Pasi ke investuar gjatë për t’i përmbushur të gjitha kriteret që ata kërkojnë, është bërë përzgjedhja dhe bindshëm ti ke fituar, menjëherë gjaku fillon të vëlojë nga gëzimi dhe ndihesh entuzjaste për eksperiencën e bukur që po ndërmerr.
Papritur të vjen një listë e gjatë me kërkesa që duhet t’i respektosh gjatë trajnimit, mirëpo nga entuziazmi ty nuk të bëjnë përshtypje fare, madie të duken shumë të thjeshta për t’u plotësuar.
Pret biletën, bën edhe disa kërkime të shpejta për vendin, për ambientin dhe padyshim edhe për vendet ku do të shkosh të vizitosh, por edhe të blesh. Nisesh. Ndërkohë pas orësh të gjata udhëtimi, befas mbërrin në një vend ku gjithçka të duket ndryshe, gati e paparashikueshme. Ndërsa ajo që të bën më shumë përshtypje në atë ambjent patjetër që janë njerëzit, të cilët janë shumë të qetë dhe të sjellshëm dhe ti ndihesh e mirë se arrdhur.
Pasi je takuar me grupin, nis përsëri udhëtimin për diku shumë larg, në veri të Tajlandës, në mes të maleve, në një fshat të bukur dhe të qetë ku dëgjohen vetëm zogjtë dhe gjinkallat dhe ti mrekullisht përhumbesh mes tyre. Vendi është një parajsë e vërtetë, ku aty gjithçka të magjeps dhe dukesh sikur je shpërngulur në një tjetër botë, e ndërsa qetësisht je zhytur në natyë e në relaks.
Merr dhomën tënde dhe mënjëhërë fillon aktivitetin për t’u njohur me gjithë të tjerët nga e gjithë bota, të cilët për atë kohë do të jenë njerëzit e tu më të afërm, por ndoshta në të ardhmen mund të bëhen edhe miq të mirë.
Mëson rregullat kryesore dhe veçanërisht oraret, të cilat duhet të zbatohen me përpikmëri. Aty, gjithçka funksionon në një koherencë të plotë, por ajo që gjithëkush e thekson me zë të lartë është SABAI (pra ti i kryen të gjitha aktivitetet me buzëqeshje dhe me gjendje të qetë).
Murgjit e tempullit na thonin se dita fillon kur shtrihesh në krevat, pra ti duhet të shkosh e qetë, me mendje të pastruar sepse kjo do të të ndikojë gjatë natës në të pavetëdijshmen tënde dhe gjendjen se si do të zgjohesh në mëngjes.
Në orën pesë të mëngjesit ti dëgjon një zë që kalon dhe ndalon në çdo derë duke të uruar mirëmëngjes, e cila nuk largohet nga dera jote nëse nuk ngrihesh nga krevati për të ndezur dritën, pasi e di që nëse nuk ngrihesh menjëherë, ka të ngjarë të kthehesh nga ana tjetër dhe të vazhdosh sërish gjumin. Rregullon krevatin, kryen edhe aktivitetin tënd të mëngjesit dhe në 5:25 duhet të jesh ulur në dhomën e meditimit, gati për meditimin e mëngjesit e nga ku do të fillosh të shpërndash dashuri për njerëzit që ke përreth, për banorët e fshatit, për banorët e tajlandës dhe pastaj fillon dhe e zgjeron rrethin për të gjithë botën. Pra, ky ishte qëllimi i meditimit të mëngjesit! Ndërkaq, kur nuk binte shi, ndodhte që meditimi të bëhej jashtë në natyrë, përballë me malin me një pamje magjepëse, me një fllad që kur filloje frymëmarrjen të bënte të ndiheshe e freskët dhe të përhumbeshe në qendër të vetes.
Kalonte një orë dhe ti e kuptoje vetëm kur dëgjoje zërin e qetë dhe të relaksuar të murgut që të ftonte të hapje sytë dhe të përgatiteshe për ushtrimet e jogës në mëngjes.
Në këtë mënyrë ti vazhdoje të ishe sërish në kontakt me trupin dhe mendjen tënde. Pas atij relaksi të shumëdëshiruar, ti nxitoje të haje mëngjesin pasi ndiheshe e uritur sepse kishe ngrënë që nga dreka e kalua.
Rifilloje sërish meditimin dhe leksionet, të cilat nuk i ndjeje kur fillonin dhe vetëm kur arrinte ora njëmbëdhjetë ti kishe rradhën e punëve të ambjentit deri në 11:30 ku ishe duke pritur drekën, pak pushim ose ecje dhe përsëri meditim për pastrimin tënd të brendshëm, për të vendosur kontaktin me veten dhe për të investuar aty ku shumicën e kohës harron të kthehesh.
Vazhdonin aktivitetet jashtë ambientit, ndërsa ti nxitoje të pije një lëng frutash që ishte e vetmja gjë për darkën tënde dhe riktheheshe sërish për meditim. Tanimë nuk ndjeje se sa ishte ora e se sa minuta kishin mbetur, madie filloje të mos ndjeje edhe trupin tënd dhe të ishe totalisht e relaksuar dhe e përqëndruar në qendër të vetes. Nga dëshira e madhe që kishim, për të marrë sa më shumë nuk përfundonim në orën nëntë kur ishte orari, por qendronim deri në 9:30-9:45. Theksoj këtu se askush nuk mund të ngrihej nëse murgu nuk largohej i pari dhe murgu asnjëherë nuk ngrihej nëse pyetjet tona vazhdonin, ai vazhdonte të përgjigjej me qetësin e tij.
Kjo ishte vërtetë një eksperiencë fantastike, ku ti nuk lodheshe nga ato që merrje dhe mësuesi nuk lodhej duke të dhënë informacione sepse shikonte studentë, të cilët kishin të përfshirë aty totalisht të gjitha shqisat e tyre.
Pasi përfundoje nxitoje të shkoje në dhomë sepse kishe disa detyra të vogla shtëpie dhe ti e dije që në orën 4:50-5:00 do dëgjoje përsri zërin: good moning! I cili nuk do të largohej pa u ngritur ti nga krevati!
Sidoqoftë, ishte një eksperiencë në të cilën realisht u ndjeva e trembur për faktin se nuk do të arrija aty ku dëshiroja, mirëpo aty nuk të shtynte askush, ti ecje në ritmin dhe dëshirën tënde të brendshme. Ti ishe në qetësinë dhe reflektimin tënd të brendshëm, ritëm që vetëm ti e dije se si duhet të ishte.
Aty, ishe e rrethuar nga njerëz të qetë dhe të urtësuar, nga njerëz që të mësonin se:
nuk ka rëndësi se sa herë bie, por e rëndësishme është se sa herë ngrihesh, e madie të ngrihesh fuqishëm!
Ti rrethoheshe nga njerëz të cilët të mësonin se cikli yt i jetës do të përmbushej, por në të njëtën kohë ti ke focën dhe vullnetin për t’i ndryshuar gjërat dhe për të arritur atë që dëshiron!
Karma do të plotësohet, por mos harro se ti ke forcën për ta pastruar atë sa më shpejt të mundesh!