
A e dini se shumë njerëz marrin frymë, pa e prekur mrekullinë e të qenurit gjallë?!
E nëse nuk e dini, ju informojmë se jeni në kohën dhe vendin e duhur për ta mësuar dhe jo vetëm këtë, ju do të mësoni shumë më shumë se kaq.
Nëpërmjet këtij kursi, ne ju ofrojmë mundësinë që të trajnoni mendjen dhe trupin tuaj për të qenë mindful, për të jetuar momentin dhe për të përjetuar mrekullitë që veç meditimi Mindfulness t’i dhuron.
Le të mendojmë për pak çaste...
Sa prej nesh e jetojmë jetën në çdo moment të saj?
Sa jemi të vetëdijshëm për atë që mendojmë dhe bëjmë gjatë gjithë ditës ?
Po mendimet tona, a i kemi gjithmonë nën kontroll ?
A ju ka ndodhur kur keni qenë në një udhëtim që e keni pritur për muaj të tërë, por gjatë udhëtimit e keni gjetur veten duke menduar për të ardhmen ose për të shkuarën?!
Po e ndjen se ky moment po të ikën pa i kushtuar vëmendje?! Ndoshta pavëmendje na kanë kaluar edhe ngjarje të rëndësishme dhe më pas jemi penduar se si na ikën ato. Vitet ikin, bashkë me to edhe koha për t’i prekur, apo për t’i përjetuar më mirë ato çaste dhe mundësi.
E sikur të ulemi për një çast e të vëzhgojmë mendimet tona, ne do të shikojmë se ato janë duke menduar për nesër, ose ndoshta për ditët dhe vitet që do vijnë, apo duke menduar për dje, pardje, ndoshta për të gjitha vitet që shkuan dhe ne nuk arritëm t’i realizonim ato që donim.


Si mendoni, a është e mirë që gjatë gjithë kohës mendja jonë të flejë nën pendesën e së djeshmes, apo të rrijë nën ankthin e panjohur të së ardhmes?! Çfarë dobie do na sillte kjo?!
Sigurisht asgjë të vlefshme, përveçse do ta lodhnim dhe do ta stërmundonim veten edhe ca më shumë dhe bukuritë e së tashmes do të na ikin sërish. Pastaj kjo e tashme e bukur që na iku, do të kthehet në një të shkuar penduese që s’e shijuam dhe më pas do t’i hedhim sërish sytë drejt së ardhmes me shpresën që të na ofrojë mundësi të reja.
Por edhe kur kjo e ardhme e mrekullueshme vjen, tregohuni të sinqertë, a jeni ju plotësisht të pranishëm për të? E në fakt ju nuk jeni, sepse mendja juaj nuk është trajnuar për të qëndruar në momentin e së tashmes, dhe do bëjë atë që ka bërë gjithmonë, do të hidhet herë në të ardhmen dhe herë në të shkuarën.
Ndoshta duam të realizojmë diçka, por mendimet tona i kemi të paqarta, apo frikërat na i kufizojnë. Mbase do preferonim të planifikonim një të ardhme të mrekullueshme, të planifikojmë kohë të mëdha që na presin, ato kohë që është plotësisht e vlefshme t’i kushtosh vëmendje.
Mendja e trajnuar nëpërmjet Mindfulness, jo vetëm që do të jetë më e zhdërvjellët, por do jetë më lehtësisht me ju aty ku ju dëshironi të jetë, qofshin ato pushime, reflektim mbi një situatë të pakëndshme, apo vendime që ju duhet të merrni.
Duke vëzhguar mendimet, ne njohim më mirë veten dhe potencialet tona, sepse ne jemi shumë më shumë se ç’mendojmë për veten, por mendimet na kufizojnë..
Mbi të gjitha, një mendje e trajnuar do t’ju bëjë që t’i thyeni të gjitha barrierat dhe të zhvilloni të gjithë potencialin tuaj, sepse duke rritur përqëndrimin dhe duke patur në kontroll mendimet, ju do të keni më tepër produktivitet në punë dhe në jetën tuaj.

Po çfarë është Mindfulness?
Mindfulness është një formë meditimi, një praktikë e trajnimit të mendjes, që na mëson se si të ndalemi dhe të jemi të pranishëm në të tashmen. Mindfulness na mëson se si të jemi gjallë, si të jetojmë plotësisht çdo moment të jetës, si ta përjetojmë momentin pa dashur ta ndryshojmë atë. Efektet e shumta pozitive të këtij lloji meditimi, kanë bërë që Mindfulness të jetë ndër teknikat më të studiuara e më të përdorura. Ka gjasa që ju të keni dëgjuar shumë për të, por nuk i keni përjetuar, apo mbase nuk i keni praktikuar në mënyrën e duhur. Ne nëpërmjet këtij kursi ju ofrojmë mundësinë, jo vetëm ta përjetoni, por edhe ta përvetësoni atë, duke ju pajisur me një mjet të fuqishëm si personal ashtu edhe profesional. Më besoni, është një nga investimet më të mira që do të bëni për veten tuaj!
Pse ky kurs është pikërisht ai që ju nevojitet?
- Do të mësoni rreth karakteristikave të Mindfulness, si funksionon dhe si ta praktikoni.
- Do mësoni cilat janë benefitet e kësaj praktike dhe do mund t’i bëni ato tuajat.
- Do mësoni ta aplikoni Mindfulness në përditshmërinë tuaj duke përmirësuar cilësinë e jetës.
- Do pajiseni me një mjet që mund ta aplikoni në praktikën tuaj profesionale, e po ashtu mund edhe ta ktheni në profesion.
- Do pajiseni me një certifikatë të njohur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Cilat janë disa nga benefitet e praktikimit të Mindfulness?
- Ul nivelin e stresit dhe ankthit.
- Rrit aftësinë për të përballuar dhimbjen dhe sfidat e jetës së përditshme.
- Rrit përqëndrimin dhe produktivitetin.
- Rrit kënaqësinë në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.
- Ju mundëson të jetoni një jetë më të plotë e më të pasur.
- E shumë më shumë…
Për kë është ky trajnim?
Ky trajnim është për të gjithë ata që duan ta praktikojnë Mindfulness dhe për të gjithë ata që duan t’u mësojnë të tjerëve se si të praktikojnë Mindfulness.
*Për t’u regjistruar në këtë trajnim, nuk është e nevojshme të keni eksperienca të mëparshme. E megjithatë, për të gjithë ata që duan të thellojnë njohuritë e tyre, ky është programi i duhur.Trajner Meditimi
Trajneri i Meditimit, ushtron aktivitetin e tij profesional në shërbim të fëmijëve nga mosha 7 vjeç, të adoleshentëve, edhe deri te të moshuarit të cilët dëshirojnë të kenë një balancë të trupit, mendjes, shpirtit dhe emocioneve. Marrëdhënia që krijon Trajneri i Meditimit me këto target grupe mund të promovojë rrugë që finalizohen me zhvillimin e potencialeve, rritjen e besimit te vetja, inteligjencë emocionale në vendosjen e balancës mendje-trup-shpirt, forcimin e identitetit personal, si dhe pjesëmarrjen pozitive në shoqëri.

Kujt i shërben ky trajnim?
1
Ky trajnim i certifikimit si Trajner Meditimi është i hapur për të gjithë ata që duan të praktikojnë Mindfulness për të ndryshuar jetën e tyre, apo të të tjerëve.
2
U shërben të gjithë atyre që duan të punojnë si profesionistë të pavarur.
3
U shërben psikologëve, mësuesve, infermierëve, punonjësve socialë, etj që mund ta ushtrojnë këtë aftësi në profesionin e tyre.
4
Të gjithë atyre që punojnë me fëmijë mbi 7 vjeç, adoleshentë apo të moshuar të cilët kanë nevojë për mbështetje emocionale.
Përfitimet e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij kursi pjesëmarrësit do të kenë një kuptim të qartë të një konteksti më të gjerë të origjinës dhe qasjeve të praktikave Mindfulness. Do të kenë njohuri dhe një kuptim të fortë të koncepteve thelbësore në teori dhe metodologji të Mindfulness. Përjetim të një sërë teknikash Mindfulness me qëllim reduktimin e stresit dhe ankthit. Do të arrijnë të kenë vetëbesim në rekomandimin ose përdorimin e teknikave “mindfulness” në punën me klientë si dhe aftësi për të përfshirë të gjitha cilësitë e mindfulness në jetën personale e profesionale.
Do mësoni elementët kryesorë të Meditimit Mindfulness.
Do njiheni me pengesat dhe rezistencat e zakonshme që hasen në praktikën e meditimit.
Do mësoni se si ta përdorni Meditimin Mindfulness në jetën e përditshme për të ulur nivelet e stresit.
Do kuptoni ndryshimin midis meditimit dhe të jetuarit mindful.
Do pajiseni me një sërë teknikash joformale që mund t’i përdorni në çdo moment të përditshmërisë suaj.
Do mësoni të tejkaloni pengesat e rezistencat e mundshme përgjatë meditimit.
Do rrisni kapacitetin për t’u relaksuar e përqendruar.
Do aftësoheni me teknika konkrete për menaxhimin e stresit dhe ankthit.
Do mësoni se si të jetoni në të tashmen, duke e përjetuar atë ashtu siç është, pa dëshirën për ta ndryshuar.
Do të mësoni se si të rritni fokusin në gjërat që doni.
Do mësoni se si kultivimi i mirësisë dhe dashamirësisë përmes Meditimit Mindfulness shërben si mjet i fuqishëm drejt shërimit dhe rritjes personale.
Do pajiseni me të gjitha njohuritë e mjetet që ju duhen për të filluar një karrierë si Trajner Meditimi.
*Ky nivel do bëjë të mundur që ju të pajiseni me bazat që ju nevojiten për ta ushtruar meditimin si trajner.
Regjistrohu tani, që mendja dhe shpirti të të falenderojnë më vonë!