trajnime
Trajner i
Mindfulness
Zgjoni paqen tuaj të brendshme, zbuloni Mindfulness.
Çfarë është Mindfulness?
Mindfulness është një formë meditimi, një praktikë e trajnimit të mendjes, që na mëson se si të ndalemi dhe të jemi të pranishëm në të tashmen. Mindfulness na mëson se si të jemi gjallë, si të jetojmë plotësisht çdo moment të jetës, si ta përjetojmë momentin pa dashur ta ndryshojmë atë.
Mindfulness është dizenjuar që të jetë një eksperiencë në të cilën ti nuk mëson thjesht materialin, por e përjeton atë.
Gjatë këtij programi ti do të përgatitesh të jesh trajneri i ardhshëm i meditimit Mindfulness.
Të jesh mindful do të thotë të dish të jetosh çdo moment. Dhe çdo moment mund të jetë një përjetësi.
Bëhu trajner i meditimit Mindfulness
Nëse do të bësh një ndryshim në botë dhe të ndihmosh njerëz të tjerë të përmirësojnë cilësinë e jetesës, atëherë ky trajnim është për ty!
Na u bashko në një trajnim të certifikuar nga:
- Ministria e Ekonomisë dhe Financave
- International Mindfulness and Meditation Alliance
Kujt i shërben ky trajnim?
- Ky trajnim i certifikimit si Trajner Meditimi është i hapur për të gjithë ata që duan të praktikojnë Mindfulness për të ndryshuar jetën e tyre dhe të tjerëve.
- U shërben të gjithë atyre që duan të punojnë si trajnerë profesionistë të pavarur ose atyre që tashmë janë të tillë dhe duan të thellojnë më tepër dijet dhe teknikat e tyre.
- U shërben psikologëve, mësuesve, punonjësve socialë, profesionistëve të shëndetit etj.,të cilët dëshirojnë të integrojnë meditimin në praktikat e tyre ekzistuese për të sjellë një shërbim holistik për klientët e tyre.
- Praktikuesve shpirtëror, të cilët kanë një praktikë personale të meditimit dhe duan të thellojnë akoma më tej njohuritë dhe t’i ndajnë ato me të tjerë në një mënyrë profesionale dhe të strukturuar.
si funksionon trajnimi Mindfulness?
Mindfulness është krijuar si një trajnim që zhvillohet online, për të përgatitur trajnerët e ardhshëm të meditimit .
Ky trajnim të jep mundësinë e asistencës individuale nga Dr. Fleura Shkëmbi në dy seanca, para dhe pas përfundimit të moduleve të trajnimit.
Është një trajnim lehtësisht i aksesueshëm nga ekrani i celularit, tabletit apo kompjuterit tënd.
Materialet shoqëruese të trajnimit janë të disponueshme online, në një portal të krijuar vetëm për anëtarët, ku përfshihen:
- E-book
- Skripte dhe audio meditimi
Të vlefshme gjatë gjithë jetës suaj.
Pse ky kurs është pikërisht ai që të nevojitet?
- Do të mësosh rreth karakteristikave të Mindfulness, si funksionon dhe si ta praktikosh.
- Do të mësosh cilat janë benefitet e kësaj praktike dhe do mund t’i përvetësosh ato.
- Do mësosh ta aplikosh Mindfulness në përditshmërinë tënde duke përmirësuar cilësinë e jetës.
- Do pajisesh me një mjet që mund ta aplikosh në praktikën tënde profesionale, e po ashtu mund edhe ta kthesh në profesion.
- Do aftësohesh me teknika konkrete për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
- Do të arrish të kesh vetëbesim në rekomandimin ose përdorimin e teknikave “mindfulness” në punën me klientë.
Përshëndetje,
unë jam Fleura Shkëmbi
Misioni im në jetë ka qenë gjithmonë të jem krah njerëzve. Pasioni ka qenë të studioj sa më thellë mendjen dhe të fshehtat e psikikës njerëzore. Të dyja, misioni dhe pasioni, u gjetën aq mirë së bashku në profesionin që zgjodha të ushtroj si psikologe, por veçanërisht në praktikimin e meditimit Mindfulness.
Si trajnere e Mindfulness jam formuar kryesisht në Tajlandë në tempullin Dhammakaya, në drejtimin më konservativ të Budizmit.
Sot, dashuroj ta ndaj urtësinë e Mindfulness nëpërmjet trajnimeve, bisedave, në punën me pacientë dhe tashmë edhe nëpërmjet librave.
Ky trajnim është një ftesë për të brendësuar dhe për të shpërndarë fuqinë e Mindfulness.
Free Audio
Si punon një trajner meditimi?
• Një trajner mindfulness është një individ i trajnuar për të asistuar klientët në rrugëtimin e tyre në meditim.
• Trajnerët e meditimit i mësojnë klientëve mënyra efektive të meditimit. Shumë prej tyre praktikojnë meditimin si një praktikë spirituale dhe ua kalojnë këto dije të tjerëve duke i trajnuar të përdorin meditimin si rritje dhe praktikë shpirtërore.
• Trajnerët punojnë së bashku me klientët e tyre në tejkalimin e vështirësive që i pengojnë të arrijnë objektivat e dëshiruara.
• Një trajner meditimi merr në konsideratë prejardhjen, formimin dhe stilin e jetesës që kanë klientët e tij dhe krijon një program meditimi që përmbush nevojat e tyre specifike.
Testimonial
mindfulness
Rrugëtimi jot si trajner i certifikuar i Mindfulness fillon këtu!
- Libër i detajuar mbi Mindfulness
- Rreth 40 skripte dhe audio meditimi
- Certifikim ndërkombëtar