Në jetën e përditshme, shpesh situata apo mendimet të ndryshme na bëjnë të ndihemi të stresuar dhe tensionuar, ku jo pak herë na duken të mëdha e të pakapërcyeshme. Ndërkohë, kur e paraqesim në mendje priremi ta zmadhojmë edhe më tepër stresin duke e bërë atë të ziej fuqishëm përbrenda. Në këtë paraqitje (representation) ne dukemi të vegjël dhe pa shpresë, ndërsa stresorët duken të mëdhenj e ndoshta të pazgjidhshëm.

stresi dhe menaxhimi

 

Realisht kjo nuk është e pazgjidhshme, madie gjithçka është në dorën tënde, ti mund ta ndryshosh këtë prezantim mendor dhe mund t’i ndash stresorët në pjesë të vogla. Të gjithëve na ndodh që të kemi probleme, të cilat i mbartim me vete si çanta gjatë gjithë ditës e për më tepër edhe gjatë natës.

 

Duhet të dimë se pavetëdijshmja i përpunon këto probleme edhe gjatë gjumit, prandaj na ndodh shpesh që të biem të lodhur dhe të ngrihemi po aq të lodhur edhe në mëngjes. Ka tepër të ngjarë që dita do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, prandaj duhet me patjetër ta ndërpresim këtë  rreth “të frikshëm” që ne kemi krijuar.

 

Gjithësecili prej nesh mund t’i përshtasi vet teknikat e menaxhimit të stresit sipas stilit të jetës dhe personalitetit të vet. Disa preferojnë aktivitete të ndryshme në mënyrë që të dalin nga rutina e përditshme si;

 

  • të shkojnë në palestër,
  • të notojnë,
  • të ecin në natyrë
  • të bëjnë yoga apo
  • të ikin larg jetës së rrëmujshme të qytetit.

 

Mirëpo ajo që do të sygjeroja është teknika e meditimit & vet- hipnozës (relaksimit), të cilat janë shumë të dëshiruara dhe shumë të përfolura në ditët e sotme. Jo vetëm që janë bërë si trend i ditës, por mbi të gjitha na dhurojnë një ndjenjë të mrekullueshme qetësie dhe relaksi, një ndjenjë paqeje me veten dhe me të tjerët. Çdokush mund të thotë se e kam të vështirë të përqëndrohem, se e kam të vështirë të mos mendoj apo ma tërheqin vëmendjen zhurmat e ambientit përreth. Ky është një proces, i cili nuk mësohet menjëherë sapo të mbyllësh sytë, është proces që do kohën e vet të perfeksionimit.

 

  • Kujtoni se meditimi dhe vet-hipnoza janë pa pagesë!
  • Nuk kërkon për të blerë diçka në mënyrë që ta kesh si mundësi praktikimi e
  • Mbi të gjitha mësohet shumë lehtë
  • Nuk ka efekte anësore
  • Gjendja e transit në të cilën hyjmë në ato momente, është një gjendje natyrale e trupit dhe vetëm me pak drejtim ne rrjedhim vet brenda këtij proçesi.

 

Meditimi & vet- hipnoza janë praktikuar për mijëra vjet dhe qëllimi i tyre ka qënë të ndihmojnë njerëzit që të kuptojnë thellë forcën mistike e të shenjtë të jetës, por në ditët e sotme përdoret për relaksim dhe menaxhim të stresit.

 

Transi është konsideruar si mjekësia e mendjes –trupit-shpirtit. Gjatë tij ne zbusim rrjedhën e fuqishme të mendimeve të grumbulluar dhe të shkaktuara nga stresi, proçes që çon drejt mirëqënies fizike dhe emocionale.

 

Ja një mënyrë e thjeshtë:

Po jap një mënyrë se si të hyni në gjendje relaksi për të ndihmuar veten. Çdokush mund ta arrijë, përjashtohen këtu vetëm njerëzit të cilët vuajnë nga epilepsia ose kanë element psikotik.

 

  • Ulu ose shtriu në një pozicion të rehatshëm. Merr frymë thell dhe ngadalë.
  • Vizualizo një situatë, një person ose një mendim që iu bën të ndiheni ankthioz, të stresuar dhe të tensionuar.
  • Ndërsa vepron kështu mund të shikosh fytyrën e personit në vendin ku ke frikë të shkosh apo thjesht një re të zezë. Ku e shikon këtë figurë stresante? Ndodhet sipër teje, anash apo përpara? Si duket? Është e madhe apo e vogël, e zezë apo e ndritshme? A ka ngjyra të caktuara?
  • Tani fillo ta zvogëlosh pamjen stresuese. Vazhdo ta zvogëlosh, derisa të bëhet aq e vogël sa ti mezi mund ta mbash në pëllëmbën e dorës. Shtrije krahun përpara teje dhe vendose pamjen në pëllëmbën e dorës.
  • Në qoftë se stresori ka një zhurmë karakteristike ( si zë apo zhurmë trafiku), dëgjoje të bëhet më e vogël dhe më e butë. Ndërsa vazhdon të zvogëlohet, zëri ose zhurma bëhet pothuajse e padëgjueshme.
  • Tani pamja stresuese bëhet kaq e vogël, saqë mund të mbahet në gishtin e dytë. Shikoje të zvogëlohet aty derisa të shëndrohet në një pikëz të vogël dhe pastaj të zhduket.
  • Zakonisht ky ushtrim është zbavitës si dhe relaksues, ndërsa stresorët e frikshëm zvogëlohen, derisa më në fund zhduken.

Disa sinjale paralajmërues të stresit 

 

Reagimi lufto-ose-vrapo, përdoret për të përshkruar reagimin automatik të trupit kur ndodhemi përpara një kërcënimi apo rreziku. Ky është një reagim primitive që na jep fuqi, forcë dhe shpejtësi për t’i shpëtuar kërcënimit fizik.

Ky reagim është kompleks duke përfshirë ndërveprimin ndërmjet shumë organeve dhe sistemeve në trupin tonë.

stresi dhe menaxhimi

 

 

 

Simptomat fizike

 

Simptomat e sjelljes

 

Simptomat emocionale

 

Simptomat  konjitive

 

Dhimbje koke

Dhimbje stomaku

Djersitje të pëllëmbave

Duar dhe këmbë të ftohta

Marrje mendsh

Lodhje e shpejtë

Tension muskular

Dhimbje mesi

Qafë & shpatulla të tendosura

Mostretje

Rrahje të shpejta të zemrës

Frymëmarrje e shkurtër

Nervozizëm dhe shqetësim

Kapsllëk

Diare

 

Pirje e shumtë e duhanit

Dhënie urrdhrash

Ngrënie e pakët/

e shumtë

Qëndrim kritikues ndaj

të tjerëve

Nevrik dhe gjaknxehtë

Zvarritje e gjerave

Gjumë i tepërt ose i pakët

Ngarje e makinës shumë shpejt

Kërcëllitje e dhëmbëve

Teprim i alkooholit

Paaftësi për të mbaruar punët

Ngrënie e thonjëve

I shqetësuar

 

Mërzitje nga gjëra jo

të rëndësishme

Ankth

Mërzitësi

Nervozizëm

Irritueshmëri

Ndjenja e “të shteruarit”

Ndjenja e pafuqisë

Qarje e shpeshtë

Mbivlerësim i tensionit

Inat

Vetmi

I palumtur/depresion

Humor i ulët

Ndiesia e të pambrojturit

 

Pamundësi për të menduar qart

Vështirësi në koncentrim dhe fokusim

Harresë

Mungesë krijimtarie

Pritje nga të tjerët

Paaaftësi për të marrë vendime

Shqetësim i vazhdueshëm

Mungesë humori

Të qënurit vetkritikues

Të qënurit pesimist

 

 

stresi dhe menaxhimi

 

Ushqimi është një nga mënyrat më të rëndësishme që ndikon në mirëqënien fizike dhe mendore. Kohët e fundit është arritur që edhe depresioni mund të trajtohet me dieta dhe ushqime të caktuara. Dallojnë qartë njerëzit që dinë të ushqehen dhe që tregojnë kujdes për veten. Mënyra e të ushqyerit ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në mënyrën se si ndihet trupi, i cili është perfekt në reagimet e tij. Sa më mirë të dimë t’i dëgjojmë dhe kodojmë sinjalet e tij, aq më të lehtë do ta kemi për ta kuptuar.

Nëse hamë ushqimin e duhur dhe në sasi të caktuar, atëherë trupi do të na e japi sinjalin që ndihet mirë dhe i lehtësuar, në të kundërt do të na e japi sinjalin që do ndihemi të lodhur.

 

Disa mënyra për të menaxhuar stresin:

 

  1. Të përcaktosh stresorët dhe të punosh për t’i larguar ose t’i menaxhuar;
  2. Mëso të thuash JO
  3. Qëndro larg njerëzve negativë
  4. Merr kontrollin e situatës në të cilën ndodhesh
  5. Largohu edhe nga situatat e “nxehta” të politikës

 

  1. Të ndërgjegjësohesh për situatën në të cilën ndodhesh;
  2. Fillo të flasësh për situatën në të cilën ndodhesh dhe jo t’i zjesh të gjitha brenda vetes.
  3. Përpiqu të jesh më asertiv: të thuash atë që mendon pa u bërë agresiv
  4. Të menaxhosh kohën më mirë

 

  1. Të përshtatesh;
  2. Shiko gjithë pyllin dhe mos u humb nëpër gjethe apo dega (nuk duhet të fokusohesh vetëm te detajet e vogla të situatës)
  3. Fokusohu në gjërat positive
  4. Përshtat standardet me situatën në të cilën ndodhesh

 

  1. Shiko në një tjetër këndvështrim gjërat, të cilat nuk mund t’i ndryshosh;
  2. Përpiqu të mos i kontrollosh ato që nuk mundesh
  3. Lëre veten të lirë të përshtatet me situatën pa paragjykuar
  4. Përpiqu të falësh
  5. Lëreni të shkuarën të iki dhe fokusohuni te e tashmja: Mindful!

 

  1. Të gjesh kohë për kënaqësi; (Kjo është e lirë, gjithësecili zgjedh mënyrën e vet)
  2. Ec në natyrë
  3. Tako dikë që të sjell humor
  4. Bëj një banjë të ngrohtë
  5. Bëj seks
Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0