Çfarë është hipnoza? 

Ne të gjithë kemi përjetimet tona gjatë ditës, kur përqëndrohemi shumë në një aktivitet, mendim apo pamje, aq sa gjithçka rreth nesh bëhet më pak e rëndësishme. Çdokush mund të kujtoj momente kur është përqëndruar psh: në leximin e një libri, ndjekjen e një filmi ose të një sporti, ndërkohë që koha ka kaluar shumë shpejt edhe zhurmat përreth janë larguar nga sfondi.

I njëjti proçes fokusimi dhe përqëndrimi në një gjë, ndërsa lë gjithçka tjetër në sfond, ndodh edhe gjatë aplikimit të hipnozës për të arritur rezultate në terapi.

Hipnoza nuk është magji ose diçka jonatyrore apo supernatyrore, ajo thjesht përdor proçeset që ndodhin natyrshëm në mendjet tona.

Gjatë hipnozës ti duhet të përqëndrohesh në sygjestionime apo imazhe pozitive. Por nëse ti vendos të mos përqëndrosh vëmendjen në këto sygjestionime apo imazhe, nuk mund ta përjetosh hipnozën, pasi nuk mund të hipnotizohesh kundër vullnetit tënd.

Disa njerëz kanë frikë se do të “ngelen” të hipnotizuar, por ashtu si nuk mund të ngecni gjatë leximit të një libri interesant apo ndjekjes së një filmi të bukur, ashtu nuk mund të ngecni edhe në hipnozë. Ju mund të dilni prej saj kur të dëshironi.

 

Kur është zbuluar hipnoza?

Rreth 4000 vjet më pare, njerëzit i përdornin elemente të hipnozës në Egjipt, Greqi dhe Romën e lashtë për të pasur rrezultate në trajtimin e çrregullimeve të ndryshme. Fillesat e saj hipnoza moderrne i ka me punën e doktorit gjerman Franz Mesimer duke marrë dhe emrin mesimerizëm në shekullin XVIII.

Në shekullin XIX James Braid, i cili ishte kirurg në Mançester, vendosi emrin “Hypnosis” prej fjalës greke “Hypnos”, që do të thotë gjumë. Megjithatë hipnoza nuk është gjumë, edhe pse dikush që shikon një person të hipnotizuar do të mendoj se është në gjendje gjumi.

Hipnoza në ditët e sotme është integruar me terapitë psikodinamike dhe konjitiv-biheviorale, duke dhënë kështu rezultate më të larta dhe të shpejta.

 

Aplikimet e hipnozës

Ajo ka një shtrirje të gjerë në fusha të ndryshme si:

Hipnoza e skenës, ndodh ku principet dhe teknikat e hipnozës përdoren për të argëtuar spektatorët gjatë shfaqjeve, klubeve të natës dhe festave të ndryshme, ku njerëzit gjatë këtyre shfaqjeve duken qesharak. Kjo lloj hipnoze nuk lejohet të përdoret nga hipnoterapistët, të cilët e aplikojnë vetëm për efekt terapeutik dhe ndihmues te pacientët.

Hipnoza mjeksore dhe dentare, ku duket qartë mardhënia e fuqishme mendje-trup. Pacientëve mund t’u reduktohet frika apo ankthi gjatë trajtimit, të kontrollohet dhimbja e gjakëderdhja dhe plaga të shërohet më shpejtë.

Hipnoza kriminale, gjatë investigimeve kriminale kur nuk mund të sigurohet informacioni i duhur, pasi dëshmimtarët nuk mbajnë mend gjithë elementet e ngjarjes në mënyrë të ndërgjegjshme. Për shkak të natyrës së mendjes njerëzore (e vtëdijshme, e pavetëdijshme), kujtesa dhe detajet mund t’i shpëtojnë të vetëdijshmes, por jo të pavetëdijshmes njerëzore.

Hipnoza në edukim, ku ka qënë e suksesshme në proçesin e të mësuarit duke rritur përqëndrimin dhe ulur ankthin para provimit apo në trajtimin e fobive nga provimi.

Hipnoza në sport, që ndihmon në kontrollin fizik dhe përqëndrimin mendor të sportistit duke rritur performancën e tij. Përdorimi i vetë-hipnozës ndihmon sportistët të vizualizojnë gjithçka më parë duke rritur besimin në vetvete.

 Hipnoterapia, që ofron trajtimin e problemeve emocionale dhe të sjelljes, duke ndihmuar pacientin të shkëputet nga vetja me qëllim që të punohet me të pavetëdijshmen e tij.

Hipnoza aplikohet në:

  • Ndalimin e duhanit
  • Kontrollin e peshes
  • Ataket e panikut
  • Problemet seksuale
  • Pagjumësi
  • Relaksim
  • Fobi
  • Të folurit në publik
  • Rritjen e besimi në vetëvete
  • Menaxhimin e stresit dhe të inatit
  • Tensionin e provimeve
  • Ngrënien e thonjve
  • Sindromën e zorrës së irrituar

 

Jo detyrimisht duhet të keni probleme që të perfitoni nga hipnoterapia. Me anë të saj ti mund të përmirësosh dhe rrisësh produktivitetin në punë dhe jetën tënde private përmes:

 

  • Rritjes së motivimit
  • Uljes të nivelit të stresit
  • Përcaktimit qartë të qëllimeve
  • Shprehjes së potencialit tënd të plotë
  • Dashurin ë p ër veten
  • Vler ësimi I vetes
  • Fuqizimi i potencialit të brendshëm

 

 

Një ushtrim i thjeshtë

 

  • Imagjinoni një situatë, person, mendim apo ngjarje që nuk të bën të ndihesh mirë
  • Bëhe pamjen sa më të qartë
  • Pastaj filloni ta zvogëlosh
  • Ulni shkëlqimin e dritës së pamjes
  • Vini re ndryshimin e ndjenjave tua
  • Atëherë bëhe pamjen pak më të mjergulluar (të trubullt)
  • Shtyje këtë pamje largë në distancë derisa të bëhet një pikë e vogël në horizont, të zhduket ose të shëndrohet në një diçka që nuk të shqetëson më
  • Në distancë shikon një pamje tjetër shumë të këndshme
  • Vure re që pamja përmbanë ndjenja pozitive, konfidente, të sigurta për ty
  • Lejoje këtë pamje të vij afër teje
  • Bëje pamjen më të pastër dhe të ndritshme duke u përqëndruar te ndjenjat e tua pozitive
  • Lëre këtë pamje të vij kaq afër teje, aq sa të bëhesh pjesë e saj dhe të përjetosh këto ndjenja të mbrekullueshme që rriten rreth dhe brenda teje.

 

 

Shkëputja

 

Në hipnoterapi, përmes kësaj teknike, pacienti shkëputet nga vetja dhe bëhet më objektiv për mënyrën se si e shikon problemin. Nga ky pozicion pacienti është në gjendje të ndryshojë perceptimin e problemit dhe kur ky perceptim është ndryshuar ka një mundësi të madhe që të gjejë një zgjidhje për të, “mendja që është e aftë të krijojë problemin, është në gjendje që të gjejë dhe zgjidhjen e tij”. Ne të gjithë bëjmë shkëputje nga vetja shumë shpesh, kur kthehemi tek kujtimet apo momentet tona më të bukura dhe menjëherë ndihemi mirë.

Një nga teknikat e futjes në hipnozë apo disocimit është dhe vajtja në vendin e preferuar të relaksimit.

Në këtë rast pacientit i kërkohet të imagjinojë sikur largohet nga vetja, në një udhëtim të bukur drejt vendit të tij të preferuar të relaksimit, diku ku ai e ndjen veten të qetë dhe të sigurt, që mund të jetë një vend i imagjinuar ose real. Pacienti ndihet shumë mirë, i relaksuar dhe i qetë pasi askush dhe asgjë nuk mund ta shqetësojë. Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron, të sillet si të dojë dhe të jetë totalisht i lirë.Vendi i preferuar i relaksimit është një nga teknikat që pëlqehet nga të gjithë pacientët. Kjo është në të mirën e tyre duke ndihmuar në qetësimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Pasi pacienti të jetë i qetë dhe i relaksuar në këtë vend, terapisti fillon proçesin e terapisë.

 

 

Rast i reduktimit të ankthit nëpërmjet hipnoterapisë

 

Hipnoterapia Klinike është një terapi që përdor hipnozën për të shfrytëzuar fuqinë e të pavetëdijshmes në trajtimin e probleme të ndryshme psikologjike e mjeksore. Ndryshimet në vetëdije arrihen kur trupi është i relaksuar dhe mendja e hapur, e fokusuar dhe e ndjeshme ndaj sygjestionimeve pozitive, duke shkaktuar kështu përmirësime të sjelljeve dhe simptomave të padëshiruara.

Gjatë seancës së hipnoterapisë ju jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, dëgjoni gjithçka thuhet, mbani mend gjithçka që doni dhe jeni në kontroll gjatë gjithë kohës.

Hipnoterapia ka rezultate të larta në trajtimin e ankthit dhe atakut të panikut. Kështu “SF” u paraqit te hipnoterapisti me simtoma të ankthit dhe atake paniku. Ai nuk shoqerohej më me shokët e tij dhe ndihej i  lirë vetëm në familje. Megjithëse në punën që bëntë nuk i duhej të ishte në kontak me shumë njerëz, por gjithësesi ky djal 23 vjeçar e ndiente që diçka brenda tij duhej të ndryshonte.

Nëpërmjet hipnozës mundi të rikujtonte momentin e parë të atakut të panikut. Kishte qënë vetëm 11 vjeç kur kishte hyrë në një shkollë të re. Atëherë ai ishte tronditur dhe frikësuar sepse ambienti social ishte i ftohtë dhe formal, duke u ndjerë keshtu i humbur. Në ato momente ishte përpjekur të dukej sa mi i vogël dhe më i padukshëm që të mos binte në sy, por fatkeqsisht kjo sjellje nuk kishte funksionuar dhe ai ishte ndjerë i dobët para shokëve të shkollës për një kohë të gjatë. Që prej asaj kohe ishte përpjekur që gjithçka ai bënte të ishtë perfekte, me qëllim që të mos tërhiqte vëmendjen e të tjerëve.

Nëpërmjet hipnozës dhe regresionit (kthimit në të kaluarën), ai mundi të kuptonte shkakun e vërtetë të ankthit. Me anë të sygjestionimeve të drejtpërdrejta të bëra gjatë terapisë filloi të kishte kontroll mbi veten, të mos shfaqte atake paniku dhe të mund të frekuentonte ambjente të reja dhe të panjohura. Ai u ndihmua me anë të hipnozës të  shqyrtonte arsyet e ankthit dhe të rifitonte identitetin personal, filloi të ndihej mirë më veten dhe të jetonte në mënyrë më te plotë.

Ka shumë ngjarje që ne nuk mund t’i kujtojmë, por ato vazhdojnë të ndikojnë në jetën tonë të përditshme dhe  hipnoterapia është ajo që na ndihmon të kuptojmë këtë pjesë të fshehur të vetes duke sjellë njëherësh përmirësime të dukshme.

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0