Në jetën e përditshme, shpesh situata apo mendimet të ndryshme na bëjnë të ndihemi të stresuar dhe tensionuar, ku jo pak herë na duken të mëdha e të pakapërcyeshme. Ndërkohë, kur e paraqesim në mendje priremi ta zmadhojmë edhe më tepër stresin duke e bërë atë të ziej fuqishëm përbrenda. Në këtë paraqitje (representation) ne dukemi të vegjël dhe pa shpresë, ndërsa stresorët duken të mëdhenj e ndoshta të pazgjidhshëm.
Realisht kjo nuk është e pazgjidhshme, madie gjithçka është në dorën tënde, ti mund ta ndryshosh këtë prezantim mendor dhe mund t’i ndash stresorët në pjesë të vogla. Të gjithëve na ndodh që të kemi probleme, të cilat i mbartim me vete si çanta gjatë gjithë ditës e për më tepër edhe gjatë natës.
Duhet të dimë se pavetëdijshmja i përpunon këto probleme edhe gjatë gjumit, prandaj na ndodh shpesh që të biem të lodhur dhe të ngrihemi po aq të lodhur edhe në mëngjes. Ka tepër të ngjarë që dita do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, prandaj duhet me patjetër ta ndërpresim këtë rreth “të frikshëm” që ne kemi krijuar.
Gjithësecili prej nesh mund t’i përshtasi vet teknikat e menaxhimit të stresit sipas stilit të jetës dhe personalitetit të vet. Disa preferojnë aktivitete të ndryshme në mënyrë që të dalin nga rutina e përditshme si;
Mirëpo ajo që do të sygjeroja është teknika e meditimit & vet- hipnozës (relaksimit), të cilat janë shumë të dëshiruara dhe shumë të përfolura në ditët e sotme. Jo vetëm që janë bërë si trend i ditës, por mbi të gjitha na dhurojnë një ndjenjë të mrekullueshme qetësie dhe relaksi, një ndjenjë paqeje me veten dhe me të tjerët. Çdokush mund të thotë se e kam të vështirë të përqëndrohem, se e kam të vështirë të mos mendoj apo ma tërheqin vëmendjen zhurmat e ambientit përreth. Ky është një proces, i cili nuk mësohet menjëherë sapo të mbyllësh sytë, është proces që do kohën e vet të perfeksionimit.
Meditimi & vet- hipnoza janë praktikuar për mijëra vjet dhe qëllimi i tyre ka qënë të ndihmojnë njerëzit që të kuptojnë thellë forcën mistike e të shenjtë të jetës, por në ditët e sotme përdoret për relaksim dhe menaxhim të stresit.
Transi është konsideruar si mjekësia e mendjes –trupit-shpirtit. Gjatë tij ne zbusim rrjedhën e fuqishme të mendimeve të grumbulluar dhe të shkaktuara nga stresi, proçes që çon drejt mirëqënies fizike dhe emocionale.
Ja një mënyrë e thjeshtë:
Po jap një mënyrë se si të hyni në gjendje relaksi për të ndihmuar veten. Çdokush mund ta arrijë, përjashtohen këtu vetëm njerëzit të cilët vuajnë nga epilepsia ose kanë element psikotik.
Disa sinjale paralajmërues të stresit
Reagimi lufto-ose-vrapo, përdoret për të përshkruar reagimin automatik të trupit kur ndodhemi përpara një kërcënimi apo rreziku. Ky është një reagim primitive që na jep fuqi, forcë dhe shpejtësi për t’i shpëtuar kërcënimit fizik.
Ky reagim është kompleks duke përfshirë ndërveprimin ndërmjet shumë organeve dhe sistemeve në trupin tonë.
Simptomat fizike
|
Simptomat e sjelljes
|
Simptomat emocionale
|
Simptomat konjitive
|
Dhimbje koke
Dhimbje stomaku Djersitje të pëllëmbave Duar dhe këmbë të ftohta Marrje mendsh Lodhje e shpejtë Tension muskular Dhimbje mesi Qafë & shpatulla të tendosura Mostretje Rrahje të shpejta të zemrës Frymëmarrje e shkurtër Nervozizëm dhe shqetësim Kapsllëk Diare
|
Pirje e shumtë e duhanit
Dhënie urrdhrash Ngrënie e pakët/ e shumtë Qëndrim kritikues ndaj të tjerëve Nevrik dhe gjaknxehtë Zvarritje e gjerave Gjumë i tepërt ose i pakët Ngarje e makinës shumë shpejt Kërcëllitje e dhëmbëve Teprim i alkooholit Paaftësi për të mbaruar punët Ngrënie e thonjëve I shqetësuar
|
Mërzitje nga gjëra jo
të rëndësishme Ankth Mërzitësi Nervozizëm Irritueshmëri Ndjenja e “të shteruarit” Ndjenja e pafuqisë Qarje e shpeshtë Mbivlerësim i tensionit Inat Vetmi I palumtur/depresion Humor i ulët Ndiesia e të pambrojturit
|
Pamundësi për të menduar qart
Vështirësi në koncentrim dhe fokusim Harresë Mungesë krijimtarie Pritje nga të tjerët Paaaftësi për të marrë vendime Shqetësim i vazhdueshëm Mungesë humori Të qënurit vetkritikues Të qënurit pesimist
|
Ushqimi është një nga mënyrat më të rëndësishme që ndikon në mirëqënien fizike dhe mendore. Kohët e fundit është arritur që edhe depresioni mund të trajtohet me dieta dhe ushqime të caktuara. Dallojnë qartë njerëzit që dinë të ushqehen dhe që tregojnë kujdes për veten. Mënyra e të ushqyerit ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në mënyrën se si ndihet trupi, i cili është perfekt në reagimet e tij. Sa më mirë të dimë t’i dëgjojmë dhe kodojmë sinjalet e tij, aq më të lehtë do ta kemi për ta kuptuar.
Nëse hamë ushqimin e duhur dhe në sasi të caktuar, atëherë trupi do të na e japi sinjalin që ndihet mirë dhe i lehtësuar, në të kundërt do të na e japi sinjalin që do ndihemi të lodhur.
Disa mënyra për të menaxhuar stresin: