YOU ARE LOVED!
Unë jam FLEURA SHKËMBI

Karriera ime fillon me dy diploma të njëpasnjëshme në edukim dhe në psikologji klinike. Pasioni im për njohjen e mendjes njerëzore, në pjesët e saj jo vetëm të vetëdijshme, por edhe të pavetëdijshme, ishte shtysa që unë të studioja hipnoterapi në një nga universitetet më të mira në Londër.
Më vonë, u trajnova si Life Coach në Amsterdam dhe trajnere e meditimit Mindfulness në Tajlandë. Ndërkohë mbrojta doktoraturën me një studim të thelluar të teknikave të hipnozës për menaxhimin e ankthit.
Dhe çdo ditë që kalon, është një frymëzim i ri në rrugëtimin tim, me qëllimin e vetëm për të qenë në shërbim të qenies njerëzore.

Life Coach
A je i apasionuar të ndihmosh, të fuqizosh dhe të krijosh një ndryshim pozitiv në jetën e të tjerëve?
Të ftojmë të na bashkohesh në programin e trajnimit Life Coach, i dizenjuar të të drejtojë në rrugën e një profesioni që të aftëson për të ndryshuar jetë!

Trajner Mindfulness
Ke dëshirë të bësh një ndryshim në botë dhe të ndihmosh njerëz të tjerë të përmirësojnë cilësinë e jetesës?
Na u bashko në programin që të përgatit të jesh trajneri i ardhshëm i meditimit Mindfulness.
Një eksperiencë në të cilën ti nuk mëson thjesht teknikat, por i përjeton ato.

RETREATS
Qendra jonë zhvillon retreat-e të ndryshme që prej 7 vitesh.
Qofshin ato për krijimin e një mjedisi bashkëpunues për stafin e bizneseve, forcimin e skuadrës apo për individë që kërkojnë rritjen dhe zhvillimin shpirtëror, emocional dhe mendor.
Aktivitetet përfshijnë udhëtime në natyrë, meditime, trajnime mbi tematika të ndryshme, lojëra në grup, etj.
Shërbimet

rrugëtimi më i bukur dhe më me vlerë, është ai drejt vetes!

hipnoterapi


këshillim
coaching

LIBRI MË I RI


Qetësi brenda kaosit është një përmbledhje e njohurive teorike dhe praktike që i nevojiten kujtdo që e ka ndjerë peshën e ankthit, stresit apo panikut.
Një libër me teknika dhe strategji që sfidat e jetës të na gjejnë të përgatitur.
Për përvojën më të mirë dhe rezultatet më të mira, librin mund ta shkarkoni si pako të kombinuar me 3 audio të hipnozës për ankthin.
Dhurojini vetes qetësi në kaosin e jetës.










Free Audio
