trajnime
programet e trajnimeve
Trajnim Online
Mindfulness
Ke dëgjuar për benefitet e Mindfulness dhe do t’i shpërndash ato tek të tjerët profesionalisht?
Programi “Trajner i Mindfulness” bashkon bazën më të mirë teorike, një numër të gjerë skriptesh që ju i merrni me vete si dhe trajneren Fleura Shkëmbi, me të gjithë ekspertizën e saj.

TRAJNIM PROFESIONAL ME PREZENCË FIZIKE
Life Coach
Nëpërmjet kursit tonë të Life Coach, ti përfiton aftësi trajnuese, mjete dhe perspektiva që të garantojnë punë të suksesshme me klientët e tu, ndërkohë që rritesh dhe lartësohesh ti vetë.

Unë jam FLEURA SHKËMBI
Formimi im akademik fillon me një diplomë në Psikologji Klinike dhe Edukim. Më vonë ndoqa studimet për Hipnozën Klinike në London College of Clinical Hypnosis. Si Life Coach jam certifikuar në Hollandë, ku ndoqa një program të thelluar me në fokus NLP.
Gjatë gjithë karrierës sime, jam përkushtuar për të ndihmuar një numër të madh individësh të shpalosin potencialin e tyre të plotë, duke i udhëhequr drejt rritjes personale dhe profesionale.
Trajnimet profesionale dhe joprofesionale zënë një vend të rëndësishëm në praktikën time profesionale, si një mundësi për të dhënë nga vetja dije të përmbledhura e të vlefshme, në pak kohë. Në një botë që ecën kaq shpejt, koha e të gjithëve është e çmuar, po aq sa edhe pasurimi me aftësi e njohuri të reja.
Rruga nga frika te siguria fillon me një hap të vogël, por të ndërgjegjshëm.








