Jeta e një murgu budist
Jeta e një murgu budist
22 Dhjetor, 2019
Një eksperiencë e bukur në Tajlandë
Një eksperiencë e bukur në Tajlandë
22 Dhjetor, 2019

Mëritë

Mëritë

Nëse nuk e lëmë mërinë mënjanë me zemër, atëherë do të vazhdojmë të dëmtojmë veten dhe shpirtin, i cili mëkëmbet vetëm nga dashuria.

Është një nga temat më të vështira që unë mund të trajtoj. Mund të them se është një nga çështjet më të ndjeshme që kemi ne qëniet njerëzore për t’u përballur me veten, por edhe me të tjerët. Sa here që lendohemi ndihemi keq, qajmë, zemërohemi dhe menjëherë fillojmë të bëjmë betime dhe premtime pa fund vetes, se nuk do ta falim kurrë këtë gjë, atë person apo atë që ne përjetuam.

Lëndimi i egos është aq i madh saqë është shumë e vështirë që ta kalojmë dhe ta harrojmë atë situatë. Në një gjendje të tillë ndodhem edhe unë në këto momente që po shkruaj. Dje e ndava dhimbjen e egos sime me një vajzë shumë të re, e cila e kishte gjetur zgjidhjen e saj përmes dashurisë. Ajo shumë thjeshtë, (pa njojtur Frojdin, Bandurën, Skinerin, Jungun, Adlerin e gjithë psikologët e tjerë) më shpjegoi dhe më bëri të kuptoj se vërtetë duhet të falim. Pastaj se sa e lehtë është, kjo varet nga secili prej nesh!

Dukej qartë se kjo vajzë të gjithë mendimet e veta i kishte të bazuara në ligjet e natyrës dhe në atë që është brenda qënies njerëzor: Dashurinë. – Nëse ti fal me mendje dhe jo me zemër, është njëlloj sikur nuk ke falur asgjë! – më këshilloi qetësishtë vajza e re.

Është shumë e vërtetë që shpesh përpiqem të fal dhe t’i kaloj situatat e vështira, por egoja është lënduar më shumë nga saç e prisja dhe proçesi i të falurit dhe të lënit mënjanë të mërive, do pjekuri emocionale. Ndërkohë mos të harrojmë se kjo pjekuri vjen me eksperiencat e tua dhe me përballjet që ti ke kaluar në jetë! Sa herë na ka ndodhur që ta mbajmë inatin dhe zemërimin me vete për vite e vite me rradhë dhe të lëndojmë veten më shumë nga çduhet? Si është më e mira ta lëmë të largohet dhe të jemi të qetë apo të brengoseshim pafund për një gjë që mundemi edhe ta kalojmë?!

 

Mirëpo, dikush do të më pyesi se si ta lë të iki kur më ka mërzitur kaq shumë?!

Dolorez Cannon, një nga hipnoterapistet më të njohura në të gjithë botën tregon për një nga pacientet e vet, kur e kishte pyetur nese kishte ndonjë marraz apo inat të brendshëm, ai ishte përgjigjur:

  • Kam me ish gruan time e cila nuk më lejon që të takoj vazat.

 

  • Lëre këtë inat të largohet prej teje! – i kishte sygjeruar ajo.

 

  • Nëse e lë të iki, do të fitoj ajo! – iu përgjigj pacienti.

 

  • E nëse nuk e lë këtë inat që të iki, atëherë do të fitojë sëmundja jote! – i shpjegoi Dolorez (theksojmë këtu se pacienti vuante nga një sëmundje terminale).

 

Nëse nuk e lëmë mërinë mënjanë me zemër, atëherë do të vazhdojmë të dëmtojmë veten dhe shpirtin, i cili mëkëmbet vetëm nga dashuria. E nëse nuk e lëmë të iki, do të thotë se nuk jemi rritur aq sa duhet shpirtërisht.

 Periudha me e mirë për të falur veten (sepse kjo është falja kryesore) dhe të tjerët është periudha e festave dhe e fundit të vitit. Atëherë le ta lëmë mënjanë egon e lënduar dhe të besojmë në atë që është ligji i jetës, lumturinë dhe energjinë që mund t’iu përcjellim të tjerëve.

Kjo do të na bëjë të kuptojmë se jemi të aftë të kapërcejmë sfida të mëdha, e nëse falim dhe i lëmë mënjanë mëritë, të cilat na tregojnë se egoja fëmijënore paska ngelur e pa rritur akoma.

Mund të them se mëria është si ai fëmija i vogël, i cili pasi nuk ka marrë lodërn e tij të preferuar, shkon te cepi i dhomës, rri me duart të kryqëzuara dhe shikon me bisht të syrit se kush po vete t’ia sjelli.

 Nëse dëshirojmë të jemi të lirë nga dhimbja shpirtërore, le ta lëmë të na iki inati, zemërimi dhe urrejtja së bashku me vitin që po shkon.

 Duhet të dimë se kjo metaforë është shumë e mirëpritur nga e pavetëdijshmja jonë: “Imagjinojeni si një figurë këtë mllef apo inat dhe me sytë mbyllur lëreni të rrjedhi  pas bashkë me vitin që po shkon. Është si një rrjedhje lumi i cili nuk ka për t’u  ndalur asnjëherë, kështu që lëreni të iki dhe do të ndieni lehtësimin e shpirtit, të trupit dhe të mendjes. Ndjeni lehtësin e energjisë e cila do të rrjedhi bukur për gjëra më të mira!”

Më pëlqen ku shikoj që njerëzit shkruajnë se 2020 –ta është vit shumë i mirë. Le ta lëmë të jetë i tillë! Unë po përpiqem me mënyrat e mia (të meditimit & të transit), ndërsa ju me mënyrat tuaja. Një telefonatë, një dhuratë, një mesazh apo një buzëqeshje të dhënë nga brendësia jonë, padyshim që do ta lëri mërinë dhe brengën të iki.

 

Ps: Ky shkrim më ndihmoi të qartësohesha paksa me veten ndërsa e shkruaja.

Do t’ia vlente që dashuria të ishte ajo e cila do të na drejtojë në rrjedhën e jetës.

E ndiej, 2020 do të jetë një vit i bukur!