Kur e takova Fleurën për herë të parë, nuk isha në gjendje të merrja vendime dhe ato që merrja nuk ishin të duhurat për mua. Isha duke kaluar një periudhë të keqe pas mbarimit të një lidhjeje 5-vjeçare. Braktisja nga partneri solli tek unë shumë pasiguri. Me ndihmën e Fleurës unë pata mundësinë të reflektoja për mirë në zgjedhjet e mia dhe të mund të përballoja problemet kur shfaqeshin. Tani jam më e lumtur, më e pavarur dhe me më shumë vetëbesim.