trajnime

NLP dhe Hipnoza Eriksoniane

psikologe, tirane

Dr. Fleura Shkembi

Gjuha e ndryshimit;

Trajnim në NLP dhe Hipnozë Eriksoniane

Yellow Brush

Në botën reale, nuk fiton gjithmonë ai që di më shumë por ai që komunikon më qartë dhe me më shumë ndikim.

Ky trajnim të jep teknika praktike të kuptosh strukturën e mendimit njerëzor dhe të ndërtosh komunikim që krijon besim dhe qartësi në çdo situatë — në punë dhe në marrëdhënie personale.

Programi është i certifikuar nga IBNIC, një bord ndërkombëtar akreditimi, dhe ndërtohet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë të NLP-së.

Kohëzgjatja

4 fundjava

Vendi

Tiranë

Çertifikim

IBNIC · Ndërkombëtar

"Trupi flet para se truri
të mendojë."

Leximi i sinjaleve jo-verbale

Teknikë
"Po, dhe..." në vend të
"Po, por..."

Hapja e dialogut

Trajnim në Tiranë

NLP

Kush përfiton nga ky trajnim?

Yellow Brush

Ky trajnim është perfekt për ty nëse:

  • Të ka ndodhur të mendosh “nuk po arrij ta shpreh atë që dua” ose “pse nuk po më kuptojnë?”, dhe dëshiron të mësosh si të krijosh më shumë besim, afrimitet dhe ndikim përmes fjalëve të tua.
  • Punon në shitje dhe e kupton që nuk mjafton vetëm produkti, por mënyra si krijon besim, si e lexon klientin dhe si e drejton bisedën drejt një “Po”.
  • Ofron seanca 1:1 dhe dëshiron të thellosh aftësinë për të dëgjuar, kuptuar dhe udhëhequr klientët drejt ndryshimit.
  • Vlerëson një certifikim ndërkombëtar që i jep seriozitet dhe peshë formimit tënd profesional.
  • Preferon një ambient të fokusuar, të qetë dhe me vëmendje reale ndaj individit, jo një trajnim masiv pa kontakt të drejtëpërdrejtë, ku individi humbet në turmë.
  • Është e rëndësishme për ty të trajnohesh nga profesionistë të certifikuar dhe me përvojë, si Dr. Fleura Shkëmbi.

Gjuha e ndryshimit; Trajnim në NLP dhe Hipnozë Eriksoniane

Yellow Brush

Për Dr. Fleura Shkëmbin, NLP dhe Hipnoza Eriksoniane janë pjesë thelbësore e punës së saj të përditshme me mendjen, emocionet, komunikimin dhe transformimin njerëzor.

Me formim në Psikologji Klinike dhe Edukim, studime në Hipnoterapi Klinike në Londër dhe certifikim si Life Coach në Hollandë në një program të thelluar me fokus NLP, ajo sjell në këtë trajnim një kombinim të njohurive profesionale dhe përvojës shumëvjeçare.

Sepse, ky trajnim nuk ka të bëjë vetëm me teknikat. Ka të bëjë me ty. Me mënyrën si mendon, si komunikon dhe si lidhesh me njerëzit. Me pjesën tënde që është e fortë dhe intuitive dhe me pjesën që ndonjëherë kërkon më shumë qartësi, siguri apo drejtim.

NLP star

PSIKOLOGE KLINIKE

NLP star

HIPNOTERAPISTE

NLP star

NLP PRACTICIONER

NLP star

LIFE COACH ICF

NLP

Vite eksperiencë

Individë

Trajnime dhe programe

Çfarë do mësoni?

10 teknika që do të përfitoni dhe do t'i përdorni menjëherë.

01

Ankorimi i gjendjeve emocionale

Si të krijoni dhe riktheni gjendje specifike emocionale te vetja dhe te të tjerët.

02

Modeli Milton i komunikimit

Përdorimi i hipnozës eriksoniane në mënyrë etike, për ndryshime pozitive.

03

Sistemet përfaqësuese

Si të përshtasni gjuhën me mënyrën si personi mendon dhe përjeton.

04

Modeli Meta i gjuhës

Si të zbuloni çfarë dikush vërtetë po thotë duke bërë pyetjet e duhura, me fjalët e duhura.

05

Kalibrimi i bashkëbiseduesit

Si të lexoni gjendjen emocionale të dikujt në 30 sekonda pa bërë asnjë pyetje.

06

Riformulimi i perceptimit

Si ta shihni një situatë nga një këndvështrim më i gjerë, pa minimizuar përjetimin apo emocionet.

07

Ndërtimi i raportit

Teknikat e pacing dhe leading që krijojnë besim të menjëhershëm.

08

Sugjestionet e fshehura

Metaforat, shembujt dhe sugjestionimet në komunikim.

09

Modeli Swish dhe teknika të tjera

Teknika të avancuara NLP që ndryshojnë reagimet automatike në pak minuta. [Niveli 2]

10

Integrimi në praktikë

Si t’i integroni këto mjete në praktikën tuaj profesionale. [Niveli 2]

Për kë është ky trajnim?

Transformim personal dhe profesional me NLP

Për veten dhe marrëdhëniet

Për këdo që dëshiron të përdorë teknika NLP dhe komunikim efektiv për të kuptuar më mirë veten, partnerin, familjen dhe njerëzit përreth.

  • Vetë-njohje më e thellë
  • Marrëdhënie më të shëndetshme
  • Menaxhim më i mirë i emocioneve
  • Komunikim & negocim pa konflikt

Për profesionistë

Për psikologë, coach, mësues, avokatë, menaxherë, shitës, mjekë; për këdo që punon nëpërmjet komunikimit të drejtëpërdrejtë me njerëz.

  • Mjete praktike për sesione 1:1
  • Teknikat NLP në punën profesionale
  • Komunikim më i thellë me klientin
  • Certifikim ndërkombëtar

Për studentë

Për studentë të të gjitha fushave që duan aftësi praktike në NLP, komunikim apo transformim personal.

  • Bazë e fortë praktike
  • Avantazh në tregun e punës
  • Aftësi komunikimi me klientë
  • Tarifë e veçantë studentore

Kalendari

8 ditë trajnimi. Në 4 fundjava.

Fundjava 1

3 - 4

Tetor

E shtunë & E diel
9.00 - 12.00

Fundjava 2

17 - 18

Tetor

E shtunë & E diel
9.00 - 12.00

Fundjava 3

31 - 1

Tetor, Nëntor

E shtunë & E diel
9.00 - 12.00

Fundjava 4

14 - 15

Nëntor

E shtunë & E diel
9.00 - 12.00

Ju nuk po blini një kurs. Po nisni një transformim.

Eksperiencë

Katër fundjava intensive ku nuk do të dëgjoni vetëm teori, do të përjetoni atë që mësoni. Çdo sesion trajnimi përfshin ushtrime konkrete dhe reflektim të drejtpërdrejtë. Do të largoheni me përvojë të prekshme, jo vetëm me shënime.

Ndryshim

Çdo pjesëmarrës përvetëson mënyra të reja për të komunikuar me partnerin, fëmijët, klientët dhe njerëzit e përditshmërisë, që nga java e parë. Nuk është njohuri për ta përdorur “një ditë”; është një mjet që mund ta përdorni menjëherë.

Komunitet

Bëhuni pjesë e një rrjeti profesionistësh që ndajnë të njëjtën gjuhë. Grupi mbetet i lidhur edhe pas trajnimit, me mbështetje, supervizim dhe miqësi reale.

Profesionalizëm

I certifikuar ndërkombëtarisht nga IBNIC dhe dizenjuar nga Dr. Fleura Shkëmbi, ky trajnim ofron është një vlerë të shtuar për profilin dhe karrierën tuaj.

Investimi

Tre paketa. Për një përvojë unike.

NLP star icon

Oferta Early Bird — kursim deri në €190

çmim i reduktuar për ata që regjistrohen më herët.

Përfundon më

31 korrik

Niveli I

Bazat e NLP-së & Hipnozës Eriksoniane

€280

Tarifë e plotë

12 orë · 2 fundjava · Pa certifikim

  • Modulet e Nivelit I
  • Praktikë në grup të vogël
  • Materiale dixhitale
  • Komunitet i ngrohtë dhe privat
  • Nuk ofrohet certifikatë

Niveli I + II

Paketa e plotë

€630

Early Bird

€440

Kursim €190 deri më 31 korrik

24 orë · 4 fundjava · Certifikim ndërkombëtar

  • Të gjitha modulet e Nivelit I dhe II
  • Rrugëtimi i plotë nga bazat te teknikat e avancuara
  • E-Book Digjital me materiale
  • Komunitet gjatë dhe pas trajnimit
  • Çertifikim ndërkombëtar

Niveli II

Niveli i avancuar në NLP & Hipnozë Eriksoniane

€350

Tarifë e plotë

12 orë · 2 fundjava · Certifikim ndërkombëtar

  • Vetëm për ata që kanë përfunduar Nivelin I
  • Modulet e avancuara Niveli II
  • Zbatim në kontekst profesional
  • Aplikim klinik dhe coaching
  • Praktikë në grup të vogël

Tarifë studentore

Ofertë e dedikuar për studentët· Vetëm 5 vende të dedikuara.

50% off

€220

Pyetjet më të shpeshta

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Yellow Brush

Për kë është i përshtatshëm ky trajnim?

Ky trajnim është për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë veten dhe të komunikojë më efektivisht me të tjerët. Është veçanërisht i vlefshëm për psikologë, coach, mësues, menaxherë, profesionistë të shitjeve, studentë dhe çdo person që punon ose ndërvepron vazhdimisht me njerëz.

Si mund të më ndihmojë NLP në jetën personale?

NLP ju ndihmon të kuptoni më mirë modelet tuaja të mendimit, emocionet dhe mënyrën si komunikoni. Kjo mund të sjellë më shumë qartësi, vetëbesim, marrëdhënie më të shëndetshme dhe aftësi më të mira për të përballuar situata sfiduese të përditshme.

Si mund të më ndihmojë NLP në punën profesionale?

NLP ju ndihmon të krijoni besim më shpejt, të komunikoni më qartë dhe të kuptoni më mirë nevojat e klientëve, kolegëve apo partnerëve. Aftësitë e fituara mund të aplikohen në seanca, takime, prezantime, negociata dhe çdo situatë ku komunikimi është thelbësor.

Çfarë nënkupton Hipnoza Eriksoniane në këtë trajnim?

Hipnoza Eriksoniane nuk është kontroll i mendjes apo hipnozë skenike si ajo që kemi parë në media. Është një qasje komunikimi që përdor gjuhën, metaforat dhe sugjestionet për të nxitur reflektimin, vetëdijen dhe ndryshimin pozitiv. Në trajnim, ajo mësohet dhe praktikohet në mënyrë profesionale, plotësisht të vetëdijshme dhe me respekt të plotë për personin.

Si mund të regjistrohem?

Për të rezervuar vendin tuaj, plotësoni formularin e regjistrimit ose na kontaktoni direkt në +355 69 2199 836 . Vendet janë të kufizuara për të garantuar një eksperiencë më cilësore dhe praktikë të personalizuar për çdo pjesëmarrës.

logo-middle-icon

Vetëm 20 pjesëmarrës. Vende të limituara për të garantuar cilësinë dhe interaktivitetin e programit.

Plotësoni formularin dhe ne ju kontaktojmë për të konfirmuar regjistrimin dhe detajet e pagesës.

    Paketa që ju intereson

    Profesioni / Statusi

    © Copyright 2026

    All rights reserved. Made by Andi Allushi

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0