QENDËR PSIKOLOGJIKE DHE ZHVILLIMI PERSONAL NË TIRANË
Inner Life Albania

PSIKOLOGE KLINIKE, DREJTUESE E INNER LIFE ALBANIA
Dr. Fleura Shkëmbi
Me mbi dy dekada përvojë, Prof. Assoc. Dr. Fleura Shkëmbi është psikologe klinike, psikoterapiste, hipnoterapiste, Life Coach dhe drejtuese e Inner Life Albania. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi profesional, fokusi i saj ka qenë njëkohësisht i thjeshtë dhe i thellë: të kuptojë çfarë ndodh brenda nesh dhe si mund të krijojmë ndryshime që na afrojnë me një jetë më të mirë.
Puna e saj ndërthur psikoterapinë me NLP, Mindfulness dhe Hipnozën Eriksoniane, duke sjellë së bashku përvojën klinike dhe qasje të ndryshme për të punuar me mendimet, emocionet dhe sjelljen.
Inner Life Albania lindi nga kjo bindje: se secili prej nesh ka nevojë për një hapësirë ku mund të kuptojë veten pa gjykim. Një hapësirë për të gjetur më shumë qartësi, siguri dhe liri në mënyrën se si zgjedhim të jetojmë.
Seanca Fizikisht & Online
Fushat ku mund të punojmë së bashku:

Ankth, stres dhe panik
Për ankthin e përgjithshëm, sulmet e panikut, stresin kronik, burnout-in, mendimet e përsëritura dhe ndjesinë e mbingarkesës.

Vetëbesim dhe vetëvlerësim
Për vetëvlerësimin e ulët, frikën nga gjykimi, vetëkritikën, krahasimin me të tjerët dhe besimet kufizuese.

Marrëdhënie dhe kufij personalë
Për marrëdhëniet toksike, varësinë emocionale, frikën nga refuzimi, komunikimin e vështirë dhe vendosjen e kufijve.
Shërbimet
rrugëtimi më i bukur dhe më me vlerë, është ai drejt vetes!

Psikoterapi


Coaching
Retreats

LIBRI MË I RI

“Gjurmët e padukshme të frikës – rruga për të fituar mbi ankthin” është një përmbledhje e njohurive dhe teknikave praktike që i nevojiten kujtdo që e ka ndjerë peshën e ankthit, stresit apo panikut.
Një libër me teknika dhe strategji që sfidat e jetës të na gjejnë të përgatitur.

FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Kush është Dr. Fleura Shkëmbi?
Dr. Fleura Shkëmbi është psikologe klinike, hipnoterapiste, lektore, trajnere dhe autore libri. Prej më shumë se dy dekadash, puna e saj fokusohet te mirëqenia emocionale, menaxhimi i ankthit dhe stresit, coaching, mindfulness dhe zhvillimi personal.
Çfarë shërbimesh ofron qendra Inner Life Albania?
Qendra ofron seanca psikologjike individuale, coaching, trajnime për individë dhe kompani, programe zhvillimi personal, retreat-e dhe një sërë produktesh të mirëqenies emocionale.
A ofron Dr. Fleura hipnoterapi?
Dr. Fleura është e para hipnoterapiste në Shqipëri, e liçensuar nga institucione prestigjioze në Londër. Në punën e saj terapeutike integron teknika nga Hipnoza Eriksoniane dhe NLP, kur gjykohen të përshtatshme për nevojat e klientit.
A ofrohen trajnime dhe retreat-e të personalizuara për kompani?
Po. Për kompani, organizata dhe ekipe pune ofrojmë trajnime dhe retreat-e të personalizuara sipas nevojave të stafit dhe objektivave të biznesit. Programet mund të fokusohen te komunikimi, menaxhimi i stresit, mirëqenia në punë, motivimi, inteligjenca emocionale, etj.
Si mund të zgjedh shërbimin e duhur për mua?
Mund të nisni duke eksploruar faqet përkatëse të psikoterapisë, coaching, trajnimeve, retreat-eve ose burimeve mbështetëse. Nëse kërkoni mbështetje emocionale, psikoterapia mund të jetë një pikënisje e mirë. Nëse kërkoni objektiva dhe hapa konkretë, coaching mund të jetë më i përshtatshëm. Për më shumë na kontaktoni në
+355 69 2199 836.








