IE Test

1000 L

ÇFARË PËRFSHIHET?

Në këtë kuti do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të krijuar momente të thella dhe kuptimplota në çift:

  • 150 karta me pyetje
  • 3 kategori pyetjesh:
    • Sy më sy – mendime dhe ndjenja që rrallë thuhen me zë të lartë
    • Ne të dy – historia juaj, lidhja dhe rritja së bashku
    • Zona e nxehtë – dëshirat, intimiteti dhe shkëndija
  • Udhëzime të thjeshta për lojë në çift
  • Kuti cilësore, elegante dhe perfekte për dhuratë
DETAJE & SPECIFIKA

Edicioni: VEÇ FOL – Për Çifte
Numri i kartave: 150
Kategoritë: 3
Gjuha: Shqip
Autore: Fleura Shkëmbi, psikologe klinike
Materiali: karta cilësore, rezistente

PSE FUNKSIONON?
  • Pyetjet janë ndërtuar mbi përvojë klinike reale
  • Loja kombinon argëtimin me reflektimin emocional
  • Kategoritë ju çojnë gradualisht në disa zona dhe intensitete të ndryshme të marrëdhënies
  • Nuk ka përgjigje të sakta. Vetëm bisedë të sinqertë.
SI PËRDOREN?

Është e thjeshtë, por e fuqishme:

  1. Zgjidhni një vend të qetë dhe komod
    2. Përzieni kartat dhe vendosini në mesin tuaj të përmbysura
    3. Tërhiq një kartë dhe lexoje me zë të lartë
     4. Pyetja është për partnerin – dëgjo me vëmendje dhe pa ndërprerë
     5. Nuk je gati? Mund të thuash “pass” deri në 3 herë gjatë gjithë lojës
     6. Sa herë që thua “pass”, partneri fiton të drejtën të kërkojë diçka nga ty
     7. Loja mbaron kur mbarohen kartat

Një kuti. 150 pyetje. Për një dashuri që zgjedh vazhdimisht të rritet.

Perfekte për takime romantike, përvjetore, udhëtime në çift apo çdo moment tjetër që ju ja dedikoni marrëdhënies suaj.

Ose shndërroni edhe ditët e zakonshme në momente speciale. Një kartë në mëngjes për ta nisur ditën me dashuri, disa të tjera në mbrëmje për biseda të thella dhe intimitet të vërtetë.

Po aq ideale edhe si dhuratë për çdo çift, nga të saponjohurit te ata që festojnë vite së bashku. Një mënyrë e bukur për të treguar kujdes dhe për të dhuruar diçka që ka vërtet vlerë.

VEC FOL

Dashuria rritet kur flasim hapur!

Përmes kartave “Veç Fol” ju do të:

  • Rizbuloni partnerin tuaj
  • Ndërtoni intimitet të thellë emocional
  • Zgjidhni tensionet, pa u kthyer në probleme
  • Krijoni momente vetëm për ju
  • Forconi lidhjen tuaj të dashurisë

Porosit tani! Bëj hapin e parë drejt një lidhjeje më të fortë!

VEC FOL

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0