VEÇ FOL

Karta që hapin biseda të vërteta.
Dy edicione. Dy mënyra për t’u lidhur më thellë.
Me partnerin. Me miqtë. Me njerëzit që kanë rëndësi.

Për kë është VEÇ FOL?

per ke eshte vec fol

Në një botë ku flasim shumë, por rrallë flasim thellë, VEÇ FOL të fton të ndalesh.
Të pyesësh.
Të dëgjosh.

Këto karta janë një kombinim i kujdesshëm mes lojës, argëtimit, ngacmimit dhe thellësisë emocionale.

Autorja

autorja
Krijuar nga Fleura Shkëmbi, terapiste klinike me mbi 20 vite përvojë, e cila ka studiuar sjelljen, emocionet dhe nevojat e qenies njerëzore. Kartat Veç Fol janë ndërtuar mbi përvojë reale terapeutike dhe mbi pyetje që lindin nga ajo që njerëzit vërtet ndiejnë, por shpesh nuk dinë si ta shprehin.
vec fol per cifte

Veç Fol për Çifte

 

A mendon se e njeh partneren/in tënd? Për çfarë ka nevojë? Ke ndjerë ndonjëherë që flisni, por jo gjithmonë thellë?
Këto karta e kthejnë komunikimin në lojë. Pyetje që surprizojnë, hapin biseda dhe krijojnë momente që janë njëkohësisht argëtuese dhe kuptimplota. Një mënyrë e thjeshtë për të qeshur, për t’u afruar dhe për ta parë njëri-tjetrin në sy.

Ideale për: Çifte në çdo fazë të marrëdhënies që duan më shumë kuptim dhe intimitet.

vec fol per shoqerine

Veç Fol për Shoqëri

 

Miq, të qeshura, sekrete dhe të papritura. Nga çastet më të vogla të jetës deri te reflektimet më të thella, çdo kartë është një mundësi për të zbuluar dhe për të krijuar kujtime që mbeten.

Ideale për: Miq, grupe shoqërore, takime dhe momente ndarjeje.

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0