Gjurmët E Padukshme Të Frikës – Rruga Për Të Fituar Mbi Ankthin

1500,00 L

“Gjurmët e padukshme të frikës – rruga për të fituar mbi ankthin” është një manual që do të të udhëzojë hap pas hapi, me një ton miqësor dhe të kujdesshëm, se si të rifitosh kontrollin e jetës tënde dhe të menaxhosh ankthin, stresin dhe panikun.
Duke kombinuar të dhëna të dhëna nga studimet e fundit në psikologji, me teknika praktike, me elementë të hipnozës, mindfulness dhe programimit neuro-gjuhësor (NLP), ky libër shërben si një dritare e hapur për këdo që kërkon të çlirohet nga ankthi.

Çfarë e bën të veçantë këtë libër?

  • Teknikat, ushtrimet dhe strategjitë praktike përmes të cilave, ti ndërton pakon e mjeteve që mund t’i përdorësh në çdo kohë.
  • Skripte e mindfulness dhe të hipnozës. Çdo skript i vendosur në këtë libër është shkruar për të adresuar dhe lehtësuar përvojën tënde të stresit, ankthit dhe panikut. Skriptet ofrojnë një përvojë ndryshe dhe shërbejnë si formë komunikimi e drejtëpërdrejtë me të gjitha nivelet e vetëdijes tënde.
  • Informacioni teorik i përmbledhur. Libri synon të të pajisë me informacionin e nevojshëm për ta kuptuar përvojën tënde të ankthit për atë që është, pa degëzime.
  • Historitë dhe rrëfimet reale, nga terapia dhe jo vetëm, ofrojnë emocione të veçanta dhe e bëjnë përvojën e këtij libri akoma edhe më autentike. Ndonjëherë na ndihmon të gjejmë të ngjashmit tonë ndërsa shfletojmë dhe reflektojmë!
  • Audiot e hipnozës dhe të mindfulness në shqip, që ti mund t’i skanosh dhe t’i dëgjosh në telefonin apo I-padin tënd, për një përvojë tërësisht unike.

Ky libër nga Prof. Asoc. Dr. Fleura Shkëmbi siguron një tjetërsim të këndvështrimit mbi ankthin.

Viti i publikimit

2024

Gjatësia

226 faqe

Gjuha

Shqip

Materiali

Letër

Nga

Fleura Shkëmbi

Reviews

    Bëhuni i pari që shqyrton “Gjurmët E Padukshme Të Frikës – Rruga Për Të Fituar Mbi Ankthin”

    Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

    Shporta0
    Nuk ka produkte në shportë
    Mbyll Shportën
    0