VEÇ FOL – PËR GRUPE SHOQËRORE
2500 L

ÇFARË PËRFSHIHET?
Në këtë kuti do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për të krijuar momente të sinqerta dhe kuptimplota në grup:
- 150 karta me pyetje të menduara me kujdes
- 3 kategori pyetjesh:
- Unë, dje dhe sot – kujtime, reflektime dhe rrëfime personale
- Mbetet mes nesh – të vërteta të sikletshme dhe sekrete të pathëna
- Po sikur…? – skenarë të çmendur, sfida hipotetike dhe vendime të guximshme
- Udhëzime të thjeshta për lojë në grup
- Kuti cilësore, elegante dhe perfekte për dhuratë
DETAJE & SPECIFIKA
- Edicioni: VEÇ FOL – Për Grupe Shoqërore
- Numri i kartave: 150
- Kategoritë: 3
- Gjuha: Shqip
- Autore: Fleura Shkëmbi, psikologe klinike
- Materiali: karta cilësore, rezistente
- I përshtatshëm për: miq, evente, retreat-e dhe grupe pune
PSE FUNKSIONON?
- Pyetjet janë ndërtuar mbi përvojë reale me njerëz dhe marrëdhënie
- Loja balancon argëtimin me biseda që kanë kuptim
- Kategoritë ju udhëheqin natyrshëm nga të lehtat te më të thellat
- Nuk ka përgjigje të sakta. Vetëm momente të vërteta.
SI PËRDOREN?
- Zgjidhni një vend të qetë dhe komod.
- Përzieni kartat dhe vendosini në mesin tuaj të përmbysura.
- Me radhë, sipas akrepave të orës, secili tërheq një kartë dhe e lexon me zë të lartë. Pyetja është për ty.
- Nëse nuk dëshiron të përgjigjesh, ose dëshiron ta pasosh një pyetje, ke të drejtë të sfidosh dikë tjetër deri në 3 herë gjatë lojës.
- Loja mbaron kur mbarohen kartat.
Një kuti. 150 pyetje. Për miq që ndihen më afër se kurrë.
Tërhiq një kartë, dëgjo dhe përgatitu për një përvojë plotësisht unike!
Përmes kartave “Veç Fol ju do të:
- Krijoni biseda të vërteta dhe argëtuese
- Zbuloni anë të reja të njëri-tjetrit
- Forconi miqësinë
- Krijoni kujtime që mbeten
Porosit tani! Jepi jetë bisedave që sjellin miqtë më afër!
VEÇ FOL
Perfekte për mbrëmje mes miqsh, festa, udhëtime, darka apo çdo moment ku dëshironi më shumë lidhje dhe më pak formalitet.
Vetëm një kartë mjafton për ta kthyer çdo takim në një përvojë ndryshe, plot të qeshura dhe surpriza.
Ideale edhe si dhuratë për miq, të afërm apo kolegë. Sepse shpeshherë gjithçka që na duhet është një pyetje e mirë dhe njerëzit e duhur rreth tavolinës.
VEÇ FOL






