retreat
TEAM BUILDING
MIRËSEVJEN!
Ne jemi këtu me Retreat-et tona për të mundësuar përmbushjen e nevojave tuaja.
Team building Retreat është retreat-i perfekt për grupin tuaj të punës. Ky retreat është konceptualizuar specifikisht për grupe që punojnë së bashku, kompani apo organizata. Së bashku, nëpërmjet aktiviteteve dhe kohës që shpenzojmë me njëri-tjetrin ne zhvillojmë disa nga cilësitë thelbësore që i nevojiten një skuadre të mirëfilltë.
Bashkohu me ne në Retreat-in e radhës, nëse:
- Dëshiron të rrisësh bashkëpunimin dhe koordinimin në grupin tënd të punës.
- Ke nevojë për një pushim të shkurtër për të rimarrë të gjitha energjitë e humbura.
- Kërkon një përvojë unike në një mjedis natyror për të forcuar marrëdhëniet dhe ekuilibrin në ekipin tënd të punës.
Suksesi vjen më lehtë me një skuadër të bashkuar!
çfarë ofrojmë?
- Aktivitete të projektuara për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin në grup.
- Akomodimin për një Retreat të paqtë dhe energjik në të njëjtën kohë.
- Trajnim për forcimin e skuadrës.
- Lojëra argëtuese
- Teste psikometrike që masin nivelin e asertivitetit, stilin e komunikimit, personalitetin, motivuesit, etj.
Stafi i qendrës sonë, tashmë prej vitesh është i specializuar në organizimin e retreat-eve dhe aktiviteteve të tjera me fokus mirëqenien psikologjike e shpirtërore.
Ne mundësojmë akomodimin, ushqimin, trajnerët dhe organizimin e aktiviteteve, ndërsa juve u mbetet transporti dhe të merrni me vete energjinë tuaj të mirë.
çfarë përfiton ti?
NË PËRFUNDIMIN E KËTIJ RETREAT-I, TI:
- Do të kesh rikuperuar energjitë e tua për t’u rikthyer në punë dhe në jetë me fuqi të reja.
- Do të njohësh ekipin tënd në detaje që mund të të surprizojnë.
- Do të bashkëpunosh më lehtë me ekipin.
- Do jesh më produktiv/e.
- Do njohësh pikat e tua të forta dhe çfarë veçorish të bëjnë ty të domosdoshme për skuadrën.
- Do jesh më asertiv/e në mënyrën se si komunikon nevojat e tua.
- Do jesh më në kontakt me veten.
- Do të jesh më e motivuar të rritesh personalisht/profesionalisht.
- Do largohesh me ndjesinë e mirë të një pushimi të shkurtër, që jo vetëm ishte relaksues por edhe shumë i dobishëm për vijimësinë.