Në jetë, duket sikur vetëm ndodhitë e mëdha na trembin, na ndryshojnë, na japin energji, na habisin apo mund edhe t’na tjetërsojnë!
Por jo pak herë harrojmë dhe zhytemi në përditshmërinë tone, duke u përfshirë si rryma e një lumi që rrjedh e merr me vete gjithçka qe i del përpara. Mirëpo kur futemi në lumë për t’u larë, padashur gjendemi në rrjedha të qeta apo të vrrullshme të tij, në vende të cekta apo edhe në vorbulla që ndoshta mund të jenë të frikshme.
Shpesh hyjmë në të, ku mund të jemi me njerëz të tjerë, por mund të ndodh qe edhe të jemi vetëm. Në rastet kur jemi me të tjerë, do të na duhet patjeter të shikojmë dhe të ndikohemi nga reagimi i të tjerëve, të përballemi me frikërat tona dhe të detyrohemi nga rrethanat të bëjmë edhe sjellje të cilat nuk do të kishim mundur t’i bënim në situata të tjera.
Ky është udhëtimi një dite të zakonshme nga jetët tona. Në ditët më diell jemi të gjithë të lumtur e jemi në breg të lumit të qetë e të gëzuar, mund të silliemi më me qetësi edhe me të tjerët, ndërsa në ditët e rrëmbyera të lumit, në mënyrë të befasishme del dhe shfaqet personaliteti ynë i vërtetë dhe në këto rrethana e pavetëdishmja fillon dhe reagon më fort sepse tashme e vetëdishmja e ka humbur forcën për të mbrojtur dhe kamufluar veten. Dhe ja ku shfaqemi të vërtete: del më në fund vetja jonë!
A do të ikim me nxitim dhe të shpëtojmë veten apo do të shikojmë përreth, nëse dikush ka më shumë nevojë për ne?! Ka njerëz të cilët mund të kenë edhe mundësi për të dhënë ndihmë dhe përsëri rrinë larg dhe nuk marrin përsipër asgjë dhe raste të tilla ka pa fund, ndërkohë ka edhe të tjerë si bashkëshorti sirian, i cili pasi nxorri gruan e vet nga barka dhe e siguroi, hoqi jelekun e shpëtimit dhe ia dha një femre tjetër sepse mendoi se vet do t’ia dilte mban në valët e detit.
Nëse ndodhemi në një situatë të tillë dhe jemi vëzhgues, cilën sjellje do të brendësonim? Cila ka më shumë vlera për në qëniet njerëzore?! Përditë jemi në udhëtimin jetë! Do të shoqërohemi, do të shkëputemi, do të ndahemi në degëzimet të ndryshme të lumit jetë, por ajo që ka ma shumë vlerë është përjetimi, ajo që ndjejmë ngelet përgjithmonë!
Përjetimi është energji e cila do të ndikojë dhe do të ndryshojë jetën e personit që e jep, po ashtu edhe të atij që e merr.
Njëlloj si rrjedha e një lumi që vazhdon çdo ditë rrugëtimin e tij edhe nëse del dialli dhe ka shi e furtuna, ashtu ështu edhe jeta, ka vazhdimësinë e saj e rrethuar nga njerëzit e njohur e të panjohur, të rinjë në këtë rrugëtim apo ndoshta të ritakuar pas një shkëputjeje.
Gjatë rrugës së jetës takojmë njerëz pa fund, disa i takojmë thjesht për pak kohë, e disa të tjerë na shoqërojnë në rrugëtimin tonë, por natyrshëm lind pyetja: A mësojmë ne prej tyre apo thjesht i imitojmë sepse duam të jemi “si ata”?! Sa shpesh gjendemi dhe përballemi me njërëz të cilët i admirojmë për mirësinë, vlerat dhe sjelljet e tyre të cilat do të donim t’i kishim edhe ne. Apo në raste të tjera kur ka brenda një imitim fallco, pasi e kemi parë dikur dikë që ka pasur sukses nga një sjellje e caktuar dhe po atë gjë do të arrijmë edhe ne nëse sillemi në të njëjtën mënyrë!
Megjitatë ajo që nuk është e vërtetë dallon gjithmonë sepse fallcititeti i zbeh të gjitha vlerat e sjelljes apo veprimeve, ndaj herët apo vonë gjithëkush do të dali në gjenezën e vet dhe atëherë kalaja prej rëre do të shëmbet lehtësishtë nga vala e ujit.
Jetojmë në një kohë ku njerezit rendin drejt formës e ku vlerësohet më tepër fasada sepse ajo është e dukshme, por unë ende vazhdoj të besoj thellë se njeriu ka nevojë për atë që është e padukshme, për atë që ndihet dhe që nuk mund ta shprehësh me fjalë, për atë të cilën ti e përjeton dhe të bën të lumtur, për atë ndiesi e cila të bën të besosh se qënia njerëzore është e tillë, e bukur në shpirt.
Në lundrimin e jetës do të ketë patjetër rryma shumë të forta, ndoshta edhe shkatërruese, por ne jemi dizajnuar në mënyrë të atillë që t’i bëjmë ballë këtyre sfidave sepse ne jemi lumë, të cilit sado pengesa t’I vënë përpara përsëri do të përfundoj në destinacionin e vet, në det!!!