- Kam me ish gruan time e cila nuk më lejon që të takoj vazat.
- Lëre këtë inat të largohet prej teje! – i kishte sygjeruar ajo.
- Nëse e lë të iki, do të fitoj ajo! – iu përgjigj pacienti.
- E nëse nuk e lë këtë inat që të iki, atëherë do të fitojë sëmundja jote! – i shpjegoi Dolorez (theksojmë këtu se pacienti vuante nga një sëmundje terminale).
Është një nga temat më të vështira që unë mund të trajtoj. Mund të them se është një nga çështjet më të ndjeshme që kemi ne qëniet njerëzore për t’u përballur me veten, por edhe me të tjerët. Sa here që lendohemi ndihemi keq, qajmë, zemërohemi dhe menjëherë fillojmë të bëjmë betime dhe premtime pa fund vetes, se nuk do ta falim kurrë këtë gjë, atë person apo atë që ne përjetuam.Lëndimi i egos është aq i madh saqë është shumë e vështirë që ta kalojmë dhe ta harrojmë atë situatë. Në një gjendje të tillë ndodhem edhe unë në këto momente që po shkruaj. Dje e ndava dhimbjen e egos sime me një vajzë shumë të re, e cila e kishte gjetur zgjidhjen e saj përmes dashurisë. Ajo shumë thjeshtë, (pa njojtur Frojdin, Bandurën, Skinerin, Jungun, Adlerin e gjithë psikologët e tjerë) më shpjegoi dhe më bëri të kuptoj se vërtetë duhet të falim. Pastaj se sa e lehtë është, kjo varet nga secili prej nesh!Dukej qartë se kjo vajzë të gjithë mendimet e veta i kishte të bazuara në ligjet e natyrës dhe në atë që është brenda qënies njerëzor: Dashurinë. – Nëse ti fal me mendje dhe jo me zemër, është njëlloj sikur nuk ke falur asgjë! – më këshilloi qetësishtë vajza e re.Është shumë e vërtetë që shpesh përpiqem të fal dhe t’i kaloj situatat e vështira, por egoja është lënduar më shumë nga saç e prisja dhe proçesi i të falurit dhe të lënit mënjanë të mërive, do pjekuri emocionale. Ndërkohë mos të harrojmë se kjo pjekuri vjen me eksperiencat e tua dhe me përballjet që ti ke kaluar në jetë! Sa herë na ka ndodhur që ta mbajmë inatin dhe zemërimin me vete për vite e vite me rradhë dhe të lëndojmë veten më shumë nga çduhet? Si është më e mira ta lëmë të largohet dhe të jemi të qetë apo të brengoseshim pafund për një gjë që mundemi edhe ta kalojmë?! Mirëpo, dikush do të më pyesi se si ta lë të iki kur më ka mërzitur kaq shumë?!Dolorez Cannon, një nga hipnoterapistet më të njohura në të gjithë botën tregon për një nga pacientet e vet, kur e kishte pyetur nese kishte ndonjë marraz apo inat të brendshëm, ai ishte përgjigjur:
