Zëri i heshtjes; Retreat Spiritual
Mirësevjen! Do të të prezantoj me një retreat ku natyra pëshpërin “këtu dhe tani”. Mes fëshfërimës së butë të gjetheve, gurgullimës së lumit dhe melodisë relaksuese së zogjve, të ftoj në një udhëtim ku do zbulosh veten dhe paqen tënde të brendshme.
Së bashku, në këtë retreat, do lejojmë mendjen të pushojë nga zhurmat e jashtme dhe do zbulojmë zërin e heshtjes.
TË JESH MINDFUL DO TË THOTË TË DISH TË JETOSH ÇDO MOMENT. DHE ÇDO MOMENT MUND TË JETË NJË PËRJETËSI.
– F.SH
Unë jam Fleura Shkëmbi
Misioni im në jetë ka qenë gjithmonë të jem krah njerëzve. Pasioni ka qenë të studioj sa më thellë mendjen dhe të fshehtat e psikikës njerëzore. Të dyja, misioni dhe pasioni, u gjetën aq mirë së bashku në profesionin që zgjodha të ushtroj si psikologe, por veçanërisht në praktikimin e meditimit Mindfulness.
Si trajnere e Mindfulness jam formuar kryesisht në Tajlandë në tempullin Dhammakaya, në drejtimin më konservativ të Budizmit.
Sot, dashuroj ta ndaj urtësinë e Mindfulness nëpërmjet trajnimeve, bisedave, por mbi të gjitha nëpërmjet Retreat-eve si ky, ku çdo person e përjeton vetë magjinë e kësaj praktike.
Jam shumë e lumtur për realizimin e këtij retreat-i, ku së bashku do përjetojmë përvojën e veçantë të udhëtimit në thellësi të vetvetes për 48 orë.
çfarë ofrojmë?
- Akomodimin për një retreat të paqtë
- Trajnim rreth principeve të të jetuarit mindful
- Meditim Mindfulness në natyrë
- Të ecurit mindful
- Të ushqehemi mindful
- Të qeshim mindful
- Trajnim rreth lidhjes mendje-trup
- Aktivitete në grup
- Një përvojë të thellë spirituale
Stafi i qendrës sonë, tashmë prej vitesh është i specializuar në organizimin e retreat-eve dhe aktiviteteve të tjera me fokus mirëqenien psikologjike e shpirtërore.
Ne mundësojmë akomodimin, ushqimin, trajnerët dhe meditimin, ndërsa juve u mbetet transporti dhe të merrni me vete energjinë tuaj të mirë.
retreat spiritual; ZËRI I HESHTJES
17-19 Maj
çfarë përfiton ti?
NË PËRFUNDIMIN E KËTIJ RETREAT-I, TI:
- Do të jesh në kontakt të thellë me veten.
- Do të dish të menaxhosh më mirë gjendjen tënde emocionale, stresin apo ankthin.
- Do të kesh mësuar se si të meditosh për relaksimin tënd në çdo kohë.
- Do të dish se si të menaxhosh mendimet e padobishme, se si t’i lësh të shkojnë pa i gjykuar dhe pa të ndikuar.
- Do jesh çliruar nga energjitë negative dhe lodhja e përditshmërisë.
- Do të dish se si të përfitosh nga Mindfulness çdo ditë.
- Do të dish se si ta jetosh jetën tënde në çdo moment të saj.
Kjo është një mundësi unike për të përfituar mësime të fuqishme nëpërmjet përjetimit; Mësime nga ato që hapin horizonte dhe përmirësojnë mënyrën e të jetuarit.
EKO HOTEL MARUBI
Në fshatin turistik Katund i Vjetër, mes madhështisë së maleve të Veriut të Shqipërisë, ndodhet Eko Hotel Marubi; një atraksion turistik në vetvete.
Natyra, mikpritja e ngrohtë vendase, malet, pemët, uji, qetësia, të gjitha bashkë e bëjnë këtë destinacion të duhurin për një Retreat si ky.
Eko Hotel Marubi ofron kushtet perfekte për një fundjavë larg zhurmës së qytetit, në harmoninë e natyrës. Aty do të konsumojmë vaktet me një menu kryesisht tradicionale.
Ndërsa akomodimi në hotel do të bëhet në dhoma dyshe ose treshe si në foto.
Ky destinacion ofron mundësi për ekplorim të zonës përreth, ecje në panoramën e mrekullueshme pranë hotelit dhe ngjitje në mal; të cilat ne do i shfrytzojmë në kuadër të medimit dhe jo vetëm, sepse natyra shëron!
“ZËRI I HESHTJES” NGA FLEURA SHKËMBI
ZËRI I HESHTJES; Retreat Spiritual
17-19 MAJ 2024
48 orë të çmuara për veten dhe rritjen tënde shpirtërore & emocionale kundrejt një çmimi prej vetëm 250€.
Rikujtim: Në mënyrë që secili individ të përftojë maksimalisht nga kjo përvojë, grupi mbahet në një numër relativisht të vogël. Ndaj vendet janë të limituara!!!
Në çmim përfshihet akomodimi në Eko Hotel Marubi, ushqimi, sesionet e medimit, stafi suportues, një super trajnim dhe një përvojë jetësore unike. Nuk përfshihet transporti.
Eko Hotel Marubi ndodhet në fshatin Katund i Vjetër, Rubik, vetëm 80 minuta larg Tiranës.
Bashkoji grupit tonë energjinë tënde! Të pres!
Nëse dëshiron të na bashkohesh në këtë Retreat, plotëso formularin e mëposhtëm me të dhënat e tua ose na telefono në: 0692199836.
Training
Useful
Email: [email protected]
Phone: 355692199836
All rights reserved. Made by Andi Allushi