritë e personalitetit tënd.

Plotëso testin Big Five tani!

Rezultatet e tua janë plotësisht konfidenciale dhe nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara. Shfrytëzo mundësinë për të mësuar më shumë për veten dhe përdore këtë njohuri për të dhënë më të mirën tënde në të gjitha fushat e jetës.

Shënim: *Ky test është vetëm për njohuri personale dhe nuk duhet të përdoret për marrjen e vendimeve klinike ose diagnostikuese.

zbulo ngjyrat e personalitetit tënd

title brush
step 1

Përgatitu të jesh në një vend të qetë ku mund të fokusohesh dhe të qëndrosh me veten.

step 2

Bli dhe plotëso testin, duke iu përgjigjur 50 pyetjeve mbi veten tënde.

step 3

Merr rezultatet e tua në një raport të detajuar që ne e dërgojmë në postën tënde elektronike.

thonjeze te verdha

Testimonials

Gentjana Hoxha Testimony

Testet online zakonisht i kam parë vetëm si formë argëtimi. Megjithatë me rekomandimin e Fleurës për të bërë testin Big Five, realisht zbulova më shumë për veten. Është akoma më interesante se si këshillat e Fleurës dhe puna me të, çojnë në ndryshime afatgjata që pasqyrohen edhe në personalitet. Është një formë e mirë për të qenë në kontakt me veten.

Gentjana Hoxha

Armira Prenga Testimony

Raporti ishte shumë i detajuar, të gjitha vlerësimet shumë të dobishme dhe këshillat po ashtu. Ajo çka vlerësova më shumë, përtej korrektesës dhe saktësisë, ishte i gjithë procesi i reflektimit më pas. Kur lexoja çfarë shkruhej për mua, aq shumë mendime më vinin në kokë. Ishte përvojë më vete. Kupton shumë dhe mëson shumë.

Armira Prenga

Besmir Noka Testimony

Përmes Big Five kuptova disa gjëra për veten që nuk i kisha konsideruar kurrë më parë. E rekomandoj për këdo që dëshiron të vetëdijësohet ose të rritet personalisht. Edhe informacionet që të jep për drejtimet në karrierë janë shumë të vërteta. Të paktën unë kam rënë dakort me çdo gjë në raport.

Besmir Noka

Rudina Big 5 Testimony

Big Fiven e kam plotësuar ndërkohë që bënim seancat e Coaching me Fleurën. Isha e dyjëzuar mbi drejtimin që do merja profesionalisht. Testi i Big Five shërbeu si mjet i rëndësishëm për të kuptuar më shumë se çfarë ishte ajo që unë vërtetë doja. Raporti, por edhe bisedat me interpretimet e Fleurës, kanë qenë shumë domethënëse. Personalisht unë e kam shijuar sepse duket sikur me 2 fjalë të miat, kuptohen 12 që unë harroj t’i them ose as nuk jam e vetëdijshme që ekzistojnë.

Rudina
Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0