Mund të shkosh të konsultohesh me një psikolog ose me një psikoterapis! Mjafton t’i japësh dikujt një sygjerim të tillë dhe fillon mejëherë mbrojtja: nuk jam bërë akoma për të psikologu! Nuk jam i çmendur, te psikologu shkojnë ata që nuk i zgjidhin dot problemet e tyre….! Justifikimet mund të zgjaten pafund derisa individi ta pranojë të shkoj te një profesionist apo ta gjej numrin e kontaktit dhe ta lëri takimin “në fshehtësi totale”…

Egzistojnë mite dhe paragjykime të shumta për terapinë dhe njerëzit të cilët kanë nevojë të kontaktojnë një terapist.

 

  1. Terapisti është për njerëz më problem të mëdha

Studimet tregojnë se individët, por edhe ciftet shpenzojnë më shumë se gjashtë muaj për të marrë guximin që të shkojnë në terapi. Shumica gjen arsye nga më të çuditshmet dhe e justifikon veten pafund për të mos shkuar te një psikolog. Mirëpo, kohët e fundit po vihen re ndryshime për sa i përket çregullimeve të ankthit, duket qartë se njerëzit kanë filluar të flasin dhe të lexojnë rreth këtij çregullim që ka prekur njerëzimin në botën modern. Përjashtime të forta kanë rastet kur dikush vuan nga një çregullim psikotik dhe ka nevojë për një psikiatër dhe për trajtim medikamendos.  Njerëzit shkojnë te terapisti për t’u përballur me çregullime të ndryshme, për marrëdhëniet në çift apo edhe marrëdhëniet me veten.

 

  1. Terapistët si gjithë të tjerët duan lekët

Shumë e mendojnë këtë gjë, por nëse terapistët do të ishin të drejtuar vetëm nga lekët, sigurisht që do të kishin zgjedhur një profesion apo do të kishin bërë karierë në një fushë tjetër. Nëse ne i pyesim studentët e psikologjisë, kuptojmë se shumica prej tyre e kanë zgjedhur këtë profesion sepse duan të ndihmojnë njerëzit, pasi besojnë në një botë më të mirë.

 

  1. Terapia nuk ka kuptim

Dëgjojmë shpesh se terapia është e pavlefshme sepse askush nuk të tregon dot se cfarë është e mirë për ty. E vërteta është se psikologu apo terapisti nuk të mësojnë, por janë aty për të dëgjuar dhe  të ndihmuar që të shikosh dhe të thellohesh brenda vetes. Terapia të ndihmon të fokusohesh të vetja me ndihmën e një njeriu të specializuar, i cili punon për të kuptuar dhe drejtuar ty, që të arrish qëllimet e dëshiruara.

 

  1. Terapia është e njëjta gjë si të flas me një mik apo pjestar të familjes

Miqtë dhe familjarët mund të japin dashuri dhe support, por nuk mund të të ndihmojnë kur je jashtëzakonish i stresuar ose për më tepër kur ke nevojë të menjëherëshme për trajtim të specializuar. Kjo ndihmë keqkuptohet dhe shpesh vetëm sa e zvarrit gjendjen. Nuk mungojnë edhe raste kur takimin me terapistin e krahasojnë me rrëfimin te prifti apo te hoxha (nuk ka asgjë të keqe edhe rrëfimi edhe lutja sepse ndihmojnë vërtet pozitivisht te njerëzit). Rrëfimi të lehtëson por nuk mjafon me kaq. Të kujtojmë faktin se terapisti është konfidencial, të dëgjon pa të paragjukuar dhe nuk të njeh, në dallim nga shokët apo të afërmit, të cilëve nuk do e merrje guximin t’iu tregoje sekretet e shpirtit nga frika se dikush tjetër do t’i mësojë shumë shpejt.

 

  1. Terapia është shumë e shtrenjtë

Nuk ia vlen të shpenzosh kaq shumë lekë për një gjë që ti mundesh ta kalosh vet, nuk ia vlen të shpenzosh letëkt për të paguar dikë i cili rri ulur dhe bën sikur të dëgjon, ndërkohë që mendon për diçka tjetër! E megjithatë do sygjeroja që të shkoni te psikologu/terapisti/këshilluesi profesionist që në momentin kur e ndien se diçka nuk po shkon mirë apo ti vet e ndien se ke nevojë për të folur me dikë. Ky është momenti që e ndien dhe e përcakton ti vet.

A ja vlen të shpenzosh për ndjenjat, emocionet dhe mendimet tuaja në mënyrë që të jap ësh maksimumin t ënd në jetë? Këtë e përcakton vetëm ti?!

 

  1. Terapistët mund të ndihmojnë kur kanë kaluar të njëjtën gjendje

Ka një mendim se, nëse nuk ke kaluar nga e njëjta rrugë, nuk mund t’i drejtosh të tjerët sepse nuk e njeh. Kjo ka një të vërtetë brenda, por nuk është apriori. Shumica e terapistëve e kanë formimin e duhur për të kuptuar “dhimbjen” që po përjetojnë pacientët. Në raste të tilla do të theksoja rolin dhe modelin që mund të tregojë një njeri, i cili ka kaluar për një kohë të gjatë të njëjtin shteg, si psh: ata të cilët kanë ndaluar alkolin, marrjen e substancave apo e kanë sfiduar sëmundjen me forcën e tyre.

 

  1. Njerëzit që shkojnë në terapi janë të dobët

Nëse do t’i quajmë të dobët ata që shkojnë te doktori, atëherë do ta quajmë të tillë edhe atë që do të flasi për veten dhe për dhimbjen e shpirtit. Fatkeqësisht shqetësimet e mendjes apo edhe të ndjenjave, shpesh i kategorizojnë si të parëndësishme: ku mosmenaxhimi i vetes jo pak herë e cilësojmë si dobësi apo të qarit te një mashkull e bën atë të duket i dobët, ndërsa ankthi dhe ataku i panikut në të shumtat e rasteve shihet si përkëdheli… E kështu me rradhë derisa një ditë na vjen rradha edhe ne, dhe vetëm atëherë fillojmë t’i mirëkuptojmë ata të cilët më parë i kishim paragjykuar.

 

  1. Terapistët nuk janë të zotë për të zgjidhur roblemet e tyre

Kur je psikolog apo terapist, nuk e përjashton faktin se je njeri me ndienja, emocione, sfidat dhe sukseset e veta.

 

Shporta0
Nuk ka produkte në shportë
Mbyll Shportën
0