Kemi lënë takim me një mik ose me një të afërm dhe duam të kalojmë
bashkë disa momente të bukura dhe qetësuese në praninë e
njëri-tjetrit. Takohemi, por megjithatë shumicën e kohës e kalojmë
duke kontrolluar në face book apo instagram se çfarë po ndodh përreth,
duke u përqëndruar totalisht aty, i bëjmë edhe nga një foto asaj
çka jemi duke bërë apo edhe mund të bëjmë njoftime për vendodhjen
tonë. Pra jemi vetëm fizikisht aty, por jo mendërisht, emocionalisht
dhe shpirtërisht.
Çfarë na ka shtyrë të dalim nëse nuk jemi aty?! Frika që të mos rrimë
vetëm apo impulsi se duhet të jemi bashkë me të tjerët dhe të mos
harrohemi nga bota?!
Mirëpo, mund të ndodh edhe ndryshe: ulesh me njerëz, të cilët fillojnë
dhe flasin vetëm për vete, vazhdojnë pafund, saqë ti lodhesh dhe
humbet durimin. Nëse nuk do të dëgjosh më dhe merr guximin t’i thuash,
ti automatikisht konsiderohesh si egoist.
Vjen nga puna i lodhur dhe i stresuar aq shumë, saqë nuk dëshiron të
të flasi askush, madie as i/e dashura apo partneri dhe fëmijët. Kjo
ndodh ndoshta nga ajo që ata kanë kërkesat e tyre, ndërsa ti dëshiron
vetëm pak qetësi me veten.
Një djalë apo vajzë e re, më tregoi për eksperiencën e vet të lidhjes
në rrjetet sociale. Kishte kohë që i kontrollonte profilet dhe pasi
kishte folur për një periudhë të caktuar, vendosi të dilte për t’u
takuar. Pas takimit, gjithçka përfundoi aty. Në këtë rast, qëllimi i
vetëm ishte që të pihej një kafe me njerëz. E kishte mbytur vetmia.
Një i/e rritur në moshë tregon se, pasi fëmijët ishin rritur dhe ishin
duke ecur në rrugëtimin e jetës së tyre, ai/ajo qëndronte në shtëpi
dhe ndihej vetëm, ku papritur i fillon një ndjenjë frike, një ndjenjë
boshllëku a një ndjenjë trishtimi që e shtrydhte fort përbrënda, saqë
filloi të ndihej e sëmurë. Pa dyshim që fëmijët do të vijnë më shpesh,
nëse ai/ajo nuk ndihet mirë, e kështu historia vazhdon pa marr fund.
I dasuri/e dashura ka dëshirë të iki diku me shokët dhe shoqet e
veta, por ti nuk mund të jesh pjesë e atij udhëtimi, menjëhere ndihesh
keq dhe krejt papritur te ty fillojnë dyshimet se pse të la vetëm dhe
se është duke kaluar edhe bukur pa “ty”.
Ti shikon shokun apo shoqen tënde që shpesh këto kohët e fundit nuk po
shoqërohet më ty dhe ka filluar të të “zvendësojë” me dikë apo disa të
tjerë dhe ti papritur fillon të ndihesh keq, ndoshta mund të fillosh
edhe të reagosh, pa e shpjeguar përsenë.
Janë jo të pakëta rastet kur flasim duke u përlotur se sa keq ndihemi
kur na ka përjashtuar grupi dhe se nuk dimë se si të veprojmë për t’u
bërë sërish pjesë e një përkatësie.
Të gjitha këto e shumë situata të tjera tregojnë realisht për një uri
emocionale. Ne kemi filluar të harrojmë se çfarë është dashuria e
vërtetë për veten dhe për të tjerët, kemi harruar të kujtojmë se ato që
mbahen mënd në kujtesë, janë ndiesitë që na ka tejçuar dikush në
momente të caktuara.
Ne, duket se kemi filluar të harrojmë se qënia njerëzore ka tre dimensione e veta:
trup-mendje-shpirt!!
Kemi filluar të përdorim trupin duke lënë mënjanë emocionet, ndërsa shpirtin
mundohemi ta zhysim diku thellë që të mos na kujtoj se ai egziston.
Mund t’i fshehim me vetëdije, por nuk mund t’ia shprehim të
pavetëdijshmes, e cila ka të brendësuar gjithë përvojat tona dhe në
çdo moment na i kujton dhe rikujton. E pavetëdijshmja fillon dhe
reagon nëse ne nuk po marrim “masat” e duhura. Menjëherë fillojnë
reagimet që janë të ndryshme te çdo individ, por emocionet janë
universale te të gjitha kombet dhe te të gjitha rracat! Pra, të gjithë
Mirëpo, sa kohë harxhojmë që të merremi me veten dhe me shpirtin?! Sa
kohë iu japim emocioneve tona që t’i kuptojmë dhe t’i përjetojmë deri
në fund?! A mos ndoshta kemi frikë se po të jemi në kontakt me to nuk
do ndihemi aq mirë dhe kështu fillojmë t’i largohemi me anë të
teknologjisë apo duke u mbajtur fort te partneri apo partnerja, te
shoku dhe shoqja, se kemi frikë të rrimë vetëm?!
Uria emocionale ka mëyrat e veta për t’u shuar e një prej tyre është,
të investojmë te përmbushja e mendjes dhe shpirtit dhe te resektimi i
trupit.
Një njeri që është i përmbushur dhe ndihet mirë me veten e ka
më të lehtë të qëndroj vetëm ose t’i përjetojë emcionet e veta duke u
ndjerë i vlefshëm dhe duke i bërë të tjerët të lumtur.
Lumturia është një emocion që gjendet kudo, në çdo moment dhe te çdo
njeri. Nëse kemi vendosur të jemi të tillë, le ta fillojmë nga vetja
që ta pranomë dhe ta duam ashtu siç jemi, t’i duam të tjerët edhe kur
ata nuk janë perfekt, por aman kanë një shpirt të pastër!