Trajnime TË AKREDITUARA nga urdhri i psikologut
Analiza sasiore & cilësore
Trajner: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të përkufizojnë kërkimin shkencor dhe qasjet kërkimore, të përshkruajnë hapat e kërkimit shkencor, si edhe metodat e kërkimit sasior dhe cilësor.
Pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: natyra e kërkimit shkencor, hapat në kërkimin shkencor, qasja kërkimore sasiore, metodat e kërkimit sasior, karakteristikat dhe metodat e kërkimit cilësor, qasja cilësore mikse dhe metoda kërkimore multikategorike.
Inteligjencat e shumëfishta
Trajner: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: inteligjenca verbale/gjuhësore, logjike-matematikore, hapësinore, kinestetike, muzikore, ndërpersonale, intrapersonale, natyralistike dhe stilet e të nxënit.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të evidentojnë karakteristikat e zhvillimit të fëmijëve apo nxënësve si dhe të zotërojnë teknika për të menaxhuar të gjitha vështirësitë që ata hasin gjatë mësimnxënies duke iu përshtatur stilit të tyre të të nxënit.

Lidershipi efektiv
Trajner: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: lidershipi efektiv lidershipi, menaxhimi si dhe përgatitja dhe përzgjedhja e lidershipit.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të përkufizojnë lidershipin dhe menaxhimin, të zhvillojnë veprimtari praktike, nxiten të vlerësojnë rëndësinë e zbatimit në praktikë të lidershipit efektiv dhe menaxhimit si dhe shqyrtojnë në mënyrë kritike lidhjen ndërmjet lidershipit efektiv dhe produktivitetit të organizatës, përfshirë lidershipin dhe menaxhimin shkollor.

Demonstrim dhe zhvillim praktik i një qasjeje kërkimore
Trajner: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me: formulimin e qëllimit dhe qasjes kërkimore, zgjedhjen e metodës kërkimore, identifikimin e popullatës dhe kampionit, përcaktimin e metodës së kampionimit, përzgjedhjen e metodave të mbledhjes së të dhënave dhe analizën e të dhënave.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të formulojnë qëllimin dhe qasjen kërkimore, të përzgjedhin metodën kërkimore, të identifikojnë popullatën dhe kampionin, të përcaktojnë metodën e kampionimit, të përzgjedhin metodat e mbledhjes së të dhënave dhe të analizojnë të dhënat.

Vlerësim terapeutik – Proces diagnostikimi bashkëpunues
Trajnere: PsyD. Irena Hysenaj
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit njihen me termat e vlerësimit terapeutik dhe me hapat e procesit të vlerësimit.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit, të përvetësojnë teknika të një procesi diagnostikues human, terapeutik, të përvetësojnë një formë komunikimi bashkëpunues me klientin, të ndihmojnë personin me shqetësimin që ka, të njihen me teknikat e vlerësimit, testimit të çrregullimeve të caktuara, t’i përcjellin personit rezultatet e vlerësimit, të shkruajnë një raport vlerësues profesionalisht korrekt si dhe të ndjekin ecurinë e pacientit në fazat e tjera.

Transferenca erotike
Trajnere: PsyD. Irena Hysenaj
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: transferencë erotike: analizë e marrëdhënies pacient-terapist, analizë e kundërtransferencës, raporti terapist – supervizues, kufiri i hollë mes marrëdhënies terapeutike dhe ndjenjës së dashurisë: menaxhimi i transferencës erotike, përmes një rasti klinik.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të njohin dinamikat që mbart raporti terapist –pacient; si dhe të njohin kompleksitetin e kësaj dinamike ndërpersonale. Pjesëmarrësit nxiten të interpretojnë transferencën erotike duke e shkëputur nga vetja e duke i dhënë kuptimin sipas rastit.

Formulimi i rastit klinik
Trajnere: PsyD. Irena Hysenaj
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me koncepte si: diagnostikimi, kushtet paraprake; formulari i diagnozës psikiatrike si dhe formulimi i rastit për psikoterapi.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të njohin, përvetësojnë teknika të vlerësimit, diagnostikimit dhe hartimit të një plani terapeutik, të njihen me teknika që ndihmojnë aleancën terapeutike si hapin e parë të çdo marrëdhënie terapeutike, të jenë të aftë të kalojnë nga analiza e aspekteve diagnostikuese në ndërtimin e një plani terapeutik me ndjeshmërinë e duhur të çdo aspekti.

Trajtimi i zisë së komplikuar
Trajnere: Gracela Mana
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit njihen me koncepte si: marrëdhënia me të ndjerin; mbështetja e fëmijës nga prindi që jeton, niveli i funksionimit, përballimit të fëmijës; besimet për veten dhe botën, prania ose jo e mjedisit mbështetës.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të zotërojnë teknika për ta menaxhuar këtë fenomen dhe për të bërë të mundur pranimin e realitetit të humbjes, përjetimin e dhimbjes, përshtatjen me një mjedis pa të ndjerin dhe gjetjen e mënyrave për ta kujtuar personin.

Psikologjia e bindjes dhe manipulimit etik; Teknika të Hipnozës dhe NLP
Trajnere: Dr. Fleura Shkëmbi
Këtu, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: psikologjia e bindjes dhe manipulimi etik, njohja dhe mbrojtja nga manipuluesi, hipnoza nën hijen e psikologjisë së bindjes, teknikat e Hipnozës dhe NLP-së në Psikologjinë e bindjes.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të njohin bazat e hipnozës dhe NLP-së, të njohin konceptet e manipulimit, të dinë të mbrohen nga manipulimi, të kuptojnë teknika të hipnozës dhe NLP-së dhe të mbrojnë të tjerët nga forma të fshehura të abuzimit.

Aplikimi praktik i teknikave formale dhe joformale të Mindfulness
Trajnere: Dr. Fleura Shkëmbi
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: baza e praktikave Mindfulness, mënyrat e praktikimit të Mindfulness, teknikat mindfulness për praktikat informale & formale në terapi.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të formojnë një kuptim të origjinës dhe qasjeve të praktikave mindfulness, të fitojnë njohuri të koncepteve në teori dhe metodologji të mindfulness, të kenë vetëbesim në rekomandimin e teknikave “mindfulness” në punën me klientët dhe kompetencë për të implementuar cilësitë e mindfulness në ndërveprimet e tyre profesionale.

Aplikimi i teknikave të komunikimit të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm
Trajnere: Dr. Fleura Shkëmbi
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me koncepte si: aplikimi i teknikave të komunikimit të vetëdijshëm dhe të pavetëdijshëm, NLP-ja dhe komunikimi joverbal.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të formojnë një kuptim të origjinës dhe qasjeve të komunikimit të vetëdijshëm/të pavetëdijshëm, të përfitojnë njohuri të koncepteve në teori dhe metodologji, të përfitojnë teknika të komunikimit të vetëdijshëm & pavetëdijshëm, të kenë vetëbesim në rekomandimin dhe përdorimin e këtyre teknikave me klientët, të kenë kompetencë për të implementuar cilësitë e komunikimit të vetëdijshëm/të pavetëdijshëm në ndërveprimet e tyre.

Inteligjenca Emocionale
Trajnere: Dr. Fleura Shkëmbi
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit mësojnë si ta përdorim inteligjencën emocionale për të krijuar ndryshim dhe eksplorojnë dimensionet e inteligjencës emocionale në detaje.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të përkufizojnë Inteligjencën Emocionale dhe aftësitë kryesore të saj, të njohin emocionet dhe fuqinë e tyre në jetën e përditshme, të jenë më efektivë, të motivohen dhe të monitorojnë progresin ndaj qëllimeve që kanë, të shqyrtojnë lidhjen ndërmjet aftësive të inteligjencës emocionale dhe përdorimin e duhur të tyre gjatë situatave të ndryshme.

Struktura, standardizimi dhe zbatimi i testit të Inteligjencës Emocionale
Trajnerë: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara & Dr. Fleura Shkëmbi
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: struktura e testit të Inteligjencës Emocionale, validimi dhe standardizimi i testit të Inteligjencës Emocionale, administrimi i testit, analizimi i pikëve të përftuara nga testi, demonstrimi praktik i testit, analizimi i përgjigjeve dhe diskutimi i testit.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të kuptojnë strukturën dhe komponentët përbërës të testit të Inteligjencës Emocionale, të validojnë dhe të standardizojnë praktikisht strukturën dhe komponentët përbërës të testit të Inteligjencës Emocionale.

Struktura, standardizimi dhe zbatimi i testit të personalitetit big 5
Trajnerë: Prof. Assoc. Dr. Nazmi Xhomara & Dr. Fleura Shkëmbi
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit njihen me koncepte të tilla si: struktura e testit të Big 5, validimi dhe standardizimi i testit të Big 5, administrimi i testit, analizimi i pikëve të përftuara nga testi, demonstrimi praktik i testit, analizimi i përgjigjeve dhe diskutimi i testit.
Ky trajnim ka si qëllim që pjesëmarrësit të kuptojnë strukturën dhe komponentët përbërës të testit të personalitetit Big 5, të validojnë dhe të standardizojnë praktikisht strukturën dhe komponentët përbërës të testit të personalitetit Big 5.