Çfarë e shtyn një djalë të ri, të pashëm dhe të shkolluar që e bënë jetën e vet, të kthehet në një murg budist?
Ai është i qetë dhe gjithmonë duke buzëqeshur. Ti i bën pyetje dhe ai, Monk Pastura nuk heziton të përgjigjet. Ti lë takim dhe ai është 10 minuta përpara duke të të pritur, ti i kërkon intervistë dhe përgjigja është “po”, ti i kërkon fotografi, por nëse je femër ke një problem të vogël, të duhet një mashkull në mes teje dhe murgut.
Monk Pastura është një djalë tajlandez, i cili së bashku me një prej shokëve të vet shkojnë dhe udhëtojnë në çdo cep të botës me qëllimin e vetëm, të qetësojnë shpirtrat njerëzor përmes meditimit!
Erdhi në Shqipëri për herë të parë, por edhe me fatin që këtu nuk ka qënë një i tillë më parë (të paktën nga aq sa dihet) KËSHTU QË PËGJEGJËSIA ISHTE AKOMA MË E MADHE. Shkoi kudo që e kërkuan në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe u ndje mirë nga çdo mirëpritje që ju bë.
Jeta për atë është e thjeshtë, ndërsa për ne një kurjozitet. Ngrihet çdo ditë në orën 4:30 të mëngjezit dhe në orën pesë fillon meditimin. Ha mëngjesi gjithmonë në të njëjtin orar deri në orën tetë dhe më pas drekën çdo ditë deri në orë një, duhet ta kishte mbaruar së ngrëni. Ulet në një tavolinë vetëm, i serviret ushqimi, mbyll sytë dhe mediton për disa minuta përpara se të filloj, ndan çdo ushqim që është i tepërt me ata që e shoqërojnë. Për ne është bezdisje që duhet të shqetësohemi kaq shumë që ai të haj në të njëjtin orar, por për Pasturën është disiplinë e trupit, shpirtit dhe mëndjes sepse ai është në shërbim të njerëzimit.
Dita vazhdon me të gjitha impenjimet e tjera, por për meditimin gjendet gjithmonë kohë. Pastrimi shpirtëror dhe lartësimi i vetes bëhet çdo ditë dhe është proçes në vazhdim.
Nëse unë i bëj pyetjen se si do të ishte bota nëse do të ishim të gjithë monk budit, më përgjigjet thjesht:- shumë e paqtë. – Ju keni një koncept të gabuar për monkët, – shprehet ai, -sepse mendoni që ne nuk punojmë, por përkundrazi jemi gjithmonë diku duke punuar dhe pa pritur shpërblim për punën e bërë.
Ata nuk kanë lekë nëpër duar, gjithçka është e organizuar në mënyrë perfekte që i vetmi shqetësim i tij të jetë përhapja e qetësisë kudo që shkon.
Nuk ka problem për atë, nëse ti je myslyman, i krishterë, budist, pagan apo ateist. Të gjithë mund të meditojnë për t’u lidhur me veten dhe të ndalojnë për një moment, të marrin frymë dhe të qetësohen.
Shtrati i tij është prej druri, po ashtu edhe jastiku.Veshja është e njëjtë, e cila ndërrohet çdo ditë dhe ka ngjyrë në portokalli të ndezur, por mund të jetë edhe kafe deri në të kuqërremtë. Kjo sepse është ngjyrë e ndezur dhe ju ka shërbyer si mbrojtje nga kafshët në pyll.
Një nga pyetjet e përhershme ishte: -A martoheni ju? Përgjigja shumë e qetë dhe e qartë: -JO. Këtë e kishte vendosur me vullnetin e tij të lirë sepse rreth moshës 29-vjecare shumica e djemëve hyjnë në manastir, për pak ditë deri në tre muaj, me qëllimin e vetëm që të përgatiten për të qënë më të mirë përpara se të martohen. Në atë periudhe ai tregoi se ka pasur një jetë kaotike, me shumë zhurmë (punonte dixhej ), kishte pasur në jetë problematika si çdo njeri me të dashurat e veta, punonte fort por nuk ishte i lumtur. Ditët e para ishin të parehatshme derisa filloi ngadalë të qetësohej dhe të clirohej nga streset e jetës së përditshme. Kur kishte shkuar në një burg në Brazil ata e kishin pyetur se çfarë bënte e më në fund kishin thënë se ai ishte ashtu i burgosur si ata. Ndërsa buzëqesh, ai përgjigjet se liria fillon dhe mbaron brenda vetes, se ti mund të jesh edhe në burg e të jesh i lire dhe anasjelltas.
-Po pjesa biologjike? -guxova unë si me marifet ta pyesja se si përballet? -Mendja është ajo që drejton dhe komandon gjithçka, -më tha e megjithatë unë përsëri nuk jam akoma shumë e sqaruar në këtë pikë. Ndoshta do më duhet edhe pak kohë që ta kuptoj.
Jetesa e tij është shumë e thjeshtë e me kuptim, dhe buzëqesh kur secili nga ne i bënte pyetje se si t’i menaxhojmë ankthet e jetës së përditshme. -Për aq orë sa ti mediton, -i thotë dikush, -unë kam ditën e punës. -Po edhe unë punë e kam,- përgjigjet ai, -por di se si të jetoj në të tashmen dhe të mos shqetësohem për të ardhmen.
Isha aty duke medituar më një grup mësuesish në një ambjent jashtë ku frynte pak erë. Të gjithë me sytë e mbyllur meditonin , ndërkohë dëgjohet përplasja e një mbajtëse kartoni e cila ishte sipër kokës së tij. Hapa sytë të “kontrolloja situatën”, por shikoj monkun që vazhdonte më qetësinë e tij , me sytë e mbyllur dhe me njerëzit përreth që ishin trembru se çfarë po ndodhte. I mbylla sytë e vazhdova, por nuk ndejta pa pyetur, se si ai nuk lëvizi dhe nuk reagoi as më hapje të syve. Qetësia ishte pjesa që kishte arritur pas kaq shumë kohe në paqje me veten.