Inteligjenca Emocionale në Biznes

Kush gënjen më shumë?
Kush gënjen më shumë?
14 Nëntor, 2022
Fuqizimi i Liderit
8 Dhjetor, 2022

Inteligjenca Emocionale në Biznes

Workshop “Inteligjenca Emocionale në Biznes” -2

Profesionistët me inteligjencë të lartë emocionale kanë nivel më të lartë kontrolli mbi aftësitë e tyre, e menaxhojnë më mirë stresin, krijojnë marrëdhënie pune më të shëndetshme e produktive si dhe kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në punë dhe në jetë. Nëpërmjet njohjes së konceptit të Inteligjencës Emocionale, fushave të saj dhe mënyrave se si ta rrisim atë, çdo biznes përfton një zhvillim dhe rritje të pakrahasueshme.

Ky workshop u zhvillua me studentët e Institutit Profesionial ATC të degës së Menaxhimit të Biznesit. Informimi i të rinjve mbi rëndësinë e Inteligjencës Emocionale është element kyç, nga njëra anë për mirëqenien personale dhe zhvillimin individual, e nga ana tjetër për hapjen e rrugëve të reja dhe ngritjes në një nivel tjetër të lartësuar profesional.

Faleminderit të rinjve për vlerësimin dhe interesin!