trajnime

Trajner i
Mindfulness

Zgjoni paqen tuaj të brendshme, zbuloni Mindfulness.

Çfarë është Mindfulness?

title brush green

Mindfulness është një formë meditimi, një praktikë e trajnimit të mendjes, që na mëson se si të ndalemi dhe të jemi të pranishëm në të tashmen. Mindfulness na mëson se si të jemi gjallë, si të jetojmë plotësisht çdo moment të jetës, si ta përjetojmë momentin pa dashur ta ndryshojmë atë.

Mindfulness është dizenjuar që të jetë një eksperiencë në të cilën ti nuk mëson thjesht materialin, por e përjeton atë.

Gjatë këtij programi ti do të përgatitesh të jesh trajneri i ardhshëm i meditimit Mindfulness.

thonjza

Të jesh mindful do të thotë të dish të jetosh çdo moment. Dhe çdo moment mund të jetë një përjetësi.

Fleura Flower
fleura teaching class mindfulness

Bëhu trajner i meditimit Mindfulness

 

Nëse do të bësh një ndryshim në botë dhe të ndihmosh njerëz të tjerë të përmirësojnë cilësinë e jetesës, atëherë ky trajnim është për ty!

Na u bashko në një trajnim të certifikuar nga:

 

  • Ministria e Ekonomisë dhe Financave
  • International Mindfulness and Meditation Alliance
Ministria_e_Financave_dhe_EkonomisëACCREDITED IMMA COURSE logo

Kujt i shërben ky trajnim?

  • Ky trajnim i certifikimit si Trajner Meditimi është i hapur për të gjithë ata që duan të praktikojnë Mindfulness për të ndryshuar jetën e tyre dhe të tjerëve.
  • U shërben të gjithë atyre që duan të punojnë si trajnerë profesionistë të pavarur ose atyre që tashmë janë të tillë dhe duan të thellojnë më tepër dijet dhe teknikat e tyre.
  • U shërben psikologëve, mësuesve, punonjësve socialë, profesionistëve të shëndetit etj.,të cilët dëshirojnë të integrojnë meditimin në praktikat e tyre ekzistuese për të sjellë një shërbim holistik për klientët e tyre.
  • Praktikuesve shpirtëror, të cilët kanë një praktikë personale të meditimit dhe duan të thellojnë akoma më tej njohuritë dhe t’i ndajnë ato me të tjerë në një mënyrë profesionale dhe të strukturuar.

si funksionon trajnimi Mindfulness?

title brush green

Mindfulness është krijuar si një trajnim që zhvillohet online, për të përgatitur trajnerët e ardhshëm të meditimit .

Ky trajnim të jep mundësinë e asistencës individuale nga Dr. Fleura Shkëmbi në dy seanca, para dhe pas përfundimit të moduleve të trajnimit.

Është një trajnim lehtësisht i aksesueshëm nga ekrani i celularit, tabletit apo kompjuterit tënd.

Materialet shoqëruese të trajnimit janë të disponueshme online, në një portal të krijuar vetëm për anëtarët, ku përfshihen:

  • E-book
  • Skripte dhe audio meditimi

Të vlefshme gjatë gjithë jetës suaj.

paperclip

Pse ky kurs është pikërisht ai që të nevojitet?

  • Do të mësosh rreth karakteristikave të Mindfulness, si funksionon dhe si ta praktikosh.
  • Do të mësosh cilat janë benefitet e kësaj praktike dhe do mund t’i përvetësosh ato.
  • Do mësosh ta aplikosh Mindfulness në përditshmërinë tënde duke përmirësuar cilësinë e jetës.
  • Do pajisesh me një mjet që mund ta aplikosh në praktikën tënde profesionale, e po ashtu mund edhe ta kthesh në profesion.
  • Do aftësohesh me teknika konkrete për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
  • Do të arrish të kesh vetëbesim në rekomandimin ose përdorimin e teknikave “mindfulness” në punën me klientë.

Përshëndetje,
unë jam Fleura Shkëmbi

text decoration brown

Misioni im në jetë ka qenë gjithmonë të jem krah njerëzve. Pasioni ka qenë të studioj sa më thellë mendjen dhe të fshehtat e psikikës njerëzore. Të dyja, misioni dhe pasioni, u gjetën aq mirë së bashku në profesionin që zgjodha të ushtroj si psikologe, por veçanërisht në praktikimin e meditimit Mindfulness.

Si trajnere e Mindfulness jam formuar kryesisht në Tajlandë në tempullin Dhammakaya, në drejtimin më konservativ të Budizmit.

Sot, dashuroj ta ndaj urtësinë e Mindfulness nëpërmjet trajnimeve, bisedave, në punën me pacientë dhe tashmë edhe nëpërmjet librave.

 

Ky trajnim është një ftesë për të brendësuar dhe për të shpërndarë fuqinë e Mindfulness.

free audio

Free Audio

Asset 2

Si punon një trajner meditimi?

Një trajner mindfulness është një individ i trajnuar për të asistuar klientët në rrugëtimin e tyre në meditim.

Trajnerët e meditimit i mësojnë klientëve mënyra efektive të meditimit. Shumë prej tyre praktikojnë meditimin si një praktikë spirituale dhe ua kalojnë këto dije të tjerëve duke i trajnuar të përdorin meditimin si rritje dhe praktikë shpirtërore.

Trajnerët punojnë së bashku me klientët e tyre në tejkalimin e vështirësive që i pengojnë të arrijnë objektivat e dëshiruara.

Një trajner meditimi merr në konsideratë prejardhjen, formimin dhe stilin e jetesës që kanë klientët e tij dhe krijon një program meditimi që përmbush nevojat e tyre specifike.

Testimonial

Jetmira Gjeta Testimony

Jetmira Gjeta Testimony

Rrugët e jetës shpesh na çojnë në drejtime që nuk i kishim menduar ose imagjinuar. I tillë ishte dhe Mindfulness për mua, një përjetim magjik. Mësova shumë dhe u bëra e vetëdijshme për çdo gjë që më rrethon.

Jetmira Gjeta, Ekonomiste
Jada Caja

Jada Caja Testimony

Eksperienca në Mindfulness, në vetëvete është një proces. Së pari është një proces njohës për veten, së dyti unë do e quaja një proces dashuronjës. Mindfulness të ndihmon të jetosh në të tashmen, të ndihmon të mos harrosh veten në këtë jetë dhe botë të rrëmujshme. Mësime tepër të vlefshme, të cilat i kam praktikuar në punën time të përditshme me pacientë.

Jada Caja, Psikologe
woman

Drita Kolnderu Testimony

Trajnimi Mindfulness më ka ndihmuar për të zbuluar fuqinë e vetëdijes dhe të dhembshurisë për veten,të integroj qëllimin, vëmendjen dhe qëndrimin, për të kultivuar paqe, kreativitet dhe shëndet më të mirë në jetën e përditshme. Nuk është kurrë vonë për të transformuar dhe përmirësuar jetën tënde.

Drita Kolnderu, Mësuese
Armanda Gjeta

Armanda Gjeta Testimony

Ky trajnim i hapi rrugën një drejtimi të ri profesional dhe shpirtëror në jetën time, atë të qenit një Trajnere Meditimi Mindfulness. Përdorimi në praktikë i skripteve dhe teknikave të mësuara, ka dhënë rezultate të mrekullueshme tek klientët e mi.

Armanda Gjeta, Trajnere Meditimi Mindfulness
Amina Ismaili

Amina Ismaili Testimony

Mindfulness erdhi suprizë në jetën time, shumë e lumtur për të gjithë eksperiencën e kaluar. Tanimë përveç profesionit si biologe, ushtroj edhe atë të trajneres së meditimit. Me Mindfulness mësova të jetoj dhe vlerësoj çdo moment.

Amina Ismaili, Biologe
Ela Reçi

Ela Reçi Testimony

Të jesh Mindful dhe t’ua përçosh edhe të tjerëve këtë mençuri është një dhuratë dhe Fleura ka lindur me të. E falenderoj për të gjitha teknikat që kam mësuar, së pari për veten time dhe më pas aftësimin tim si trajnere për të tjerët.

Ela Reçi- Ekonomiste
buy mindfulness now

mindfulness

text-decoration-brown

Rrugëtimi jot si trajner i certifikuar i Mindfulness fillon këtu!

  • Libër i detajuar mbi Mindfulness
  • Rreth 40 skripte dhe audio meditimi
  • Certifikim ndërkombëtar
Shporta1
trajnime mindfulness
-
+
Nëntotal
899,00 
Mbyll Shportën
1