teste
big five personality test
zbulo ngjyrat e personalitetit tënd
Testi i personalitetit Big Five është një nga instrumentet psikometrike më të përdorura në botë, si metoda më e studiuar dhe më e vlefshme në matjen e personalitetit.
Big Five mat 5 dimensionet e personalitetit:
-
- Hapja ndaj përvojave: Sa i hapur dhe kurioz je për përvojat dhe idetë e reja?
- Ndërgjegjshmëria: Sa i besueshëm dhe i organizuar je për shoqërinë?
- Ekstraversioni: Sa komod dhe spontan je në situata sociale? Nga e merr energjinë?
- Pajtueshmëria: Si i krijon marrëdhëniet me të tjerët?
- Neuroticizmi: Sa i qëndrueshëm emocionalisht je në situata të ndryshme?
Nëpërmjet Big five:
- Ti njeh veten në të gjitha dimensionet.
- Kupton pikat e tua të forta dhe si mund t’i shfrytëzosh ato.
- Identifikon zonat ku mund të përmirësohesh për rritje personale.
- Kupton çfarë të bën ty të veçantë në punë dhe në jetë.
- Planifikon më mirë drejtimin tënd profesional.
- Përmirëson marrëdhëniet duke njohur më mirë veten dhe të tjerët.
- Përmirëson cilësinë e jetës dhe mirëqenien duke jetuar në përputhje me personalitetin tënd.
PSe Big five?
Fleura Shkëmbi
Nazmi Xhomara
Testi i personalitetit Big five është i standartizuar për popullatën shqiptare nga Prof. Asoc. Nazmi Xhomara dhe Dr. Fleura Shkëmbi. Në këtë mënyrë, ti merr informacione të rëndësishme dhe të vlefshme testuar për kulturën dhe kontekstin tonë.
Big Five është plotësisht i bazuar në kërkime shkencore, merr vetëm disa minuta kohë për t’u plotësuar dhe në këmbim ti merr një raport të detajuar për të gjitha veçoritë e personalitetit tënd.
Plotëso testin Big Five tani!
Rezultatet e tua janë plotësisht konfidenciale dhe nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara. Shfrytëzo mundësinë për të mësuar më shumë për veten dhe përdore këtë njohuri për të dhënë më të mirën tënde në të gjitha fushat e jetës.
Shënim: *Ky test është vetëm për njohuri personale dhe nuk duhet të përdoret për marrjen e vendimeve klinike ose diagnostikuese.
zbulo ngjyrat e personalitetit tënd
Përgatitu të jesh në një vend të qetë ku mund të fokusohesh dhe të qëndrosh me veten.
Bli dhe plotëso testin, duke iu përgjigjur 50 pyetjeve mbi veten tënde.
Merr rezultatet e tua në një raport të detajuar që ne e dërgojmë në postën tënde elektronike.