ShËrbime

 

HIPNOTERAPI

Çfarë është hipnoterapia ?

Jo shumë njerëz e dinë, por ne e përjetojmë hipnozën në jetën tonë të përditshme. Për shembull:

– Kur përhumbesh duke lexuar një libër të mirë.
– Kur po bën diçka që të pëlqen dhe nuk vë re asgjë që ndodh përreth.
– Kur bën një detyrë të zakonshme të përditshmërisë (si larja e enëve) ndërkohë që mendon për diçka tjetër, deri në atë masë që as nuk e mban mend që e ke kryer atë detyrë, etj.

Hipnoterapia është një teknikë terapeutike që e përdor këtë gjendje përqendrimi dhe relaksimi të thellë për të hyrë në nënvetëdije, ku ruhen besimet, emocionet dhe modelet e rrënjosura thellë. Hipnoterapia synon të zbulojë dhe adresojë shkaqet themelore të problematikave të ndryshme nëpërmjet sugjestionimeve, duke fuqizuar personin për të tejkaluar sfidat, për të arritur rritjen personale dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme.

KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL innerlifeal@gmail.com

Çfarë duhet të dish?

Kontrolli është plotësisht i joti.

Hipnoterapia funksionon përmes sugjestionimeve, të cilat kanë vlerë vetëm nëse ti i konsideron të pranueshme. Ndryshe nga besimet popullore, ti nuk mund të hipnotizohesh për të thënë apo për të bërë gjëra që nuk do. As nuk mund të futesh në gjendje hipnotike pa dëshirë. Përkundrazi, je ti që e lejon veten të hipnotizohesh. Është një ndryshim i vullnetshëm i gjendjes së vetëdijes dhe gjatë gjithë kohës kontrolli është i joti.

Hipnoterapia është një metodë e sigurt që ka rezultuar e suksesshme në trajtimin e shumë problematikave psikologjike dhe jo vetëm.

Unë jam FLEURA SHKËMBI.

text decoration brown

Formimi im akademik fillon me një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim. Më vonë ndoqa studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis; një nga kolegjet më të mira në Europë me një program të avancuar mbi teknikat bashkëkohore të hipnoterapisë. Certifikimet e mia sot përfshijnë edhe Trajnere Meditimi Mindfulness & Life Coach.

Sipas studiuesve, vetëm 5% e sjelljeve tona kryhen në mënyrë të vetëdijshme. Ndërsa 95% udhëhiqen nga e pavetëdijshmja dhe e nënvetëdijshmja. Duke kuptuar këtë botë të madhe që fshihet pas asaj që shohim, hipnoza u bë shumë shpejt një element kyç në praktikën time profesionale.

Benefitet e hipnoterapisë janë të panumërta! Je i mirëpritur të përftosh prej tyre!

Qasja ime hipnoterapeutike

Përshkrimi i qasjes sime hipnoterapeutike përfshin një bashkim të teknikave të avancuara të hipnozës dhe fuqisë transformuese të programimit neuro-linguistik (NLP).
NLP është një lloj terapie e shpejtë, me rezultate afatgjata, teknikat e së cilës përdoren për të riformuar modelet e të menduarit, besimet dhe sjelljet, duke fuqizuar klientët për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur qëllimet e tyre me besim dhe qartësi.
Kjo qasje e integruar ofron një rrugë të shpejtë dhe shumë efektive drejt riprogramimit të mendjes!

SHËRBIMET E KËSHILLIMIT

under title brush purple
trajnimi i ankthit

Trajtimi i Ankthit

menaxhimi i stresit

Menaxhimi i stresit

frika dhe fobite

Frika dhe Fobitë

insomnia

Insomnia

marrdhenie toksike

marrëdhëniet toksike

motivimi dhe fuqizimi

Motivimi dhe Fuqizimi

vetebesimi ne hipnoterapi

Vetëbesimi

aftesi komunikuese

Aftësitë komunikuese

menaxhimi i zemerimit

Menaxhimi i zemërimit

teknika relaksimi

teknika relaksimi

ankthi i ndarjes

ankthi i ndarjes

produktiviteti

produktiviteti

free audio

Free Audio

Asset 2
thonjza

Testimonial

Arbër Kodra Testimony

Hipnoterapia është një metodë e sigurtë dhe shpërblyese në tejkalimin e problemeve që një individ mund të ketë. Seancat e ndjekura me Fleurën dhanë rezultate mbresëlënëse. Hipnoterapinë do t’ja rekomandoja të gjithëve. Është më e lehtë nga sa mund ta imagjinoni dhe përfitimet e saj i përqafoni për gjithë jetën.

Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv, Hipnoterapi

A.A. Testimony

Vendosa të kryeja seanca hipnoze me Fleurën pasi vuaja nga pagjumësia për rreth 20 vite dhe arrita në një pikë që pavarësisht sa i lodhur isha, nuk mund të flija gjumë pa marr ilaçe gjumi. Që kur u takova me Fleurën para 2 vitesh kam mundur të fle gjatë gjithë natës pa asnjë lloj ilaçi.

A.A.

S.A. Mesuese Testimony

Vendosa të kreyeja seanca hipnoze me Fleurën kur mësova se duhet t’i nënshtrohesha një operacioni të ndërlikuar. Procedurat mjekësore më jepnin ankth dhe i kisha tmerr gjilpërat. Unë humbisja ndjenjat sa herë që shihja se më merrnin gjak dhe vetëm mendimi për operacionin më jepte ankth. Hipnoza jo vetëm më ndihmoi të mos kisha më frikë nga gjilpërat, spitalet dhe procedurat mjekësore, por gjithashtu më përgatiti për operacionin dhe për rikuperimin pas tij. Jam pafundësisht mirënjohëse!

S.A, Mësuese Historie

B.H Testimony

Hipnoza më ka ardhur shumë në ndihmë për humbjen në peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time, por kalimi në periudhën e menopauzës bëri që të humbisja kontrollin e trupit tim. Nuk mund të ndaloja nepsin tim për ushqime të ëmbla dhe fillova të kisha një oreks të madh për çdo lloj ushqimi. Si rezultat shtova shumë në peshë dhe ndihesha shumë keq për mënyrën se si dukesha. Hipnoza është i vetmi mjet që fillimisht më ndihmoi të ndihem më mirë me veten dhe më vonë të dobësohem disa kilogramë.

B.H, Financiere

Xh.L Testimony

Hipnoza më ndihmoi të kaloja një provim të vështirë, duke e bërë procesin e të mësuarit më pak stresues dhe më argëtues. Do t’ia rekomandoja përdorimin e hipnozës kujtdo që vuan nga ankthi përpara provimeve apo ndodhive të tjera të rëndësishme.

Xh.L, Studente

R.T Testimony

Me Fleurën kam mësuar vetë-hipnozën. Për ne artistët është shumë e rëndësishme të futemi në gjendjen e kreativitetit, kurdo që të duam, duke shmangur momentet e ngërçit të krijmtarisë. Fleura më ndihmoi të depërtoja lehtësisht brenda personazhit që do të interpretoja, më të rëndësishmit të karrierës sime. Pafund mirënjohës!

R.T, Aktor
Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0