retreat
INNER LIFE RETREAT
MIRËSEVJEN!
Ne jemi këtu me Retreat-et tona për të mundësuar qetësi mendore dhe shpirtërore, ndërkohë që punojmë së bashku drejt të njëjtit qëllim.
Inner Life Retreat përfaqëson më së miri çfarë ne ofrojmë si qendër. Ky është një retreat ku ti, ose grupi yt, përfitoni nga një sërë shërbimesh në relaksin që ofron natyra dhe shkëputja nga përditshmëria.
Bashkohu me ne në Retreat-in e radhës, nëse:
- Po kërkon të shkëputesh nga zhurma e rutinës së përditshme.
- Dëshiron të rilidhesh me veten tënde, duke ripërtërirë mendjen, trupin dhe shpirtin.
- Synon të mësosh më shumë rreth mënyrave që mund të përmirësohesh dhe rritesh personalisht.
- Shijon udhëtimet në natyrë nën një shoqëri të mirë.
çfarë ofrojmë?
- Akomodimin për një retreat të paqtë
- Trajnim fuqizues për njohjen e vetes dhe rritjen personale
- Ripërtëritje të energjive tuaja përmes sesioneve të meditimit
- Aktivitete në natyrë/ në grup
- Lojëra argëtuese
- Teste psikologjike për argëtim
Stafi i qendrës sonë, tashmë prej vitesh është i specializuar në organizimin e retreat-eve dhe aktiviteteve të tjera me fokus mirëqenien psikologjike e shpirtërore.
Ne mundësojmë akomodimin, ushqimin, trajnerët dhe organizimin e aktiviteteve, ndërsa juve u mbetet transporti dhe të merrni me vete energjinë tuaj të mirë.
çfarë përfiton ti?
NË PËRFUNDIMIN E KËTIJ RETREAT-I, TI:
- Do e njohësh veten në thellësi.
- Do të dish teknika të menaxhimit të stresit dhe ankthit për të menaxhuar më mirë gjendjen tënde emocionale.
- Do jesh e motivuar të hedhësh hapin drejt të ardhmes që synon.
- Do kesh sigurinë për të vepruar drejt suksesit në përputhje me vlerat dhe qëllimet e tua.
- Do përfitosh nga benefitet e panumërta të meditimit Mindfulness.
- Do jesh i/e çlodhur dhe plot me energji të reja.
- Do largohesh me ndjesinë e mirë të një pushimi të shkurtër, që jo vetëm ishte relaksues por edhe shumë i dobishëm për vijimësinë.