AMOR SUI
Investo në bankën e pasurisë së vërtetë: emocionet e tua.
Po mendon të investosh, por je i pavendosur? Ke kuptuar rëndësinë e investimit tek vetja dhe po sheh për opsionin më të mirë? Kërkon t’i bësh vetes apo një njeriu të shtrenjtë për ty dhuratën më të vlefshme këtë fillim viti?
Qendra Inner Life ju ofron “Amor Sui”; setin me 6 trajnime për të arritur versionin më të mirë të vetes, pa ndryshuar asgjë tek ajo.
Çfarë është Amor Sui?
Nga latinishtja, amor sui përkthehet në dashuri për veten. Për dashurinë për veten është folur që në fillimin e mendimit filozofik me Aristotelin, e deri më sot ku rëndësia e saj nuk mund të mbitheksohet. Megjithatë, ndër mendimet më të vlefshme mbi këtë temë janë ato të Erich Fromm i cili thotë “Afirmimi i jetës, lumturisë, rritjes, lirisë së dikujt është i rrënjosur në aftësinë e dikujt për të dashur, d.m.th., në kujdes, respekt, përgjegjësi dhe njohuri. Nëse një individ është në gjendje të dashurojë produktivisht, ai e do edhe veten; nëse ai mund të dojë vetëm të tjerët, ai nuk mund të dojë fare”
Momenti për investimin tek vetja është gjithmonë tani. Kurrë nuk është herët dhe kurrsesi nuk mund të jetë vonë. Amor Sui është një set trajnimesh që jo vetëm e rekomandojmë, por duhet thënë që Amor Sui përmbush nevoja.
Trajnimet
Trajnimet përfitohen në ofertë nëse regjistrohesh përpara datës 13/02/2023
days
hours
minutes
seconds

49€ 69€
Si të bëhesh miku yt më i mirë.
E ke vënë re çfarë i thua vetes kur gabon apo kur nuk je në performancën tënde më të mirë? Ka më shumë gjasa të tregosh mirëkuptim e dashamirësi, apo ta etikosh veten si dështak e i paaftë?
Mënyra se si ti mendon, kontrollon veprimet, arritjet dhe ndjesitë e tua. Shndërrimi i bisedës së brendshme negative në një bisedë me ngjyra miqësie e mirëkuptimi, shpeshherë rezulton në efekt jetëndryshues.
Nëpërmjet këtij trajnimi ti përfton teknika praktike se si të transformosh bisedën tënde të brendshme për të qenë miku që ty më shumë të nevojitet.
Datë: 09/02/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM

49€ 69€
Zbulo fuqinë e personalitetit tënd.
Përqafo veçantinë e personalitetit tënd duke njohur skutat dhe pikat më të forta të tipit tënd të personalitetit. Ti do të mund të analizosh mënyrën se si e merr informacionin, si e proceson atë, nga e merr energjinë dhe se si zgjedh ta jetosh jetën tënde në bazë të tipit të personalitetit. Ti do të përftosh kuptime të thella mbi botën e njerëzve që do.
Nëpërmjet këtij trajnimi ti mëson mënyrat e komunikimit, pikat e dobëta e të forta, opsionet e karrierës, si të nxjerrësh më të mirën tënde në pah e shumë më shumë.
Datë: 16/02/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM

49€ 69€
Inteligjenca emocionale; Si të bëhesh prijës i emocioneve dhe jo rob i tyre.
Inteligjenca emocionale përbën një aftësi thelbësore për zhvillimin personal. A nuk është e mrekullueshme të njohësh reagimet e tua emocionale, të lexosh emocionet e të tjerëve duke kapur vetëm grimca të vogla shprehish në gjuhën e tyre trupore si dhe të kesh aftësinë të menaxhosh më së mirë emocionet e tua?
Mëso të jetosh duke përjetuar çdo emocion, pa ngecur tek asnjëri prej tyre duke ndjekur trajnimin tonë.
Deri në 80 % e suksesit të të rriturve vjen nga inteligjenca emocionale. – Daniel Goleman
Datë: 23/02/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM

49€ 69€
Inteligjenca sociale; Zbulo esencën e marrëdhënieve ndërpersonale.
Të ka ndodhur ndonjëherë të ndihesh si një peshk pa ujë në situata sociale? Je ndjerë ndonjëherë i cënuar dhe nuk ke ditur se si të reagosh?
Duke u trajnuar rreth inteligjencës sociale, ti pajisesh me një sërë njohurish e teknikash për të shkëlqyer në çdo situatë. Ti mëson si të krijosh marrëdhënie të shëndetshme dhe zhvillon vetëdijen tënde sociale.
Ndiq këtë trajnim që veten tënde më të mirë të mund ta shfaqësh kudo dhe kurdo.
Datë: 02/03/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM

49€ 69€
Teknika të menaxhimit të stresit dhe ankthit për qartësi mendore dhe qetësi shpirtërore.
Mëso të marrësh nën kontroll gjendjen tënde emocionale kurdoherë. Nëse ndjen që gjërat nuk po shkojnë siç ti do, nëse je i lodhur nga humbja e kohës pa asnjë arsye, nëse performanca jote pengohet nga mënyra se si ndihesh, ky trajnim është për ty.
Në këtë trajnim të fokusuar plotësisht në praktikë, ti do pajisesh me teknikat më të mira të provuara ndër vite si më efektivet ndaj ankthit dhe stresit.
Datë: 09/03/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM

49€ 69€
Si të krijojmë një regjim dashurie dhe pranimi për veten.
Dashuria për veten është kusht për një vete të shëndetshme, të suksesshme apo të fuqizuar. Vetja është gjëja më e çmuar që kemi e megjithatë hasim vështirësi ta pranojmë e ta duam atë. E ke vënë re sa shumë mundohesh për të tjerët e sa shpesh harron të mundohesh për veten? Ke vënë re që me veten je gjithmonë më i ashpër se me të tjerët? Akoma nuk ke gjetur paqen brenda teje?
Atëherë ky trajnim është për ty. Ndiq këtë trajnim për një pikëpamje të re. Dashuria nuk ka kushte paraprake. Mëso ta duash e ta pranosh veten për atë që je. Mëso se si vetë-kritika mund të jetë produktive dhe jo lënduese.
Datë: 16/03/2023Kohëzgjatje: 5:30 PM - 8:00 PM
* Trajnimet do të zhvillohen në qendrën "Inner Life", me trajnere Dr. Fleura Shkëmbi.
Për ty që dëshiron ta ndjekësh të gjithë setin, kemi një dhuratë të veçantë. Ti paguan vetëm 5 trajnime. Trajnimi i fundit Amor Sui është dhuratë për ty.
Në secilin prej trajnimeve ti përfton:
- Reflektime me karakter transformues.
- Aktivitete praktike për një përvojë që mbahet mend.
- Disa worksheets që mund t’i merrni me vete për të punuar dhe pas trajnimit.
- Teste apo pyetësorë vlerësues.
- Energjinë pozitive të një grupi me qëllimin e përbashkët: rritjen.

REGJISTROHU
Fito thesaret që fsheh vetvetja, hap rrugën drejt arritjes së qëllimeve dhe krijo marrëdhënie të shëndetshme nëpërmjet këtij seti të dizenjuar posaçërisht për njerëz që duan të rriten e fuqizohen.