ShËrbime
Këshillimi
Mirësevjen!
Unë jam Fleura, një Psikologe Klinike dhe Hipnoterapiste e dedikuar të ndihmoj sa më shumë individë të arrijnë mirëqenie emocionale, rritje personale dhe marrëdhënie të shëndetshme. Faleminderit që po më konsideron mua të bëhem pjesë e rrugëtimit tënd drejt një jete më të lehtë e më përmbushëse.
Roli im në këtë rrugëtim është të mundësoj një hapësirë të sigurt dhe jo-gjykuese ku ti mund të eksplorosh mendimet, ndjenjat dhe qëllimet e tua. Bashkë, ne do të:
- Identifikojmë rrënjët e shqetësimeve të tua.
- Zhvillojmë strategji praktike përballimi.
- Kultivojmë vetëdije dhe aftësinë për t’u ngritur edhe më të fortë pas sfidave të jetës.
- Përmirësojmë aftësitë për të komunikuar me asertivitet, për të ushqyer marrëdhënie të shëndetshme, etj.
SHËRBIMET E KËSHILLIMIT
Trajtimi i Ankthit
Menaxhimi i stresit
Ankthi social
Teknika Mindfulness
aftësi intrapersonale
aftësi ndërpersonale
zhvillim personal
ndryshimet jetësore
vetë-imazhi
vetë-vlerësimi
prokrastinimi
Motivimi dhe Fuqizimi
Unë jam këtu për ty!
Të kërkosh ndihmë, është një hap i parë shumë i rëndësishëm. E kuptoj që mund të mos jetë aspak e lehtë. Ndaj edhe të përgëzoj shumë që je këtu!
Nëse po përballesh me gjendje ankthi, depresioni, frike, problematika në marrëdhënie, apo thjesht kërkon të njohësh më mirë veten e të rritesh si individ, unë jam këtu për të të mbështetur në çdo hap të rrugës.
Ky është momenti të marrësh veten tënde në dorë! Rezervo takimin tënd në nr. e kontaktit: +355 69 2199 836 ose kliko këtu për t’u ridrejtuar në Whatsapp.
Një seancë këshillimi zgjat 45-50 min dhe seancat mund të zhvillohen
Fizikisht & Online në varësi të kushteve dhe komoditetit tuaj.
Qëllimi im është që ti të fuqizohesh, ndërkohë që pajisesh me mjetet e nevojshme që t’ia dalësh përballë sfidave në mënyrë të pavarur.