Dashuria konsiderohet si ndjenjë e dalë nga zemra dhe e ardhur nga shpirti, ndërsa obsesioni shikohet si ndjenjë “çmendurie”.  Edhe pse dashuria dhe obsesioni kanë element të përbashkët ato nuk mund të jenë asnjëherë e njëjta gjë.

Dashuria është ndjenjë, një emocion i brendshëm që një njeri e përjeton dhe i rrjedh natyrshëm për dikë tjetër. Dashuria ka brenda vetes dëshirën për t’u kujdesur, për suport dhe për të dhënë pa kushte, ndërsa obsesioni është vetëm një ide fikse kur personi nuk mund të mendojë dhe të përjetojë afeksion.

Mos të harrojmë se dashura është ajo ndjenja kur njeriu dëshiron më të mirën për atë që dashuron, dëshiron ta shikojë të lumtur edhe nëse ai/ajo nuk është pjesë e jetës së tij/saj. Në të kundërt obsesion dëshiron  tjetrin ta posedojë vetëm për vete dhe dëshiron ta ketë të dashurin/dashurën gjatë gjithë ditës përkrah vetes.

Ai që dashuron i jep prioritet ndjenjave dhe dëshirave të tjetrit, ndërsa personi posesiv shqetësohet vetëm për ndjenjat e veta. Dashuria e bën dikë të bukur, ndërsa atë që është obsesiv e bën të duket “i besdisshëm” në sy të të tjerëve.

Dihet që në dashuri njeriu ndihet i lirë dhe merr frymë lirisht, mirëpo nëse është i kondicionuar nga tjetri ndihet totalisht i burgosur në kafazin e krijuar mendërisht prej tjetrit.

Në emër të dashurisë edhe xhelozisë i jepet ngjyrim i bukur, por kur dy njerëz dashurojnë ata kanë besim te njëri – tjetri, ndërsa me personin obsesiv ndodh ndryshe, ai do të dijë çdo detaj te jetës së tjetrit sepse mungesa e besimit është pika që bën të calojë kjo marrëdhënie.

Fatëkeqsisht, dashurisë obsesionale i është dhënë konotacion pozitiv duke e quajtur dashuri romantike në romane, media apo filma. Të gjithë i referohemi Romeos dhe Xhulietës si martirë të dashurisë…

Në fillim të një marrëdhënieje duam që të ndihemi një me personin e dashuruar, por ndërsa këto ndjenja fillojnë të bëhen të lodhshme për njërin nga partnerët, atëherë fillon obsesion dhe ti ndien se po të shkurtohet frymëmarrja, se hapsira jote është kufizuar dhe se mendimet e tua po kontrollohen. Dashuria obsesionale është mbytëse dhe torturuese. Asnjëherë nuk e di se si të sillesh sepse në të gjitha mënyrat je gabim; ti nuk je më vetvetja dhe dëshiron të qetësohesh nga ky makth duke u përpjekur të gjesh mënyrën e duhur për të bindur partnerin/partneren.

 

Dashuri e shëndetshmeDashuri jo e shëndetshme
Respekt për veten 

 

Hapsirë për t’u rritur si emocion, i përbashkët

 

Hapsirë dhe liri për të takuar edhe njerz të tjerë, miq e të afërm

 

Dëshirë për partnerin që të ketë siguri te vetja

 

Besim në marrëdhënie dhe te partneri

 

 

Bashkëpunim, kompromis dhe zgjidhje e problemeve së bashku

 

Liri në intimitetin e partnerit

 

Marrëdhënia e shëndosh përballet më të gjitha aspekter e jetës reale

 

Kujdes për veten; gjendja emocionale nuk varet nga ajo e partnerit

 

Dashuri dhe jo zgjatim i tjetrit

 

 

Seksi është pasion dhe shprehje e dashurisë

 

 

 

Dëshirë për të kaluar edhe momente vetëm

 

 

Jetë rreth një cikli dashurie, sigurie dhe përmbushjeje

 

Komunikim dhe biseda të bazuara në mirëkuptim

I/e obsesionuar me marrëdhënien 

 

Dëshirë për siguri, kërkesë për të vërtetuar dashurinë si rezultat i frikës së humbjes së objektit të dashurisë dhe frikës nga vetmia

 

Përfshirje totale, jetë sociale e limituar, lënie pas dore e miqëve dhe njerëzve të dashur.

 

Frikë nga ndryshimet e partnerit

 

Xhelozi, posesivitet dhe frikë nga kompeticioni,

 

Fajësimi i tjetrit, manipulim pasiv ose agresiv

 

 

Përpjekje për të ndryshyshuar imazhin e tjetrit

 

Marrëdhënia bazohet në iluzione dhe shmangien e ngjarjeve të padëshirueshme

 

Pritshmëria se partneri është ai që duhet t’i zgjidhi problemet

 

Konfuzion, i obsesionuar me ndjenjat dhe problemet e tjetrit

 

Presion për marrëdhënie seksuale nga frika, pasiguria dhe nevoja e menjëherëshme për konfirmim

 

Pamundësi për të përballuar ndarjen (për një periudhë të shkurtër)

 

Jetë rreth një cikli dhimbjeje dhe zhgënjimi

 

 

Biseda të bazuara në akuza, mbrojtje ose manipulim

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0