Murg Pastura
Murg Pastura
2 Shkurt, 2019
Uria emocionale
Uria emocionale
8 Prill, 2019

Terapia

Terapia

Terapia të ndihmon të fokusohesh të vetja me ndihmën e një njeriu të specializuar, i cili punon për të kuptuar dhe drejtuar ty.

Mund të shkosh të konsultohesh me një psikolog ose me një

psikoterapis! Mjafton t’i japësh dikujt një sygjerim të tillë dhe

fillon mejëherë mbrojtja: nuk jam bërë akoma për të psikologu! Nuk jam

i çmendur, te psikologu shkojnë ata që nuk i zgjidhin dot problemet e

tyre….! Justifikimet mund të zgjaten pafund derisa individi ta pranojë

të shkoj te një profesionist apo ta gjej numrin e kontaktit dhe ta

lëri takimin “në fshehtësi totale”…

 

Egzistojnë mite dhe paragjykime të shumta për terapinë dhe njerëzit

të cilët kanë nevojë të kontaktojnë një terapist.

 

  1. Terapisti është për njerëz më problem të mëdha

Studimet tregojnë se individët, por edhe ciftet shpenzojnë më shumë

se gjashtë muaj për të marrë guximin që të shkojnë në terapi. Shumica

gjen arsye nga më të çuditshmet dhe e justifikon veten pafund për të

mos shkuar te një psikolog. Mirëpo, kohët e fundit po vihen re

ndryshime për sa i përket çregullimeve të ankthit, duket qartë se

njerëzit kanë filluar të flasin dhe të lexojnë rreth këtij çregullim

që ka prekur njerëzimin në botën modern. Përjashtime të forta kanë

rastet kur dikush vuan nga një çregullim psikotik dhe ka nevojë për

një psikiatër dhe për trajtim medikamendos.  Njerëzit shkojnë te

terapisti për t’u përballur me çregullime të ndryshme, për

marrëdhëniet në çift apo edhe marrëdhëniet me veten.

 

  1. Terapistët si gjithë të tjerët duan lekët

Shumë e mendojnë këtë gjë, por nëse terapistët do të ishin të drejtuar

vetëm nga lekët, sigurisht që do të kishin zgjedhur një profesion apo

do të kishin bërë karierë në një fushë tjetër. Nëse ne i pyesim

studentët e psikologjisë, kuptojmë se shumica prej tyre e kanë

zgjedhur këtë profesion sepse duan të ndihmojnë njerëzit, pasi besojnë

në një botë më të mirë.

 

  1. Terapia nuk ka kuptim

Dëgjojmë shpesh se terapia është e pavlefshme sepse askush nuk të

tregon dot se cfarë është e mirë për ty. E vërteta është se psikologu

apo terapisti nuk të mësojnë, por janë aty për të dëgjuar dhe  të

ndihmuar që të shikosh dhe të thellohesh brenda vetes. Terapia të

ndihmon të fokusohesh të vetja me ndihmën e një njeriu të

specializuar, i cili punon për të kuptuar dhe drejtuar ty, që të

arrish qëllimet e dëshiruara.

 

  1. Terapia është e njëjta gjë si të flas me një mik apo pjestar të familjes

Miqtë dhe familjarët mund të japin dashuri dhe support, por nuk mund

të të ndihmojnë kur je jashtëzakonish i stresuar ose për më tepër kur

ke nevojë të menjëherëshme për trajtim të specializuar. Kjo ndihmë

keqkuptohet dhe shpesh vetëm sa e zvarrit gjendjen. Nuk mungojnë edhe

raste kur takimin me terapistin e krahasojnë me rrëfimin te prifti apo

te hoxha (nuk ka asgjë të keqe edhe rrëfimi edhe lutja sepse ndihmojnë

vërtet pozitivisht te njerëzit). Rrëfimi të lehtëson por nuk mjafon me kaq.

Të kujtojmë faktin se terapisti është konfidencial, të dëgjon pa të

paragjukuar dhe nuk të njeh, në dallim nga shokët apo të afërmit, të

cilëve nuk do e merrje guximin t’iu tregoje sekretet e shpirtit nga

frika se dikush tjetër do t’i mësojë shumë shpejt.

 

  1. Terapia është shumë e shtrenjtë

Nuk ia vlen të shpenzosh kaq shumë lekë për një gjë që ti mundesh ta

kalosh vet, nuk ia vlen të shpenzosh letëkt për të paguar dikë i cili

rri ulur dhe bën sikur të dëgjon, ndërkohë që mendon për diçka tjetër!

E megjithatë do sygjeroja që të shkoni te psikologu/terapisti/këshilluesi

profesionist që në momentin kur e ndien se diçka nuk po shkon mirë apo ti vet e

ndien se ke nevojë për të folur me dikë. Ky është momenti që e ndien dhe e

përcakton ti vet.

A ja vlen të shpenzosh për ndjenjat, emocionet dhe

mendimet tuaja në mënyrë që të jap ësh maksimumin t ënd në jetë?

Këtë e përcakton vetëm ti?!

 

  1. Terapistët mund të ndihmojnë kur kanë kaluar të njëjtën gjendje

Ka një mendim se, nëse nuk ke kaluar nga e njëjta rrugë, nuk mund t’i

drejtosh të tjerët sepse nuk e njeh. Kjo ka një të vërtetë brenda, por

nuk është apriori. Shumica e terapistëve e kanë formimin e duhur për

të kuptuar “dhimbjen” që po përjetojnë pacientët. Në raste të tilla do

të theksoja rolin dhe modelin që mund të tregojë një njeri, i cili ka

kaluar për një kohë të gjatë të njëjtin shteg, si psh: ata të cilët

kanë ndaluar alkolin, marrjen e substancave apo e kanë sfiduar

sëmundjen me forcën e tyre.

 

  1. Njerëzit që shkojnë në terapi janë të dobët

Nëse do t’i quajmë të dobët ata që shkojnë te doktori, atëherë do ta

quajmë të tillë edhe atë që do të flasi për veten dhe për dhimbjen e

shpirtit. Fatkeqësisht shqetësimet e mendjes apo edhe të ndjenjave,

shpesh i kategorizojnë si të parëndësishme: ku mosmenaxhimi i vetes jo

pak herë e cilësojmë si dobësi apo të qarit te një mashkull e bën atë

të duket i dobët, ndërsa ankthi dhe ataku i panikut në të shumtat e

rasteve shihet si përkëdheli… E kështu me rradhë derisa një ditë na

vjen rradha edhe ne, dhe vetëm atëherë fillojmë t’i mirëkuptojmë ata

të cilët më parë i kishim paragjykuar.

 

  1. Terapistët nuk janë të zotë për të zgjidhur roblemet e tyre

Kur je psikolog apo terapist, nuk e përjashton faktin se je njeri me

ndienja, emocione, sfidat dhe sukseset e veta.