ShËrbime
HIPNOTERAPI
Çfarë është hipnoterapia ?
Jo shumë njerëz e dinë, por ne e përjetojmë hipnozën në jetën tonë të përditshme. Për shembull:
– Kur përhumbesh duke lexuar një libër të mirë.
– Kur po bën diçka që të pëlqen dhe nuk vë re asgjë që ndodh përreth.
– Kur bën një detyrë të zakonshme të përditshmërisë (si larja e enëve) ndërkohë që mendon për diçka tjetër, deri në atë masë që as nuk e mban mend që e ke kryer atë detyrë, etj.
Hipnoterapia është një teknikë terapeutike që e përdor këtë gjendje përqendrimi dhe relaksimi të thellë për të hyrë në nënvetëdije, ku ruhen besimet, emocionet dhe modelet e rrënjosura thellë. Hipnoterapia synon të zbulojë dhe adresojë shkaqet themelore të problematikave të ndryshme nëpërmjet sugjestionimeve, duke fuqizuar personin për të tejkaluar sfidat, për të arritur rritjen personale dhe për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme.
KE PYETJE? KLIKO KËTU OSE NA SHKRUAJ NË EMAIL [email protected]
Çfarë duhet të dish?
Kontrolli është plotësisht i joti.
Hipnoterapia funksionon përmes sugjestionimeve, të cilat kanë vlerë vetëm nëse ti i konsideron të pranueshme. Ndryshe nga besimet popullore, ti nuk mund të hipnotizohesh për të thënë apo për të bërë gjëra që nuk do. As nuk mund të futesh në gjendje hipnotike pa dëshirë. Përkundrazi, je ti që e lejon veten të hipnotizohesh. Është një ndryshim i vullnetshëm i gjendjes së vetëdijes dhe gjatë gjithë kohës kontrolli është i joti.
Hipnoterapia është një metodë e sigurt që ka rezultuar e suksesshme në trajtimin e shumë problematikave psikologjike dhe jo vetëm.
Unë jam FLEURA SHKËMBI.
Formimi im akademik fillon me një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim. Më vonë ndoqa studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis; një nga kolegjet më të mira në Europë me një program të avancuar mbi teknikat bashkëkohore të hipnoterapisë. Certifikimet e mia sot përfshijnë edhe Trajnere Meditimi Mindfulness & Life Coach.
Sipas studiuesve, vetëm 5% e sjelljeve tona kryhen në mënyrë të vetëdijshme. Ndërsa 95% udhëhiqen nga e pavetëdijshmja dhe e nënvetëdijshmja. Duke kuptuar këtë botë të madhe që fshihet pas asaj që shohim, hipnoza u bë shumë shpejt një element kyç në praktikën time profesionale.
Benefitet e hipnoterapisë janë të panumërta! Je i mirëpritur të përftosh prej tyre!
Qasja ime hipnoterapeutike
Përshkrimi i qasjes sime hipnoterapeutike përfshin një bashkim të teknikave të avancuara të hipnozës dhe fuqisë transformuese të programimit neuro-linguistik (NLP).
NLP është një lloj terapie e shpejtë, me rezultate afatgjata, teknikat e së cilës përdoren për të riformuar modelet e të menduarit, besimet dhe sjelljet, duke fuqizuar klientët për të kapërcyer pengesat dhe për të arritur qëllimet e tyre me besim dhe qartësi.
Kjo qasje e integruar ofron një rrugë të shpejtë dhe shumë efektive drejt riprogramimit të mendjes!