Unë jam Fleura
Një mikja jote e re, por e përhershme. Do të jem në çdo hap me ty për të të ndihmuar të qartësohesh dhe të veprosh drejt qëllimeve të tua personale dhe profesionale. Së bashku ne do të zbulojmë mënyrat më të mira për të vënë në zbatim çdo mësim që ke marrë nga përvojat e tua të derimëtanishme, të kombinuar me mësime të reja bazuar në kërkimet më të fundit, për të krijuar një realitet të ri, më të plotësuar, më të lehtë e më të lumtur. Realitetin tënd. Mbase atë që ke synuar të arrish prej kohësh. Ti do të jesh i aftë të analizosh, të kuptosh më shumë, të marrësh vendimet e duhura në përputhje me veten tënde, si dhe do t’i japësh një frymë të re marrëdhënieve të tua.
Dëshiron ta jetësosh potencialin tënd? Momenti më i mirë është gjithmonë tani!
Fëmijëria
Kur kthehem në kujtimet e fëmijërisë, njeriu i parë që më vjen ndërmend është njeriu që më mësoi çdo do të thotë të duash pa kushte; gjyshja ime Eleni. Gjyshja që më rriti me përkujdesje dhe më bekoi me dijen se nga njeriu mund të burojë pafund paqe e dashuri.
Përgjithësisisht kam patur një fëmijëri të qetë, por me shumë mësime. Prindërit e mi ishin dy intelektualë të thjeshtë në Kuçovë, dy njerëz të urtë e të mençur. Kur ata buzëqeshnin ndaj gabimeve të mia dhe të vëllait tim, ndjeja një siguri që në jetë do kisha plot shanse të dyta. Guximin për të mos u ndalur përballë asnjë pengese dhe për t’u ngritur pas çdo dështimi, e kam dhuratë nga ata.
Thonë që fëmijëria është themeli mbi të cilin ndërtohet e gjithë struktura e jetës sonë. Mendoj që duhet të jem mirënjohëse.
Rrugëtimi profesional
Karriera ime fillon me dy diploma të njëpasnjëshme në edukim dhe në psikologji klinike. Pasioni im për njohjen e mendjes njerëzore, në pjesët e saj jo vetëm të vetëdijshme, por edhe të pavetëdijshme, ishte shtysa që unë të studioja hipnoterapi në një nga universitetet më të mira në Londër. Më vonë, u trajnova si Life Coach në Amsterdam dhe trajnere e meditimit Mindfulness në Tajlandë. Karriera ime vazhdon si lektore në disa universitete. Ndërkohë mbrojta doktoraturën me një studim të thelluar të teknikave të hipnozës për menaxhimin e ankthit.
Dhe çdo ditë që kalon, është një frymëzim i ri në rrugëtimin tim, me qëllimin e vetëm për të qenë në shërbim të qenies njerëzore.
inner life
Të drejtosh qendrën Inner Life nënkupton kënaqësi, por edhe sfidë njëkohësisht. Qendra Inner Life tashmë përbëhet nga një staf i gjerë me përgatitje në një sërë fushash, duke mundësuar përkushtim dhe shërbim cilësor ndaj klientëve tanë.
Unë dhe stafi im bashkohemi nga një parim: Puna duhet të udhëhiqet nga virtyti; profesionalizmi, përkushtimi dhe serioziteti.
Ndër vite, si psikoterapiste kam mirëpritur mbi 5000 individë të cilët në një moment të jetës kanë patur nevojë për shërbim profesional psikologjik. Nga ana tjetër, së bashku me ekipin e ekspertëve më të mirë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, arsimit etj, falë një strukture të fortë organizative, sot ne trajnojmë psikologë profesionistë, mësues, kompani dhe organizata vendase dhe të huaja.
Një nga arritjet më të mëdha të qendrës sonë, është ofrimi i trajnimeve profesionale për disa nga fushat më inovative të zhvillimit personal në botë, si Life Coach, Trajner Meditimi, Trajner i Soft Skills dhe Trajner i Menaxhimit të Stresit dhe Burnout-it.