TRAJNIME ONLINE

PSIKOLOGJIA E MANIPULIMIT

Triada e errët

Psikologjia e manipulimit; Triada e errët

title brush green

Ky trajnim do të të mësojë gjithçka të duhet të dish rreth anës së errët të psikologjisë njerëzore. Do fillosh të kuptosh me detaje se çfarë ndodh në familjen tënde, në shoqëri, në shitje, në politikë e kudo. Do fillosh të vësh re gjëra që nuk i ke vënë më parë në ndërveprimet e tua të përditshme me të tjerët.

Nëse të intrigon se çfarë qëndron pas manipulimit, nëse e ke gjetur veten të rraskapitur pas ndërveprimit me një/disa persona të caktuar apo nëse dyshon që dikush në jetën tënde mund t’i përkasë Triadës së Errët, ky trajnim është dizajnuar posaçërisht për ty!

Çfarë do të mësosh?

  • Do njohësh Triadën e Errët; Psikopat-Narcizist-Makiavelian.
  • Do mësosh të identifikosh sjelljet manipuluese.
  • Do kuptosh mekanizmat pas sjelljeve manipuluese.
  • Do njohësh teknikat më të përdorura të bindjes dhe manipulimit.
  • Dhe mbi të gjitha do përvetësosh teknika dhe strategji që të mbrosh veten tënde.
Psikologjia e manipulimit

Ky trajnim është për të të fuqizuar përmes dijes dhe teknikës, në mënyrë që kontrollin e jetës tënde ta kesh vetëm ti!

  • Trajnimi zhvillohet plotësisht Online.
  • Datat: 3-4 Prill
  • Ora: 18:30 – 20:00
  • Platforma: Zoom
  • Çmimi: 50 €

Për mënyrat e pagesës:

* Për pagesa nëpërmjet Paypal ose Derdhje në Llogarinë tonë Bankare ju lutem proçedoni duke shtypur butonin “Registrohu Tani“.

** Për pagesa Cash pranë zyrës tonë ju lutem na kontaktoni në një nga kanalet tona të komunikimit që mund ti gjeni dhe në fund të faqes.
Adresa: Rruga Sulejman Delvina, Pallati Melrose, Nr 2, Kati 4, Ap. 10, Tiranë.

Përshëndetje,
unë jam Fleura Shkëmbi

text decoration brown
Karriera ime fillon me dy diploma të njëpasnjëshme në edukim dhe në psikologji klinike. Pasioni im për njohjen e mendjes njerëzore, në pjesët e saj jo vetëm të vetëdijshme, por edhe të pavetëdijshme, ishte shtysa që unë të studioja hipnoterapi në një nga universitetet më të mira në Londër.

Më vonë, u trajnova si Life Coach në Amsterdam dhe trajnere e meditimit Mindfulness në Tajlandë. Ndërkohë mbrojta doktoraturën me një studim të thelluar të teknikave të hipnozës për menaxhimin e ankthit.

Dhe çdo ditë që kalon, është një frymëzim i ri në rrugëtimin tim, me qëllimin e vetëm për të qenë në shërbim të qenies njerëzore.

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0