TRAJNIME

Life Coach

Do të të ndihmoj të gjesh shtegun tënd në jetë!

text-decoration

Dëshiron të bëhesh një Life Coach i Çertifikuar?

 

Po eksploron Life Coaching për herë të parë?
Je i interesuar të përmirësosh aftësitë e tua trajnuese dhe të zbulosh një qasje të re trajnimi të bazuar në psikologji? Në çdo rast, ky kurs kualifikimi do të të paraqesë një proces të plotë të aplikueshëm të Life Coach.

Nga ky program do të përfitoni të gjithë ju që dëshironi të ndryshoni karrierën dhe të filloni një praktikë si Life Coach (me kohë të plotë ose të pjesshme).

KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL [email protected]

life coach benefits

Me “Life Coach Training”, ti:

Yellow Brush
  • Pajisesh me një certifikatë profesionale.
  • Fiton sigurinë që të duhet për të punuar me klientë, të cilët do të paguajnë për shërbimin tënd profesional.
  • Mëson aftësi & teknika që mund t’i përdorësh në çdo fushë të jetës profesionale dhe personale.
  • Kombinon profesionin tënd aktual me biznesin mjaft fitimprurës të Coaching.
  • Investon në suksesin tënd.
  • Bëhesh pjesë e tregut ndërkombëtar.

Testimonial

Liljana Mamadhaj

Liljana Mamadhaj Testimony

Unë sot padiskutim jam versioni më i mirë i vetes dhe jam e orientuar të këshilloj klientët e mi drejt suksesit në arritjen e qëllimeve të tyre. Është një nga eksperiencat më të bukura të rrugëtimit tim. Faleminderit nga zemra Dr. Fleurës dhe stafit Inner life për përkushtimin, mënyrën e organizimit dhe prezantimit të teknikave të trajnimit Life Coach.

Liljana Mamadhaj, Life Coach
woman

Merita Lleshi Testimony

E fokusuar prej vitesh në zhvillimin personal dhe spiritual u gëzova shumë për mundësinë e zhvillimit të Life Coach në gjuhën shqipe. Trajnimi ishte mjaft i ngrohtë dhe miqësor. Të gjitha leksionet u shoqëruan me shembuj dhe punë praktike në grupe për të konkretizuar dhe qartësuar konceptet e një formimi mjaft të veçantë. Them me plot bindje se Fleura është kompetente për fushën e saj, ajo përcjell njohuritë dhe konceptet mjaft bukur, e përveç kësaj është një njeri i mrekullueshëm!

Merita Lleshi, CEO
REGLISA

Reglisa Testimony

Life Coach ka qenë një nga eksperiencat më domethënëse, që kam përjetuar ndonjëherë. Marrja e informacionit për shumë gjëra, që më përpara nuk mund t’i kuptoja, por vetëm t’i shihja të ndodhnin ka qenë shumë e vlefshme për mua dhe më ka ndihmuar, që të lë shumë përshtypje në çdo lloj ambjenti dhe bisede. Kjo përvojë, më ka ndihmuar në plotësimin tim jo vetëm profesional, por dhe në atë personal duke më dhënë mjetet për të arritur potencialin tim të plotë.

Reglisa, Studente e Psikologjisë
Arjeta Pelinku

Arjeta Pelinku Testimony

Një trajnim që të ndryshon jetën, mendësinë dhe të mundëson të hysh më në thellësi drejt njohjes së vetes. Energjia pozitive ndjehet në ajër sapo bëhesh pjesë e trajnimit. Frytet shumëdimensionale të këtij trajnimi nuk përfundojnë me mbarimin e tij, ato të shoqërojnë në vazhdimësi.

Arjeta Pelinku, Punonjëse Sociale
woman

Dasareta Mitro Testimony

Eksperienca që kalova në Trajnimin e Life Coach ishte e domosdoshme, për sa i përket njohurive e praktikave të reja aq shumë të dobishme, dhe e papërsëritshme për sa i përket kohës cilësore, energjisë pozitive dhe respektit reciprok që shkëmbyem si skuadër.

Dasareta Mitro
Skender Salmani

Skender Salmani Testimony

Ky trajnim e ka ndryshuar rrënjësisht këndvështrimin mbi gjithçka që ndodh në jetën time. Ndjej plot siguri në vetvete për secilin nga konceptet dhe kam fituar dije për mënyrën e realizimit të tyre nën udhëheqjen e Dr. Fleura Shkëmbit një njeri me aftësi të jashtëzakonshme lidershipi dhe mbi të gjitha me shumë vlera! Do t’ua rekomandoja këtë trajnim të gjithëve.

Skender Salmani, Life Coach
Nevila Ismaili

Nevila Ismaili Testimony

Mua gjatë jetës sime më ka shoqëruar një pikturë me energji pozitive, pasion dhe empati me bollëk, komunikim me sinqeritet, sfida të forta, kurajo dhe nje forcë nganjëherë që te lë pa fjalë… Por kjo pikturë ishte pa kornizë derisa erdha në Life Coach. Faleminderit për këtë eksperiencë që do e quaja magjike dhe sigurisht ndër më të bukurat në jetën time.

Nevila Ismaili, Beauty Artist
Dhurata Lamcja

Dhurata Lamçja Testimony

Në derën e një profesioni hyn me pasionin për të realizuar gjëra të mëdha, por kur del dhe pasi e mendon që zyrtarisht je Life Coach ti je transformuar dhe je gati të japësh energji dhe e ndjen që asgjë nuk është si më parë, nuk ke në dorë një profesion, por një Jetë të re.

Dhurata Lamçja, Mësuese

Çfarë e bën këtë trajnim të veçantë?

trajnim i vecante

Programi i këtij trajnimi është hartuar posaçërisht për të të pajisur me aftësi trajnuese, mjete dhe perspektiva që do të të ndihmojnë t’i zbatosh çdo ditë në punën me klientë. Ky program përmban modele që NUK janë të disponueshme në asnjë produkt tjetër në shqip, të hartuara me kujdes për një kohë të gjatë nga Dr. Fleura Shkëmbi.

Nëpërmjet këtij trajnimi ti:

Mëson sekretet profesionale që do të bëjnë diferencimin tënd nga trajnerët e tjerë.

Përfiton një Certifikatë zyrtare të vlefshme të Life Coach, të certifikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL [email protected]

paperclip

Si punon një life coach?

Një Life Coach ndihmon klientët të njohin dhe vlerësojnë vlerat, pasionet dhe pikat e tyre të forta nëpërmjet skanimit me anë të instrumentave psikometrike.

Një Life Coach përqendrohet në të tashmen dhe në të ardhmen e klientit të tij. Ai zbulon pengesat dhe motivuesit e klientit duke e asistuar atë më pas në vendosjen e qëllimeve.

Një Life Coach udhëzon klientët e tij të arrijnë qëllimet e vendosura në fusha të ndryshme duke përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe cilësinë e jetës, duke ofruar drejtim, strategji veprimi dhe një plan për arritjen e objektivave të tyre.

Një Life Coach ofron mbështetje dhe inkurajon klientin në rrugëtimin e tij.

Unë jam FLEURA SHKËMBI

title brush brown

Formimi im akademik përfshin një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim nga Universiteti i Tiranës. Po ashtu kam ndjekur studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis në Mbretërinë e Bashkuar. Për të zgjeruar më tej fushën e veprimtarisë time u certifikova në Life Coaching në Holandë.

Kam kënaqësinë të të prezantoj me një punë disavjeçare të përmbledhur brenda trajnimit Life Coach. Një trajnim transformues që do të të udhëheqë në zbulimin dhe fuqizimin e vetes së pari dhe më pas në trajnimin e të tjerëve.

Foto Fleura Shkembi
Vendi ku do zhvillohet

Vendi ku zhvillohet

Life Coach është ideuar si një trajnim i cili mund të zhvillohet fizikisht ose online, duke u ofruar mundësinë e trajnimit të gjithë shqipfolësve anembanë globit.

Ti do të mund të prekësh, virtualisht ose nga afër, ambjentin mikpritës të qendrës Inner Life, ku është konceptuar me kujdes çdo detaj i përvojës suaj.

menyra e mesimdhenies

Mënyra e mësimdhënies

Trajnimi është ndërtuar në mënyrë të atillë që nëpërmjet punës me ty si individ, ti përvetëson paralelisht aftësitë që i duhen një Life Coach-i profesionist.

Pas çdo seance të trajnimit, ti pajisesh me materialet e temës së zhvilluar dhe detyrat përkatëse për kryerjen e punës vetjake.

Materialet shoqëruese përfshijnë:

  • E-book
  • Mjete psikometrike
Angazhimi në grup

Angazhimi në grup

Përgjatë trajnimit ke mundësinë të njohësh dhe të praktikohesh me pjesëmarrësit e tjerë. Në këtë mënyrë ti fiton siguri dhe krijon strategjinë tënde origjinale të punës.
Personal Coaching me Fleurën

Personal Coaching me Fleurën

Përtej ndarjes së eksperiencës së saj shumëvjeçare në fushën e zhvillimit personal, profesional dhe emocional përgjatë trajnimit, Fleura u jep mundësinë të gjithë pjesëmarrësve të kenë një seancë personale coaching me të, pa pagesë shtesë. Në këtë seancë veçohen pikat e tua të forta, duke të të orientuar drejt tregut të punësimit, si një profesionist i ri.

programi i trajnimit

title brush brown

Pse duhet të bëhesh pjesë e Life Coach?

  • Nëse ndjen se në jetën tënde ke ngelur në një udhëkryq, Life Coach do të të ndihmojë ty të parin të gjesh shtegun tënd dhe në përfundim të trajnimit do të kesh aftësinë të ndihmosh edhe të tjerë që kanë nevojë për ty.
  • Nëse ndjen se ke ngecur për shumë vite në të njëjtin pozicion pune dhe mendon se shumë nga kapacitetet e tua nuk i ke jetuar plotësisht.
  • Nëse zhvillimi dhe rritja personale është një pasion i yti.
  • Nëse je një trajner i ri dhe do të fuqizosh teknikat e tua duke mësuar sekretet më efektive të trajnerëve dhe terapistëve.
  • Nëse dëshiron ta ngresh karrierën tënde në një tjetër nivel.
  • Nëse je një individ të cilit të tjerët i drejtohen gjithë kohën për këshilla, është koha ta kthesh aftësinë tënde në profesion.
Life Coach mund të bëhet kushdo, pavarësisht moshës, profesionit apo përvojës. Përfitimet nga ky profesion përfshijnë të gjitha dimensionet jetësore.
logo-middle-icon

PLOTËSO FORMULARIN ME TË DHËNAT E TUA.
Ne do të të kontaktojmë menjëherë me të gjitha informacionet e mëtejshme dhe procedurën për regjistrimin.

    © Copyright 2024

    All rights reserved. Made by Andi Allushi

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0