- Çfarë më jep kuptim?
- Çfarë më ofron stabilitet?
- Çfarë më lejon të jem versioni më i mirë i vetes?
Pse puna që duam nuk na bën gjithmonë të lumtur? “Bëj atë që do dhe nuk do të punosh asnjë ditë në jetën tënde.”Të gjithë e kemi dëgjuar këtë thënie. Është kudo: në fjalime motivuese, në biografi sipërmarrësish të suksesshëm, në postime në LinkedIn. Mesazhi është i thjeshtë dhe joshës: nëse gjen pasionin tënd dhe e shndërron në profesion, lumturia do të vijë vetë.Por sa e vërtetë është kjo? A janë të lumtur ata që e kanë shndërruar pasionin në profesion? Kur hobi bëhet detyrëImagjino që të pëlqen të pikturosh. Është hapësira jote e qetë, ku koha ndalon dhe ti gjen paqe. Pastaj vendos ta kthesh në profesion. Atë që e bëje me kënaqësi, tani duhet ta përfundosh brenda një afati kohor. Kreativiteti duhet të prodhojë të ardhura. Çdo pikturë duhet të jetë “e shitur”, çdo vepër duhet të pëlqehet, të klikojë, të konvertohet.Dhe diçka ndryshon tek ti.Kjo ndodh sepse kur pasioni shndërrohet në profesion, ka një tjetër logjikë nga pas. Nuk krijon më kur të vjen frymëzimi, por kur të kërkon klienti. Nuk eksperimenton më lirshëm, sepse eksperimentet nuk paguajnë qiranë. Hobet kanë nevojë për liri; puna kërkon rezultate. Presioni i përsosmërisë“Pse nuk jam i lumtur? Unë po bëj atë që gjithmonë kam dashur.”Ky presion i brendshëm është shterues. Ndihet sikur nuk ke të drejtë të ankohesh, sepse “ti e zgjodhe këtë”. Të tjerët të kujtojnë sa me fat je, ndërsa ti përballesh me ankth, pasiguri financiare ose thjesht lodhje kronike. Pasioni nuk të imunizon nga stresi, madje shpesh e bën më personal. Iluzioni i një identiteti të vetëmKëshilla “gjej pasionin tënd” nënkupton se ekziston një gjë e vetme që do të të plotësojë. Por njerëzit nuk janë njëdimensionalë. Mund të të pëlqejë muzika dhe matematika. Mund të duash shkrimin, por edhe kopshtarinë. Të detyrosh veten të përkufizohesh nga një pasion i vetëm do të thotë të shtypësh pjesë të tjera të vetes.Për më tepër, interesat ndryshojnë. Ajo që të entuziasmon në të njëzetat mund mos të të thotë asgjë në të dyzetat. Kur identiteti dhe siguria ekonomike lidhen me një pasion, ndryshimi bëhet i frikshëm:
“Po nëse nuk më pëlqen më kjo? Çfarë bëj me vitet që investova?” Realiteti përtej pasionitKënaqësia në punë nuk varet vetëm nga çfarë bën, por si dhe ku e bën. Kushtet e punës, marrëdhëniet me kolegët, menaxhimi, balanca jetë–punë, siguria financiare, ndjenja e vlerësimit; të gjitha këto kanë peshë të madhe.Një fotograf i talentuar që punon 80 orë në javë, me klientë abuzivë dhe pa stabilitet, nuk do të jetë domosdoshmërisht më i lumtur se një kontabilist në një mjedis mbështetës me orar fleksibël. Pasioni është përbërës, jo recetë. Rruga e trefishtëNuk mjafton një pyetje e vetme: “Çfarë më pëlqen?”
Është mirë po ashtu të pyesim:
