Kurs për rritjen dhe zhvillimin personal

A di fëmija juaj se cilat janë ndienjat e tij/saj të mëdha? Si i përjeton ato? Sa të rëndësishme janë për të? A mund ta përballojë ai/ajo stresin e përditshëm, apo po vëreni një rritje të ankthit, zhgënjimit, tërheqjes dhe mbingarkesës? Si do të dukej ndryshe dita e fëmijës tuaj, nëse, do të ndihej i sigurt për t'i menaxhuar ndjenjat e pakëndshme në mënyrë më efektive?

Të gjitha këto pyetje, si edhe shumë të tjera do të marrin përgjigje në kursin “Your best you” që do të zhvillojmë së bashku me fëmijët tuaj, për t’iu treguar drejtimin pozitiv të së ardhmes së tyre. Unë jam Msc. Drita Kolndreu, arsimtare prej 30 vjetësh, autore e teksteve shkollore. Trajnere në edukim në arsimin Parauniversitar dhe Life Coach & Mindfulness Meditation Trainer.

Së bashku me DR. Fleura Shkëmbi, Psikologe & Hipnoterapiste Klinike, Life Coach & Mindfulness Meditation Trainer, kemi themeluar programin e zhvillimit për fëmijë “Your Best YOU”.

E ardhmja jote fillon këtu

Ky program ka si qëllim të frymëzojë fëmijët që të kenë më shumë vetëbesim, të rrisin vetëvlerësimin dhe konfidencën, të jenë më efektiv në jetën e tyre personale dhe ndërpersonale, si dhe të orientohen për karrierën.

Çfarë e bën të veçantë këtë programin “Your best YOU?

  • Ky program është hartuar posaçërisht për të pajisur fëmijët me teknika të thjeshta efikase në përmirësimin e inteligjencës personale;
  • Do t’i ndihmojë ata të ruajnë ndjenjat e pastra dhe intuitën të mprehtë, që të mund të përshtaten me mendimet dhe emocionet e të tjerëve;
  • Do të fitojnë njohuri fillestare të meditimit për të relaksuar veten dhe për të rritur përqëndrimin;
  • Do të zhvillojnë teste për të identifikuar pikat e tyre të forta dhe të dobëta mbi të cilat do të zhvillojnë potencialin e tyre;
  • Do të pajisen më një çertifikatë sipas nivelit të programit;
  • Çdo fëmijë që do ndjekë këtë program, do të ndihet i sigurt, pa asnjë gjykim për kulturën, moshën, gjininë, aftësitë ose fenë.

KY KURS

  • Do të ndihmojë fëmijët tuaj që të përmirësojnë aftësitë e komunikimit, marrëdhëniet personale dhe ndërpersonale;
  • Do të ndihmojë për të identifikuar emocionet dhe për t’i menaxhuar ato, që të krijojnë qëndrime pozitive;
  • Do t’u mësojë fëmijëve të flasin pozitivisht për veten, të ulin negativitetin dhe stresin;
  • Do t’u mësojnë atyre se çfarë është empatia, duke “ecur me këpucët e tjetrit” dhe të shfaqin më shumë mirësi;
  • Do të aftësojë fëmjët të diskutojnë për konfliktet dhe do të mësojnë strategji e teknika që t’i zgjidhin ato me respekt dhe pa zemërim;
  • Do të pajisen me aftësi komunikimi që do të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme marrëdhëniet e tyre.
  • Në këtë kurs, fëmijët do të ndjehen të lirë të shprehin idetë dhe të ndajnë mendimet e tyre, të mësojnë diçka positive, që ata mund ta marrin me vete për t’i ndihmuar në rritjen e tyre emocionale
  • Ky kurs nuk ka nevojë për njohuri paraprake. Ai është interaktiv dhe produktivisht argëtues. ku do spikasë biseda, diskutimi, loja me role, fletë pune, foto dhe video.
  • Temat e parashikuara janë mësime kaq të mrekullueshme për të mësuar blloqet e ndërtimit të tipareve të mira të karakterit

Tematikat e programit

  • 1. Story telling.

  • 2. Kuptoj emocionet

  • 3.Vlerat e mia

  • 4. Komunikimi

  • 5. Vetëbesimi

  • 6. Qëndrimet pozitive

  • 7. Si të motivohemi

  • 8. Ndërtimi i vetëdisiplinimit.

  • 9. Si të menaxhojmë stresin. Teknika të thjeshta meditimi

  • 10. Unë kam qëllime

Etika e sjelljes së fëmijëve në kurs

Etika e sjelljes së prindërve

Respektoni orarin e caktuar për kursin.
Pyesni për çdo paqartësi.

Bëni komente konstruktive për të mirën e kursit.
Respektoni rregulloren dhe kontratën e qendrës.
 

Regjistrohu Tani